Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, çfarë postonte autori në rrjete sociale
GJILAN- Mefail Shkodra është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan. Ngjarja e rëndë tronditi Gjilanin mesditën e sotme, ku si pasojë e shtënave me armë zjrri kanë humbur jetën 3 persona. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, u bë i mundur edhe identifikimi i autorit. Ai është Mefail Shkodra, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Shkodra përballet me ligjin. Në vitin 2024 ai u arrestua gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Por jo vetëm kaq. Ai është bërë i njohur edhe në rrjetet sociale, u ka publikuar fotografi me vetura luksoze dhe është parë pranë figurave të larta politike, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Lidhur me ngjarjen, fillimisht u raportua për dy viktima (babë e bir), ndërsa një nga personat e tjetë të plagosur ka humbur jetën në spital, duke e çuar në tre numrin e viktimave. Ndërkohë, Policia e Gjilanit kanë publikuar foton dhe të dhënat e autorit, teksa po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë./ZËRI
Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy persona të vrarë, autori i dyshuar në arrati
GJILAN- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i dyshuari për rastin është një emër i njohur për policinë, i cili ndodhet në arrati. Ai bën me dije se policia dhe prokurori ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të të përfshirëve në ngjarjen e rëndë.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi ai./ZËRI