Detaje nga operacioni i befasishën në Elbasan, disa të shoqëruar (EMRAT)
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e befasishëm në Elbasan, gjatë të cilit janë arrestuar disa persona, të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime për ZËRI bëjnë me dije se një telefonatë në Policinë e Elbasanit ka alarmuar autoritetet dhe janë vënë menjëherë në lëvizje duke zhvilluar një aksion 'blic'. Telefonata e mbërritur në polici njoftonte se disa persona të pajisur me armë ndodheshin në zonën matanë Bradasheshit.
Forcat e rendit kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën, ku kanë bërë të mundur ndalimin e të paktën 5 persona dhe sekuestrimin e armëve. Mësohet nga burime se është shoqëruar biznesmeni B.M dhe M.K, i njohur për miqësinë me Emiljano Shullazin.
Mësohet se tre nga të ndaluarit kanë refuzuar të japin identitetin e tyre për uniformat blu. Siç raportohet ata kanë dhënë dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri.
Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale. Ndërkohë pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet./ZËRI
Operacion blic në Elbasan! Blutë mësyjnë në një lokal, arrestohen 2 eksponentë të njohur të krimit
ELBASAN-Një operacion i befasishëm është zhvilluar në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Burime bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy persona të njohur si pjesë e botës së krimit.
Forcat e rendit kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë. Identiteti i të arrestuarëve ende nuk është bërë i ditur apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet.
lajmi në përditësim...