Bota

Vrasja e Hassan Nasrallah e bën më të fortë apo më të dobët Hezbollahun?

Pyetja kryesore që ngrihet në këtëmoment është: A i shkatërrojnë goditjet e "kokave" të grupeve terroriste këto organizata? Jo gjithmonë!

M.M
Vrasja e Hassan Nasrallah e bën më të fortë apo më
Hassan Nasrallah

LIBAN- Të shtunën, Hezbollah konfirmoi vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pasi Izraeli njoftoi se ai ishte vrarë në një sulm ajror në Bejrut të premten. Kjo vdekje përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Lindjes së Mesme, por është e sigurt se pasojat do të jenë afatgjata. Pyetja kryesore që ngrihet në këtë moment është: A i shkatërrojnë goditjet e "kokave" të grupeve terroriste këto organizata?

Jo gjithmonë!

Izraeli ka mësuar nga përvoja e tij se vrasjet e udhëheqësve nuk i dobësojnë domosdoshmërisht grupet militante. Në vitin 2008, Izraeli vrau udhëheqësin ushtarak të Hezbollahut, Imad Mughniyeh, në Damask, Siri, por grupi vetëm se u forcua në vitet pasardhëse. Katër vjet më herët, Izraeli vrau themeluesin e Hamasit, Sheikh Ahmed Yassin, në një sulm ajror. Megjithatë, Hamasi vazhdoi aktivitetet e tij dhe pothuajse dy dekada më vonë, madje kreu sulme të rënda në Izrael më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 izraelitë në një ditë të vetme raportojnë mediat e huaja.

Së fundmi, në korrik, Izraeli tha se vrau një nga ideatorët e sulmeve të 7 tetorit, Mohammed Deif, një komandant ushtarak i rëndësishëm i Hamasit, por grupi vazhdon luftimet në Gaza. Shtetet e Bashkuara kanë përvojë të ngjashme në vrasjen e liderëve terroristë, me shpresën se kjo do të dobësojë armiqtë e tyre. Megjithatë, shumë herë këto vrasje nuk kanë rezultuar në shkatërrimin e grupeve terroriste.

Për shembull, në vitin 2006, lideri i al-Kaidës në Irak, Abu Musab al-Zarqawi, u vra nga një bombardim amerikan, por pas tetë vitesh, al-Kaida në Irak u shndërrua në ISIS, i cili kontrolloi territore të mëdha në Irak dhe Siri. Ajo që përfundimisht shkatërroi "kalifatin" e ISIS-it nuk ishte vrasja e udhëheqësve, por një fushatë tokësore nga ushtria irakiane dhe forcat kurde të mbështetura nga SHBA.

Vrasja e Nasrallah përfaqëson një goditje të rëndësishme për Izraelin, pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Hezbollahut, por historia tregon se me gjasë grupi do të riorganizohet dhe do të vazhdojë luftën e tij kundër Izraelit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB