
FRANCË- Hetimet për vdekjen misterioze të një 2-vjeçari në Francë kanë marrë kthesë tjetër! Autoritetet franceze arrestuan të martën dy gjyshërit e të miturit si të dyshuarit kryesor për vrasje. Émile Soleil, ishte dy vjeç e gjysmë kur në një fshat francez alpin në korrik 2023, por vdekja e tij ka mbetur e pashpjegueshme. Një kalimtar, 9 muaj pas zhdukjes së tij gjeti një pjesë të kafkës dhe dhëmbëve të tij pothuajse një kilometër larg nga fshati ku jetonin.
Prokurorët në atë kohë thanë se shkaku i vdekjes së tij, që tronditi vendin, mund të kishte qenë se “ka rënë në një gropë, por nuk u hoq mundësia e vrasjes". Policia më vonë gjeti eshtra dhe rrobet e djalit.
Émile ishte në shtëpinë verore të gjyshërve të tij në fshatin e vogël të Le Haut-Vernet kur u zhduk. Dy fqinjët e panë për herë të fundit duke ecur vetëm në një rrugë në Le Vernet, në Alpet Franceze. Nëna dhe babai i tij nuk ishin në fshat ditën kur ai u zhduk.
Disa media ishin fokusuar në rolin e gjyshit të djalit, i cili u mor në pyetje në vitet 1990 për dhunë dhe sulm seksual të dyshuar në një shkollë private, por policia e kishte konsideruar përfshirjen e tij si një hipotezë.
Por të martën në mëngjes, gjyshi i viktimës, Philippe Vedovini dhe gruaja e tij u arrestuan nën dyshimin për "vrasje", tha kryeprokurori i Aix-en-Provence, Jean-Luc Blachon, në një deklaratë për Agence France-Presse.
E kontaktuar nga AFP, avokatja e çiftit, Isabelle Colombani, tha se nuk kishte asnjë koment, pasi tani po informohej për zhvillimin. Dy anëtarë të tjerë të familjes u arrestuan gjithashtu, thanë prokurorët. Identiteti i tyre nuk u zbulua. Spekulimet për rolin e tyre në vrasje u rishfaqën në fillim trë këtij muaji, kur autoritetet franceze u rikthyen sërish në fshat për të rinisur hetimet. Arrestimet e së martës ishin rezultat i gjetjes së fakteve "gjatë muajve të fundit", u tha prokurori gazetarëve, duke shtuar se policia mjeko-ligjore po ekzaminonte "disa pika në zonë".
Një meshë mortore për vogëlushin u mbajt në shkurt të këtij viti në prani të disa qindra vajtuesve. Pak orë pas ceremonisë, gjyshërit publikuan një deklaratë duke thënë se “autoritetet nuk duhet të heshtin por të vazhdojnë të hetojnë. Duhet të dimë se çfarë ndodhi me të në të vërtetë”./ZËRI