E bija e mbyti me tel! Kunata dhe fqinjët: Nënë e bijë e rrihnin! Paratë ia merrnin, e linin në dhomë më vete
FIER- Fqinjët dhe të afërmit e 56-vjeçarit, Anesti Rama i cili dyshohet se u mbyt me tel nga vajza e ti 26-vjeçar kanë dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Kunata e Anesti Ramës ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e viktimës me gruan dhe vajzën që i morën jetën.
Ajo shprehet se i ndjeri punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajza, pasi ai nuk i njihte paratë. Për vajzën e të 56-vjeçarit, Emanilda Rama, tha se nuk e njihte shumë, ndërsa për Valbona Rama (gruaja e viktimës), tha se e linte në dhomë më vete.
“Në dijeninë time… si të tërë që kanë probleme në shtëpi. Kishin probleme, se tani çiftet kanë problem. Çupën s’e njoh mirë se kam qenë në Greqi. Ai punonte, por nuk i njihte lekët. Lekët e atij i merrnin vajza dhe gruaja. Ai nuk shikonte lekë me sy, se sa lekë kishte. Jetonin në bashkë në shtëpi, por në dhomë më vete. Nuk kishin marrëdhënie si burrë e grua. Për çupën s’kam çfarë të them… kam qenë e ikur (jetonte në Greqi). Në fillim mora vesh që i ranë infarkt, pastaj thanë që e kanë bërë ato. Thashë me vete që s’ma merr mendja që e kanë bërë ato. Viktima nuk e meritonte këtë fund“, u shpreh ajo për TopChannel.
Nga ana tjetër kryeplaku i fshatit e përshkruan viktimën si një njeri punëtor dhe të qetë, ndërsa shtoi se ka pasur probleme në familjen Rama dhe se gruaja me vajzat e linin pa bukë. Gjithashtu ai tha se ka qenë dëshmitar okular kur familjarët e dhunonin.
“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur. Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty. Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private. Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi, rri dhe punonte ai i shkreti. Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’”, tha kryeplaku.
DETAJE- Nipi i 56-vjeçarit që u vra nga e bija: Ishte i prerë në pjesët intime...kishte gjak pas kokës
FIER-Nipi i Anesti Ramës, 56-vjeçarit i cili dyshohet se u mbyt me tel nga vajza e tij, ka zbardhur detaje të reja. Neritan Trifoni tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait, dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.
“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai për Tip Channel.
Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë më 24 korrik u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit. Vajza u arrestua në flagrancë. Sot në pranga u vendos edhe nëna e saj, Valbona Rama, e cila ka tentuar të fshehë ngjarjen duke pastruar trupin e ndjerë të bashkëshortit. Do të jenë ekspertët e Mjekësisë Ligjore ata që do të përcaktojnë konkretisht se nga i ka ardhur vdekja 56 vjeçarit, që iu mor jeta në shtëpinë e tij./ZËRI
FOTO- Mbyti me tel të atin, ja kush është 26-vjeçarja Emanilda Rama
FIER-Vajza në foto është Emanilda Rama, 26-vjeçarja e cila dyshohet se mbyti me tel babanë e saj, Anesti Ramën. Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00 të së mërkurës (23 korrik), në fshatin Frashër në banesën e familjes Rama, ku 26-vjeçarja vrau babain duke e mbytur me tel dhe më pas ka njoftuar Policinë duke i shpjeguar se i ati ishte rrëzuar dhe kishtë ndërruar jetë. Por e gjithë ngjarja u zbardh brenda pak orësh.
Rama ka pranuar përpara grupit hetimor se ka vrarë të atin. Para hetuesve ajo deklaroi se babai i saj ishte fanatik dhe kjo është arsyeja pse ajo ndërmori aktin ekstrem. Pas vrasjes, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit dhe me qëllim inskenimin si aksidentale. Nëna e të resë, Valbona Rama, e cila u arrestua sot ka mohuar përfshirjen në ngjarje./ZËRI
Vrasja e 56-vjeçari nga e bija! Vajza tjetër e tij: Motra më tha është rrëzuar në banjë
FIER-Vajza tjetër e 56-vjeçarit që u vra nga 26-vjeçarja, ka rrëfyer momentet kur mori lajmin nga motra e saj, e cila i tha babai kishte ndërruar jetë. Ajo tha se e kishte telefonuar motra dhe i kishte thënë se babi ka rënë në banjë, e më pas e kishte fikur telefonin. Vjaza tregoi se më pas ka telefonuar nënën e saj e cila i ka konfirmuar s 56-vjeçari ka ndërruar jetë.
"Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë. Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra,"-tha ajo për Top Channel.
Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë më 24 korrik u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit. Vajza u arrestua në flagrancë. Sot në pranga u vendos edhe nëna e saj, Valbona Rama, e cila ka tentuar të fshehë ngjarjen duke pastruar trupin e ndjerë të bashkëshortit. Do të jenë ekspertët e Mjekësisë Ligjore ata që do të përcaktojnë konkretisht se nga i ka ardhur vdekja 56 vjeçarit, që iu mor jeta në shtëpinë e tij./ZËRI
Vajza vrau të atin! Arrestohet edhe nëna, pastroi trupin e bashkëshortit për të fshehur krimin
FIER- Valbona Rama bashkëshortja e të ndjerit Anesti Rama, i cili u mbyt për vdekje me tel nga vajza e tij 26-vjeçare është arrestuar. Fillimisht gruaja e të ndjerit u ndalua nga autoritetet, por nga hetimet dyshohet se pas vrasjes, 53-vjeçarja së bashku me të bijën tentoi të fshehë ngjarjen duke pastruar trupin e viktimës. Nëna e të resë ka mohuar përfshirjen në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj. Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë më 24 korrik u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit. Vajza u arrestua në flagrancë. Nga këqyrja e kufomës u konstatuar se trupi i pajetë ishte larë e pastruar me qëllim për të fshehur gjurmët. Emelinda Rama ka pranuar krimi, teksa ka thënë se babai i saj ishte fanatik dhe kjo është arsyeja pse ajo ndërmori aktin ekstrem. Do të jenë ekspertët e Mjekësisë Ligjore ata që do të përcaktojnë konkretisht se nga i ka ardhur vdekja 56 vjeçarit, që iu mor jeta në shtëpinë e tij./ZËRI
Mbytja me tel, dëmtimet në pjesët intime dhe 'një baba fanatik'- Çfarë dihet nga KRIMI në familje, ku vajza vrau të atin
FIER-Vajza mbyt me tel të atin! Ky ishte lajmi i raportuar pasditen e 24 korrikut, i cili tronditi opinionin publik. Krimi i rëndë në familjen Rama fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, por vetëm një ditë më vonë u zbulua se Emelinda Rama, 26 vjeç, mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën ku jetonin së bashku në fshatin Frashër të Fierit.
Çfarë dihet deri tani nga denoncimi në Polici, roli i nënës dhe shkaku
Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00 të së mërkurës (23 korrik), në fshatin Frashër në banesën e familjes Rama. Vajza 26-vjeçare vrau babain duke e mbytur me tel dhe më pas ka njoftuar Policinë duke i shpjeguar se i ati ishte rrëzuar dhe kishtë ndërruar jetë. Por e gjithë ngjarja u zbardh brenda pak orësh.
Vrasja dyshohet të jetë menduar mirë dhe gjatë nga nënë e bijë. E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar viktimën 56-vjeçar tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës. Nga këqyrja e kufomës u konstatuar se trupi i pajetë ishte larë e pastruar me qëllim për të fshehur gjurmët. Sipas gazetares, Laureta Roshi në trupin e viktimës kishte edhe shenja dhune edhe në pjesët intime.
Pas vrasjes, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit dhe me qëllim inskenimin si aksidentale. Nëna e të resë ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Emelinda Rama ka pranuar krimi, teksa ka thënë se babai i saj ishte fanatik dhe kjo është arsyeja pse ajo ndërmori aktin ekstrem.
Dëshmia e vajzës
Sipas saj, disa vite më parë ajo ishte e fejuar dhe është ndarë nga i fejuari pasi nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe jetonte me bujqësi. Prishja e fejesës duket se nuk është pritur mirë nga familja pasi e reja tregoi se gjithmonë e ka urryer të atin sepse ai nuk e përkrahte kurrë dhe nuk i jepte para. Edhe pse është pyetur ka pranuar se kurrë nuk është dhunuar prej tij. Por problem kishte faktin se i ati e trajtonte me shumë fanatizëm dhe nuk e lejonte të argëtohej dhe të vishej sipas "modës".
“I mbante lekët për vete. Nuk më blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo lidhur me vrasjen e Anesti Ramës.
Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama, ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte. Sipas tij, i vëllai kishte shumë konflikte me bashkëshorten. Por më shumë detaje nuk i ka zbuluar.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e vërteta që çuan në këtë akt ekstrem./ZËRI