LIVE UPDATES

Bota pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! 2026-ta "trokiti" në Paqësor dhe Azi, SHBA pret e fundit! (VIDEO)

➤Anembanë globit po bëhen përgatitjet e fundit për festimet e Vitit të Ri, ndërsa viti 2026 ka mbërritur zyrtarisht në disa vende të largëta. ➤Shteti ishullor i Paqësorit, Kiribati është vendi i parë në botë që mirëpriti vitin 2026. ➤Zelanda e Re mirëpriti Vitin e Ri 2026 me spektakël dritash dhe fishekzjarrësh. ➤Vende të tjera do të presin vitin 2026 gjatë orëve në vijim, ndërsa SHBA-të janë nga vendet e fundit që festojë mbërritjen e Vitit të Ri.

5 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Mbërrin 2026 në Azi, festime në Japoni e në Korenë e Jugut

Bota pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! 2026-ta
azi

AZI- Viti i Ri 2026 ka trokitur në kontinentin e Azizë. Japonia, Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë hyrë zyrtarisht në vitin 2026. Në kryeqytetet e dy vendeve aziatike, përkatësisht, Tokio dhe Seul, ka ceremoni tradicionale, teksa kur ora ka shënuar 00:00, ka pasur tingujsh këmbanash, që simbolizojnë ardhjen e Vitit të Ri.

Më herët ishte Australia dhe Zelanda e Re, që mirëpritën vitin 2026-të, gjithashtu me spektakël fishekzjarresh. Ndërsa, ishulli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjes, së bashku me 10 ishuj të tjerë kryesisht të pabanuar në Paqësorin Qendror, ishin të parët që “përshëndetën” vitin 2026./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Viti i Ri mbërrin në Australi, spektakël i jashtëzakonshëm fishekzjarrësh në Sydney (VIDEO)

Bota pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! 2026-ta
sydney

AUSTRALI- Pas Zelandës së Re, edhe Australia ka hyrë zyrtarisht në vitin 2026. Qielli është ndriçuar nga një spektakël madhështor fishekzjarrësh, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në sheshe dhe zona publike për të festuar ndërrimin e viteve. Festa e Vitit të Ri është përcjellë nga miliona australianë, të cilët i kanë dhënë lamtumirën vitit 2025 nën një qiell të mbushur me ngjyra, duke shijuar një nga spektaklet më mbresëlënëse të fishekzjarrëve.

Më herët ishte Zelanda e Re, që mirëpriti vitin 2026-të, gjithashtu me spektakël fishekzjarresh. Ndërsa, ishulli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjes, së bashku me 10 ishuj të tjerë kryesisht të pabanuar në Paqësorin Qendror, ishin të parët që “përshëndetën” vitin 2026./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Mbërrin 2026-ta në Zelandën e Re, pritet me spektakël fishekzjarrësh (VIDEO)

Bota pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! 2026-ta
FOTO ILUSTRUESE

ZELANDË E RE- Në Zelandën e Re, qytetarët festuan ndërrimin e viteve 2026 mes një spektakli magjik fishekzjarrësh. Ky shtet është i dyti në botë që mirëpret Vitin e Ri, pas Atolit Kiritimati, i njohur si Ishulli i Krishtlindjeve. Për disa minuta, qielli u mbush me ngjyra dhe dritë, duke krijuar atmosferën karakteristike të festave të fundvitit. Tradita vazhdoi të respektohej me fishekzjarrët që ndriçuan natën, ndërsa urimet për një vit të ri të mbarë mbushën rrugët dhe zemrat e banorëve.

Ishulli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjes, së bashku me 10 ishuj të tjerë kryesisht të pabanuar në Paqësorin Qendror, ishin të parët që “përshëndetën” vitin 2026. Vende të tjera që presin të ndriçojnë qiellin me fishekzjarre në orët në vijim, ndërsa SHBA-të janë nga vendet e fundit që festojë mbërritjen e Vitit të Ri./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Fishekzjarre dhe spektakël! 2026 vjen zyrtarisht në “Ishullin e Krishtlindjeve” (VIDEO)

Bota pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! 2026-ta

KIRIBATI- Banorët e ishujve të Kiribatit festuan të parët hyrjen e Vitit të Ri 2026, duke ndezur fishekzjarrët dhe hapur shampanjën sapo ora shënoi mesnatën lokale.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

I njohur zyrtarisht si Kiritimati, Ishulli i Krishtlindjes ka më shumë se 7,000 banorë dhe dikur ishte një nga vendet e fundit në botë që shënonte Vitin e Ri.

Ndërsa Kiribati përshëndet vitin e ri, pjesa tjetër e botës nis rrugëtimin e saj drejt 2026-ës, me Samoan që do të jenë të fundit që do ta festojnë natën e ndërrimit të viteve, 26 orë më vonë./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Nata e ndërrimit të viteve! Cili vend e feston i pari Vitin e Ri dhe kush e pret i fundit (ORARET)

Bota pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! 2026-ta
Foto ilustruese

TIRANË- Pak orë në ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, ndërsa globi po bëhet anembanë globit po zhvillohen përgatitjet e fundit për festimet. Por, jo të gjitha vendet festojnë njëkohësisht, pasi disa vende në Paqësor do të jenë të parat që do ta përjetojnë momentin festiv të mesnatës.

Vendi ose vendet e para në botë që shënojnë Vitin e Ri do të jenë në fakt vendet e vogla ishullore të Paqësorit, Tonga, Samoa dhe Kiribati/Ishulli i Krishtlindjeve. Ata do të hyjnë në vitin e ri në orën 10:00 GMT (Koha Mesatare e Greenwich-it). Vendi tjetër në rend do të jetë Zelanda e Re, e cila do ta përshëndesë 2026-ën rreth orës 10:15 GMT.

Ja oraret e pritjes së Vitit të Ri sipas zonave kohore:

10:00 – Ishujt e Paqësorit, përfshirë Samoan dhe Kiribatin
11:00 – Zelanda e Re
13:00 – Australia
15:00 – Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Japonia
16:00 – Tajvani, Hong Kongu, Kina
17:00 – Tajlanda
18:30 – India
20:00 – Emiratet e Bashkuara Arabe
21:00 – Rusia
22:00 – Afrika e Jugut
23:00 – Gjermania

1 Janar

03:00 – Brazili
05:00 – Nju Jorku
08:00 – Los Anxhelosi

Poll

MOS HUMB