LIVE UPDATES

Policia rrethon "News24", gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do përdoret për prodhimin e armëve, Avokatura e Shtetit: I ka përfunduar kontrata e qirasë

➤ Mëngjesi i sotëm e ka gjetur të rrethuar godinën e medias "News24". ➤ Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën, që dikur ishte ajo e Uzinës së ish-Autotraktorëve, ka disa vite që ka mbaruar. ➤ Tashmë godina do të përdoret për "KAYO", kompaninë e prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë. ➤ I pranishëm mes forcave të policisë është edhe drejtuesi i shoqërisë “KAYO”, Ardi Veliu, ky i fundit dikur ka mbajtur postin e drejtuesit të Policisë së Shtetit. ➤ Edhe pse punonjësit e medias ndodhen jashtëve ambienteve të punës prej disa orësh, ende nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit. ➤ Të vetmit që kanë reaguar deri më tani janë punonjësit e medias dhe deputetë të opozitës e disa organizata civile bashkë me Avokaturën e Shtetit.➤Reagimi ka ardhur edhe nga "Panorama Group" e cila shprehet se prona nuk ka kaluar kurrë në pronësi të komapnisë shtetërore "Kayo".

4 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Rrethimi i News 24 nga Policia/ Panorama Group: E paligjshme, prona nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo”

Policia rrethon "News24", gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do
Foto nga ngjarja

TIRANË- Shoqëria “Panorama Group” sh.a., pronare e Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama, ka reaguar ashpër pas rrethimit të redaksisë së News 24 nga forca të shumta policie ditën e sotme. Në deklaratën zyrtare, “Panorama Group” me përfaqësues administratorin Kino Buxheli ka denoncuar ndërhyrjen arbitrare të policisë, duke theksuar se ky është një akt tjetër që synon të minojë lirinë e shprehjes dhe të pengojë punën e mediave të pavarura. Gjithashtu është nënvizuar fakti që kjo ndërhyrje ka për qëllim të pengojë informimin e publikut dhe të minojë besimin e qytetarëve tek informacionet e pavarura.

 “Panorama Group” ka kërkuar nga autoritetet përkatëse të ndërmarrin veprime urgjente për të rivendosur të drejtat e medias dhe për të siguruar një klimë të mbrojtur për gazetarët dhe organizatat e medias në Shqipëri.

Në deklaratë theksohet se vendimi i Ministrave nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitet “Panorama Group” sh.a dhe kjo pronë nuk ka kaluar asnjëherë në pronësi të kompanisë shtetëtore “Kayo” dhe shprehen se ambinetet janë të zaptuara në mënyrë të padrejtë, duke e bërë këtë një akt të paligjshëm.

Deklarata e plotë e administratorit Kino Buxheli:

“Sot, në orët e para të mëngjesit, ambientet e Shoqërisë “Panorama Group” sh.a. (Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama) janë bllokuar dhe i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.

“Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

Megjithatë, ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.

Ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët tanë të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Si pasojë, pasqyrimi i lajmeve penguar dhe pajisjet tona teknike rrezikohen nga mungesa e energjise elektrike.

“Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias.”

Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka rrethuar godinën e News 24 duke mos lejuar punonjësit të futen brenda godinës. Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën ka disa vite që ka mbaruar. Tashmë godina do të përdoret për "KAYO", kompaninë e prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë. Lidhur me këtë ngjarje nuk kemi ende asnjë reagim nga Policia./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Policia rrethon News 24/ Avokatura e Shtetit: U njoftuan, nuk dorëzuan pronën

Policia rrethon "News24", gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do
foto ilustruese

 

TIRANË- Avokatura e Shtetit ka reaguar për ndërhyrjen e policisë në ambientet e News 24, duke sqaruar situatën ligjore lidhur me pronën shtetërore në zonën e Shkozës, që ishte në përdorim nga shoqëria "Fokus Media News."

Në deklaratë Avokatura e Shtetit sqaron se pas përfundimit të kontratës së qirasë më 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë kishte kërkuar nga shoqëria lirimin e ambienteve deri më 25 korrik 2022. Megjithatë, "Fokus Media News" nuk ka dorëzuar pronën dhe ka kërkuar masa sigurimi për të penguar ekzekutimin e detyrimit.

Proceset gjyqësore për këtë çështje kanë vazhduar për më shumë se dy vjet, duke përfshirë vendime të Gjykatës së Shkallës së Parë, Apelit dhe Gjykatës së Lartë. Vendimi më i fundit, datuar 14 korrik 2025, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambienteve dhe ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk do të cenohet, pasi mund të realizohet në hapësira të tjera.

Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave më 12 mars 2025, pronësia e këtij pasurie i është kaluar shoqërisë shtetërore "KAYO" sh.a., e cila do të përdorë ambientet për projektin e bashkëprodhimit të mjeteve motorike, duke synuar rivitalizimin e industrisë ushtarake dhe krijimin e vendeve të punës.

Avokatura e Shtetit ka theksuar se do të ndjekë çdo mjet ligjor të mundshëm për të siguruar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe mbrojtjen e pasurive shtetërore, duke e konsideruar këtë detyrim të panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues.

Ndërkohë, procedurat ligjore për marrjen në posedim të pronës janë në zhvillim e sipër.

Deklarata e plotë e Avokaturës së Shtetit:

Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe përfundimin e proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve”, në zonën kadastrale nr. 8170, të mbajtura pa titull ligjor prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë.

Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale.

Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit.

Që prej vitit 2022, çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit – Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë – dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi.

Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit.

Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, kjo pronë i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin sipas objektit të saj, në këtë rast për bashkëprodhimin e mjeteve motorike.

Ky projekt strategjik synon rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, krijimin e vendeve të punës në ambientet e zonës së Shkozës dhe garantimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe ekonomike.

Në pritje të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Apelit Administrativ, entet shtetërore, përfshirë “KAYO” sh.a., nuk kanë ndërmarrë veprime ekzekutive.

Tashmë, me rrëzimin përfundimtar të pretendimeve të palës private, kane vijuar procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës te cilat janë në zhvillim e siper, për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar ne vendimet gjyqesore dhe lirimin e ambienteve te mbajtura pas perfundimit te kontrates.

Avokatura e Shtetit mbetet e angazhuar të ndjekë çdo mjet ligjor në dispozicion për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimeve gjyqësore dhe për mbrojtjen e pasurive shtetërore, si një detyrim i panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues".

Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka rrethuar godinën e News 24 duke mos lejuar punonjësit të futen brenda godinës. Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën ka disa vite që ka mbaruar. Tashmë godina do të përdoret për "KAYO", kompaninë e prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë. Lidhur me këtë ngjarje nuk kemi ende asnjë reagim nga Policia./ ZËRI/

10 MUAJ ME PARE

Policia rrethon "News24", gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do përdoret për prodhimin e armëve, Avokatura e Shtetit: I ka përfunduar kontrata e qirasë

 

10 MUAJ ME PARE

Policia rrethon News 24/ Pritet lirimi i ambienteve, qindra punonjës të medias ngelen jashtë punës

Policia rrethon "News24", gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do

TIRANË- Forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë rrethuar mëngjesin e sotëm ambientet e televizionit informativ News 24, duke mos lejuar hyrjen e gazetarëve në godinën e redaksisë prej më shumë se dy orësh.

Policia rrethon "News24", gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do

Sipas vetë medias, policia kërkon lirimin e godinës ku operojnë News 24 dhe disa media të shkruara, përfshirë BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Shkaku lidhet me përdorimin e ambienteve të cilat janë pronë shtetërore, dhe për të cilat qeveria shqiptare ka në plan që ti fokusojë për fushën e mbrojtjes.

Policia rrethon "News24", gazetarëve u ndalohet hyrja! Godina do

Në krye të këtij operacioni, ndodhet ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili aktualisht drejton shoqërinë shtetërore “KAYO”.

Kjo kompani, e themeluar në vitin 2024, vepron në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe synon të rigjallërojë industrinë ushtarake në vend, duke shfrytëzuar kapacitetet e modernizuara të uzinave mekanike dhe të prodhimit të eksplozivëve në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan.


Ndërkohë që jashtë dyerve të televizionit ndodhen me qindra punonjës të medias. News 24 ka nisur një përplasje me qeverinë prej gati dy vitesh, në lidhje me këto hapësira që ka patur në përdorim prej vitesh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

 

/ZËRI/

Poll

MOS HUMB