Video

Grabiti 60 mijë € për 3 minuta te 'Raiffeisen'! Autori nuk veproi i vetëm?

Grabitja zgjati vetëm rreth tre minuta, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autori nuk ka vepruar i vetëm.

F.I
Grabiti 60 mijë € për 3 minuta te 'Raiffeisen'! Autori
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një ditë nga grabitja me armë zjarri e filialit të 'Raiffeisen Bank' në zonën e Komunës së Parisit, është zbuluar shifra e lekëve të marra. Autori i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë rreth 60 mijë euro. Grabitja zgjati vetëm rreth tre minuta, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autori nuk ka vepruar i vetëm. Hetuesit kanë ngritur dyshime për përfshirjen e një personi tjetër, i cili mendohet se ka vëzhguar bankën përpara kryerjes së grabitjes. Sipas dyshimeve të hetuesve, autori kishte dijeni për vendndodhjen e saktë të parave. Ndërkohë, një tjetër pistë që po verifikohet është mundësia që i njëjti person të ketë kryer edhe grabitjen e një banke tjetër në muajin qershor.

/ZËRI

MOS HUMB