
SHBA- Aktori i serialit "Euphoria", Angus Cloud vdiq nga mbidoza. Sipas BBC, një mjek ka konfirmuar se në trupin e 25-vjeçarit është gjetur mbidozë e fentanilit, kokainës, metamfetaminës dhe drogave të tjera. Ylli, i cili luajti Fez në serialin hit të HBO, vdiq në korrik në moshën 25-vjeçare. Por vetëm tani, zyra e mjekëve të qarkut Alameda konfirmoi shkakun e vdekjes së tij për mediat amerikane.
Babai i Cloud kishte vdekur së fundmi dhe familja e aktorit tha se ai e kishte përjetuar shumë keq humbjen dhe boshllëkun e të atit. Përveç karrierës së tij si aktor, Cloud u shfaq në video muzikore për artistë duke përfshirë Becky G, Karol G dhe Juice ëRLD, dhe luajti shpërndarësit të drogës Fezco "Fez" O'Neill, në serialin e kthyer në hit, Euphoria./Zëri.ai