LIVE UPDATES

Breshëria e plumbave në Lezhë! 'Coli' u plagos, shënjestër nipi i Ardian Nikulajt, ndalohet efektivi që qëlloi ndaj autorëve, në kërkim 4 persona

➤Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin që tronditi Lezhën mbrëmjen e së dielës, ku Sokol Daci 30-vjeç mbeti i plagosur. ➤Raportohet se në momentin e ngjarjes i pranishëm në berberhanen e sulmuar në fshatin Rrilë, ndodhej edhe një oficer policie i cili është kundërpërgjigjur me armë dhe një antëtar i fisit Nikulaj. ➤Gjatë shkëbimit me armë zjarri mendohet të jetë lënduar edhe Merando Nikulaj, nip i të ndjerit Ardian Nikulaj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestër e atentatit. ➤Pas ngjarjes, ai është larguar ndërsa policia po ushtron kontrolle në spitale dhe klinika private, ku dyshohet se ai mund të ketë shkuar për mjekim. ➤Për zbardhjen e ngjarjes, policia po kryen një sërë veprimesh hetimore, ku janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona. ➤Në berberhane ishte dhe efektivi Besart Kovaçi, i cili u ndalua sot nga me urdhër të prokurorisë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. ➤Policia e Lezhës në njoftim zyrtar ka njoftuar se 4 persona të dyshuar janë shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentative”.

5 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Plagosja në Lezhë: Shpallen në kërkim 4 persona, mes tyre edhe shënjestra! Zbardhet konflikti mes autorëve dhe Nikulajt...

Breshëria e plumbave në Lezhë! 'Coli' u plagos,
vendngjarje-lezhe

LEZHË- Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e atenatit në Rrilë të Lezhës, mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari Sokol Daci. Në vijim të hetimeve, po sot, është ekzekutuar urdhri i ndalimit për efektivin e policisë, 24-vjeçari Besart Kovaçi, i dyshuar për shëprdorim detyre dhe moskallëzim krimi. 

Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim 4 persona: Gerardo, Eliseo dhe Kevin Ndoka dhe Merando Nikulaj, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen dhe janë të përfshirë në veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Por, çfarë i lidh 3 autorët dhe Nikulajn? Konflikti mes tyre ka nisur që në verë. Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.

Njoftimi:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në Rrilë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas ndalimit të efektivit të Policisë, Besart Kovaçi, i cili ishte në berberhanën ku ndodhi ngjarja dhe qëlloi me armë zjarri në momentin e atentatit, janë zbuluar detaje të reja. Burimë bëjnë me dije se nga pistoleta e tij është zbuluar se janë qëlluar 10 plumba dhe jo 4 siç u pretendua më herët, ndërsa mësohet se në armën e tij ka pasur 15 plumba.

Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre një anëtar i fisit Nikulaj, i cili mendohet të jetë edhe shënjestra e atentatit. Bëhet fjalë për nipin e Ardian Nikulajt, Merando Nikulaj. Ky i fundit raportohet të ketë mbetur po ashtu i plagosur dhe vijojnë kërkimet në klinika private, pasi deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ku breshëri plumbash u gjujatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

EMRI/ Qëlloi me 10 plumba drejt autorëve, ndalohet efektivi i policisë, ishte brenda berberhanes me nipin e Nikulajt

Breshëria e plumbave në Lezhë! 'Coli' u plagos,
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LEZHË- Efekti i policisë, Besart Kovaçi, është ndaluar me urdhër të Prokurorisë, lidhur me atentatin mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës. Polici, i cili iu përgjigj me armë autorëve të atentatit, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi. Burime bëjnë me dije se shënjestra e atentatit, Merando Nikulaj, ka shkuar në berberhane i shoqëruar nga efektivi i policisë. 

Policia Besat Kovaçi ka qëlluar 10 herë në drejtim të autorëve, ndërsa mësohet se në armën e tij ka pasur 15 plumba, 5 janë gjetur në pistoletën e tij. Ndërkohë që sipas hetimeve, dyshohet edhe për një armë të tretë. Megjithatë, ende nuk dihen detaje se kujt mund t'i përkasë kjo armë, për të cilën kanë nisur hetimet.

Efektivi i policisë ka deklaruar para hetuesve se ka qenë rastësisht në berberhane në momentin kur ka ndodhur atentati dhe se ka qëlluar me armë zjarri ndaj autorëve, të cilët nuk i ka identifikuar, për t’i neutralizuar.

Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre një anëtar i fisit Nikulaj, i cili mendohet të jetë edhe shënjestra e atentatit. Bëhet fjalë për nipin e Ardian Nikulajt, Merando Nikulaj. Ky i fundit raportohet të ketë mbetur po ashtu i plagosur dhe vijojnë kërkimet në klinika private, pasi deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ku breshëri plumbash u gjujatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Atentati në Lezhë-Nga brenda berberhanes u kundërpërgjigjën me armë, Polici: Qëllova për të neutralizuar autorët

Breshëria e plumbave në Lezhë! 'Coli' u plagos,
Sokol Daci

LEZHË-Është zbardhur dëshmia e policit, i cili ndodhej brenda berberhanes ku mebti i plagosur Sokol Daci gjatë të shtënave me armë zjarri në Rrilë të Lezhës. Efektivi i policisë ka deklaruar para hetuesve se ka qenë rastësisht në berberhane në momentin kur ka ndodhur atentati dhe se ka qëlluar me armë zjarri ndaj autorëve, të cilët nuk i ka identifikuar, për t’i neutralizuar.

Isha rastësisht aty, nuk kam arritur t’i identifikoj. Kam qëlluar me armë zjarri për të neutralizuar autorët”, ka thënë efektivi.

Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre një anëtar i fisit Nikulaj, i cili mendohet të jetë edhe shënjestra e atentatit. Ky i fundit raportohet të ketë mbetur po ashtu i plagosur dhe vijojnë kërkimet në klinika private, pasi deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ku breshëri plumbash u gjujatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

4 MUAJ ME PARE

Atentati në Lezhë-Tre atentatorët shkuan me 'Audi', i plagosur 'Coli' dhe anëtari i Nikulajve

Breshëria e plumbave në Lezhë! 'Coli' u plagos,
Sokol Daci, Ardian Nikulaj

LEZHË-30-vjeçari Sokol Daci mbeti i plagosur me tre plumba gjtë atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) në berberhanen e tij në Rrilë të Lezhës. Përveç tij raportohet se i lënduar ka mbetur edhe një anëtar i fisit Nikulaj. Ai dyshohet të ketë qenë shënjestra e sulmit, ndërsa vijojnë kërkimet në klinika private, pasi deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.

Dyshimet janë se 30-vjeçari i njohur si Coli nuk ka qenë shënjestra e atentatit, por një nga katër personat e tjerë që ndodheshin brenda biznesit të tij në momentin kur ndodhi ngjarja. 

Autorët mendohet të kenë qenë 3 persona, me një automjet tip 'Audi' dhe njëri prej tyre ka zbritur dhe qëlluar me breshëri automatiku. Sipas grupit hetimor dyshohet se personat që ndodheshin në berberhane, mes tyre një polic, janë kundërpërgjigjur gjithashtu me armë. Raportohet se personi që ka shkëmbyer zjarr me autorët nga brenda berberhanes ku ndodhi ngjarja, ka qenë një punonjës policie. Por në dëshminë e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe disa persona janë shoqëruar gjithashtu në polici.

Kujtojmë se një anëtar i fisit Nikulaj, Ardian Nikulaj, u vra në prill të 2023 në hotelin e tij në Shëngjin, ndërsa si porositës i kësaj ngjarje dyshohet se është Edmond Haxhia për shkak të hasmërisë. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Breshëria e plumbave drejt biznesit të 'Colit', shënjestër një anëtar i familjes Nikulaj

Breshëria e plumbave në Lezhë! 'Coli' u plagos,
Sokol Daci

LEZHË-Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku i plagosur mbeti Sokol Daci, pronai i berberhanes. Mësohet se në vendin ku ndodhi ngjarja i pranishëm ishte edhe një efektiv policie, por ai ka deklaruar se nuk i ka parë autorët e ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se i lënduar nga të shtënat me armë ka mbetur edhe një anëtar i familjes Nikulaj, por deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur. Brenda biznesit dyshohet të kenë qenë edhe katër persona të tjerë të cilët, sipas grupit hetimor, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë. Ai njihej gjithashtu edhe si berber Coli. Dyshimet janë se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë anëtari i fisit Nikulaj. Kujtojmë se Ardian Nikulaj  u vra në prill të 2023 në hotelin e tij në Shëngjin, ndërsa si porositës i kësaj ngjarje dyshohet se eshte Edmond Haxhia.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ku breshëri plumbash u gjukatën drejt berberhanses së Sokol Dacit. Ky i fundit ndodhej brenda ambjentit kur u sulmua dhe si pasojë ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë./ZËRI

Poll

MOS HUMB