Delvina nën flakë, mbyllet tuneli i Skërficës! Vengu "zbret" në terren: Në gatishmëri të plotë, orët në vijim kritike
DELVINË- Zjarret masive kanë përfshirë disa zona të banuara të Delvinës, ndërsa gjatë orëve të fundit situata ka dalë jashtë kontrollit. Në zonat më problematike u kërkua evakuimi i banorëve, ndërsa disa shtëpi u dogjën. Ndërkohë, Minstri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zbriti vetë në terren për të parë situatën nga afër, teksa bëri të ditur se është mbyllur tuneli i Skërficës për të shmangur aksidentet. Tuneli që lidh Gjirokastrën me Sarandën dhe kalon përmes Delvinës, është mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve për shkak të tymit nga zjarret.
“Kemi bërë mbylljen e përkohshme të tunelit të Skërficës për arsye të tymit që të mos shkaktohen aksidente të mundshme deri në stabilizimin e situatës. Vijon qarkullimi nga ana e Muzinës”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.
Vengu bën me dije se situata po monitorohet dhe për këtë janë angazhuar 120 forca që po operojnë, teksa thotë se po verifikohen shtëpitë që nuk kanë vatra zjarri që të njoftojnë më pas banorët për t'u rikthyer.
“Do verifikojmë a janë të sigurta banesat, nga momenti që i kemi verifikuara të gjitha që nuk ka vatra të vogla dhe të fshehura do ju njoftojmë që të riktheheni që sonte, pak durim”, dëgjohet ministri duke i thënë një banori në fshatin Pavli.
Ministri Vengu njofton se fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar, përveç shefit të komisariatit të Delvinës. Teksa falenderon ndërhyrjen e shpejtë të policisë dhe zjarrfikësve, Vengu paralajmëron se do të jenë orë të vështira për shkak të temperaturave të larta.
“Evakuimi u krye i plotë me ndërhyrje të shpejtë të policisë, zjarrfikësit dua t’i falenderoj sepse kanë bërë punë heroike. Nuk kemi dëme në njerëz. Kemi një efektiv të policisë që ka bërë ndërhyrje heroike në orët e para të përpjekjes, shefi i komisariatit të Delvinës i cili ka pësuar disa djegie të lehta dhe është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës. Por përtej këtij incidenti, nuk kemi fatkeqësi të tjera. Do jetë një situatë dhe orë të vështira sepse presim që termometri të vijojë të jetë i nxehtë. Nesër mbarë harta e Shqipërisë është me nivel të kuq. 150 persona kemi të angazhuar këtu. Kemi 20 vatra zjarri në mbarë vendin, nga Tropoja në Gjirokastër, por duam të sigurohemi që zonat e banuara nuk kanë risk”, tha Vengu.
Zjarret masive kanë përfshirë Delvinën prej më shumë se 1 jave, ndërsa era e fortë ka përhapur me shpejtësi flakët drejt shtëpive, ku deri tani raportohet se janë djegur 11 prej tyre. Në terren është ndërhyrë me automjete zjarrfikëse, por edhe me ndërhyrje nga ajri. Dy helikopterë kanë operuar në operacionin e shuarjes së flakëve. Ndërkohë, ekipet e emergjencave kanë nisur evakuimet në 3 fshatra të Delvinës që janë përfshirë nga zjarret katastrofike. Evakuimet nisën pas urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha./ZËRI
U dogj duke shpëtuar disa të moshuar në Vergo të Delvinës, komisari sillet në Tiranë për kurim
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.
Drejtori Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.
Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human. Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.
Nga QSUT, Drejtori Proda theksoi: Shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut. Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës.
Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Policia e Shtetit ndodhet aty, në krah të qytetarëve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, ndodhet në zonë për menaxhimin e situatës.
Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat me bimësi të dendur dhe në ato të ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshëm, si ndezja e zjarrit në natyrë, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin. Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë./ZËRI
Zjarr në Ibë të Tiranës, digjet nënstacioni elektrik, zjarrfikëset izolojnë flakët
TIRANË- Një zjarr i fuqishëm është regjistruar pasditen sotme në kryqytet. Zjarri ka përfshirë një objekt në zonën e Ibës, në periferi të Tiranës, ndërsa bëhet me dije se ështe djegur një transformator. Megjithatë, pamjet nga vendngjarja tregojnë tymin e zi që ka mbuluar të gjithë zonën.
Sakaq mësohet se tre mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, të cilët kanë izoluar flakët, duke shmanguar kështu edhe përhapjen e tyre drejt ndërtesave të tjera aty pranë./ZËRI
Flakët jashtë kontrolli në Delvinë! Shefi i komisariatit pëson djegie në trup, niset me helikopter drejt Tiranës
DELVINË- Situatë alarmante paraqitet në Delvinë, teksa flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke shkrumbuar banesa e kisha. Flakët janë përhapur për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta në 3 fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, ndërsa rrezkojnë të prekin dhe fshatra të tjerë të zonës.
Bëhet me dije se si pasojë e flakëve masive, dy shefat e komisariatit të Devlinës kanë pësuar lëndime. Komisar Agim Troci ka pësuar djegie në trup teksa ndodhej në terren së bashku me ekipin e zjarrfikësve. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë shefi i krimeve të Delvinës, Joni Lame është asfiksuar nga tymi dhe po ndihmën mjekësore në spitalin e Sarandës.
Po ashtu, raportohet se edhe 5 persona të tjerë janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës ku janë trajtuar për djegie të shkallëve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara si pasojë e asfiksimit.
Zjarret masive kanë përfshirë Delvinën prej më shumë se 1 jave, ndërsa era e fortë ka përhapur me shpejtësi flakët drejt shtëpive, ku deri tani raportohet se janë djegur 11 prej tyre. Në terren është ndërhyrë me automjete zjarrfikëse, por edhe me ndërhyrje nga ajri. Dy helikopterë kanë operuar në operacionin e shuarjes së flakëve. Ndërkohë, ekipet e emergjencave kanë nisur evakuimet në 3 fshatra të Delvinës që janë përfshirë nga zjarret katastrofike. Evakuimet nisën pas urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha./ZËRI
Situatë kritike me zjarrin në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave
DELVINË- Situata me zjarret në Delvinë vazhdon të përkeqësohet, me flakët që vijojnë të përhapen ku kanë djegur disa banesa. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.
U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.
Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.
Zjarret masive kanë përfshirë Delvinën prej më shumë se 1 jave, ndërsa era e fortë ka përhapur me shpejtësi flakët drejt shtëpive, ku deri tani raportohet se janë djegur 11 prej tyre. Në terren është ndërhyrë me automjete zjarrfikëse, por edhe me ndërhyrje nga ajri. Dy helikopterë kanë operuar në operacionin e shuarjes së flakëve./ZËRI