Gjyqi ndaj Plaurent Dervishaj/ Thirret të dëshmojë babai i Ervin Matës, ja pse kërkohet dëshmia e tij
TIRANË- Ka përfunduar seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në GJKKO lidhur me fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK. Këtë të premte dëshmoi pajtuesi i gjaqeve Beqir Boja dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos.
Në seancën e ardhshme u përsërit thirrja për disa dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve Luan Mata, babai i Ervin Matës i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata pasi nuk është paraqitur gjatë thirrjeve të deritanshme vullnetarisht.
Sipas SPAK, Luan Mata do të merret lidhur me vendosjen e tritolin në hotelin e tij në rrugën e “Dibrës” në maj të 2020. Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj. Lidhur me këtë, sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja për të vendosur tritolin.
“Po dënohet vetëm një palë”, Meçaj dhe Dervishaj ngrejnë tonet në GJKKO: Zoti më ndihmoi mua, jo Andi Malokun
TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO për atentatin në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (i njohur si Rrumi i Shijakut), kanë reaguar dy nga të pandehurit kryesorë të çështjes: Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj.
Julian Meçaj, i njohur si ish-anëtar i të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, u shpreh i revoltuar përballë trupit gjykues, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e dëshmive dhe mbi respektimin e të drejtave të tij si i pandehur.
“Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë, kur asnjëri prej tyre nuk më njeh dhe as i njoh. Nuk po di më si të mbroj veten time. Nuk ka logjikë kjo. Po shkelet parimi i një procesi të drejtë ligjor. Mos na ofendoni inteligjencën,” deklaroi Meçaj.
Ndërsa Plarent Dervishaj, një tjetër i pandehur kyç në çështje, ngriti shqetësimin se drejtësia po funksionon në mënyrë të njëanshme, duke ndëshkuar vetëm një palë.
“Ju kërkoni të na dënonit apo të zbardhni ngjarjen? Po dënohet vetëm një palë, ndërsa pala tjetër është e lirë. Këtu nuk është sqaruar ende kush ka qenë shënjestra,” tha Dervishaj.
Ai foli edhe për një tjetër atentat ndaj tij, të ndodhur në qershor, ku shpëtoi për pak nga vdekja:
“Unë e quaj fat që kemi shpëtuar nga ai atentat, sepse ndodhesha në makinë edhe me djalin. Zoti më ndihmoi mua, por fatkeqësisht jo Andi Malokun.”
Në përfundim të deklaratës së tij, Dervishaj i kërkoi gjykatës që vendimet të bazohen në prova reale:
“Nuk po kërkoj mëshirë për këtë çështje. Na dënojnë për atë që kemi në kurriz, jo për gjëra që nuk i kemi bërë.”
Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i "Rrumit": Pas plagosjes është pothuajse invalid, në atë kohë s’kishim konflikte
TIRANË- Vullnet Muça, vëllai i "Rrumit të Shijakut", i njohur dhe si Aleksandër Laho, i cili u arrestua pak dirë më parë me urdhër të SPAK, ka dhënë dëshminë e tij sot në GJKKO në lidhje me atentatin e 1 nnëtori të në mbikalimin e Shkozetit. Ai ka deklaruar se vëllai i tij "Rrumi" ka mbetur i plagosur në atë atentat dhe sot thuajse është invalid.
Muça është shprehur se kur vëllai i tij, Aleksandër Laho është plagosur e ka marrë vesh nga televizori, ndërsa shton se shkoi në spital dhe më pas mësoi se në makinë i vëllai ndodhej me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin. Ai e cilësoi ngjarjen se u ra si bombë pasi sipas tij ata nuk kishin patur mosmarrëveshje. Ai mohon të kenë pasur konflikte të hapura, ndërsa thotë se nuk i njeh dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe.
Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas. Ndrërsa me familjen e Andi Malokut njiheshin, pasi i kishin shtëpiat thuajse ngjitur.
"Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër, e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.
Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha tja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Çybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.", ka dëshmuar vëllai i Aleksandër Llahos.
“U betuan në Kuran se nuk kishin lidhje me vrasjen”, pajtuesi i gjaqeve: Babai i Andi Malokut iu dha 3 muaj kohë “Rrajave”
TIRANË- Është duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme seanca e radhës në ngarkim të Plaurent Dervishajt e Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja, që ndodhi më vitin 2019. Gjatë ditës së sotme, Gjtkata kishte thirrur për të dëshmuar pajtuesin e gjaqeve Beqir Boja. Dëshmitari i tha gjykatës se në vitin 2019 kishte jetuar në Kamëz dhe se kishte qenë kryetari i këshillit të komunës Zall-Herr, kur i ati i Redian Rrajës i kishte kërkuar negocimin me familjen e Andi Malokut, shoferit që mbeti i vrarë në atentat.
"Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, më ka kërkuar që të negocioj me familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi që të negocioj për të birin Redian Rraja", tha dëshmitari.
Më tej Boja shtoi se i kishte kërkuar familjes Rraja t’i tregonin nëse kanë lidhje me këtë ngjarje dhe se babai i shoferit të prokurorit Ndoja, i cili mbeti i vrarë në atentat u kishte dhënë 3 muaj kohë, para se të merrte hak për të birin.
"Ata kanë bërë be në Kuran që ne nuk kemi asnjë lloje dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendej në shtëpi. I thashë që na ka dërgu familja e Asllan Rrajës. Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkojë e gjithë gjëja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci thekson se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë.
Ne i kërkuam që të presë sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jemi taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak", ka dëshmuar Beqir Boja në GJKKO.
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dënimin me burg përjetë për Redjan Rrajën. Rraja akuzohet për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ku vdiq shoferi Andi Maloku. Gjithashtu Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 35 vite burg edhe për Arjol Halilajn, bashkëpunëtor i Redjan Rrajës. Ndërkohë që procesi për Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen është ndarë më vete, për shkak se ata ndodheshin në kërkim deri pak muaj më parë./ZËRI