Bota

Zhduket gazetarja që i kushtoi postin ministrit të Jashtëm kinez

Pamje të intervistës që ajo i ka bërë ish-ministrit dhe mënyra sesi e shikon, është bërë virale në rrjet. 

k.m.
Zhduket gazetarja që i kushtoi postin ministrit të Jashtëm kinez
Qin Gang dhe Fu Xiaotian

KINË- E dashura e ish-ministrit të Jashtëm kinez, Qin Gang nuk është parë më që nga prilli. Burimet nga "The Post" bëjnë me dije se zyrtari i martuar Qin u largua nga posti i tij si kryediplomat i Pekinit, pas një hetimi nga Partia Komuniste Kineze (CCP) zbuloi se ai kishte krijuar një lidhje gjatë një periudhe 18-mujore si ambasador në Uashington. Ndërsa identiteti i zonjës nuk është zbuluar zyrtarisht, mendohet se bëhet fjalë për ish-prezantuesen e TV Phoenix, Fu Xiaotian.

Pamje të intervistës që ajo i ka bërë ish-ministrit dhe mënyra sesi e shikon, është bërë virale në rrjet. 

Zhduket gazetarja që i kushtoi postin ministrit të Jashtëm kinez

Fu u pa për herë të fundit publikisht më 10 prill të këtij viti, me një postim në rrjetet sociale duke thënë se ajo po kthehej në Pekin nga Los Angeles. Fu ka postuar edhe një foto të djalit të saj, Er-Kin, i cili përflitet se është djali i Qin Gang. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë të dhënë për vendndodhjen e saj apo edhe nëse ajo ka arritur të zbresë në Kinë. Para "zhdukjes" ajo postonte rregullisht në rrjetet sociale.

“Oh, dhe ta dini, babai i djalit tim nuk është amerikan. Ne po planifikojmë të kthehemi në shtëpi së shpejti dhe jemi shumë të lumtur,”- shkroi ajo krahas fotos.

Sipas ëall Street Journal, zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze u informuan mbi detajet e shkarkimit të ish-ministrit të jashtëm gushtin e kaluar, pas muajsh spekulimesh për arsyet e vendimit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB