Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Hedh votën Albin Kurti, fton qytetarët për të votuar

Kurti votoi rreth orës 9:00 në një qendër votimi në Prishtinë, ku menjëherë pas votimit u ndal për mediat dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.

zh.ll
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Hedh votën Albin Kurti, fton
albin kurti voton

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet vendore. Kurti votoi rreth orës 9:00 në një qendër votimi në Prishtinë, ku menjëherë pas votimit u ndal për mediat dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona, për çerdhen, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturat në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë. Përveç se qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë për të plotësuar nevojat e tyre”, u shpreh Albin Kurti.

Këtë mesazh ai e dha edhe në gjuhën serbe e angleze. 

Mbi 2 milionë votues u janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave. Këto janë zgjedhjet e dytë brenda një viti në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit. Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB