
NEW YORK – Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka bojokotuar fjalimin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Zelensky tha se e di shumë mirë “se Lavrov thjesht do të përpiqet të arsyetojë pushtimin e Ukrainës”.
Zelenskyy deklaroi në fjalën e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Karta e OKB-së mund të ndihmohet, duke vendosur sanksione dhe duke ushtruar presion gjithëpërfshirës ndaj agresorit, si dhe duke votuar për rezolutat përkatëse.
Ai theksoi se “Ukraina po ushtron të drejtën e saj për vetëmbrojtje”. Zelensky bëri thirrje që Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së t'i jepet fuqia për të kapërcyer të drejtën e vetos së Rusisë, duke e quajtur atë një "hap të domosdoshëm".
Ai shtoi se është e pamundur të ndalet lufta sepse “agresori vë veton ndaj të gjitha përpjekjeve”.
“Ukraina e konsideron të padrejtë që miliarda njerëz nuk kanë një përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ndërsa Rusia ka”, tha Zelenskyy, raporton Guardian.
Duke folur për reformimin e Organizatës Botërore, veçanërisht për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit, ai tha se “nuk duhet të presim fundin e agresionit”. “Është e nevojshme të veprohet tani. Kërkimi ynë për paqe duhet të inicojë reformën (të organizatës botërore)”, tha Zelenskyy./Zëri.ai/