Veliaj replikon me juristin e Kryeministrisë: Nuk shqetësoheni për qytetarët e Tropojës që kanë 11 muaj pa kryetar, po targetoni një njeri të vetëm!
TIRANE- Herald Jonuzaj përfaqësoi sot interesat e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese. Ai e pyeti Erion Veliajn se sa e ligjshme është që një njeri i pazgjedhur nga qytetarët si Anuela Ristani të drejtojë bashkinë për një afat të pacaktuar. Veliaj zgjodhi ti përgjigjej vetë, duke i kujtuar rastin e bashkisë Tropojë, ku Rexhë Byberi ka 11 muaj me masën e sigurisë "arrest shtëpie" dhe bashkia drejtohet nga një i deleguar prej tij.
Diskutimi në GJK
Kryeministria Herald Jonuzaj: Kompetencat e deleguara te nënkryetari. A mund të kryhen të gjitha kompetencat e deleguara? Delegimi a është në përputhje me procedurat administrative? A është në përputhje me Kushtetutetën, nenin 109,pika 2, që kompetencat të ushtrohen nga një i pazgjedhur pa afat kohor të caktuar?
Erion Veliaj: I nderuar, kjo pyetje do të ishte e ndershme nëse do t'ja bënit qytetarëve të Tropojës. Nëse për ata jeni ok që të rrinë 11 muaj pa kryetar bashkie, por kjo specifikon dhe targeton vetëm një njeri, dhe kjo nuk më duket normale. Fakti që nuk e bëni këtë pyetje, për një njeri që është në një gjendje më të gjatë se e imja po bëni diferencim. Përsa kohë kanë qenë të vlefshme delegimet e kryebashkiakut të Tropojës, nuk duhet t'ju shqetësojë as që unë kam bërë delegimin e vullnetit tim. Do ishte në dobi të vendit dhe të integritetit të zyrës që përfaqësoni që të shqetësoheni për paraburgimin dhe standardet.
Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet në seancë publike ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Seanca nisi në orën 10:00 dhe i pranishëm është edhe kryebashkiaku Veliaj që shfaqet për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt./ZËRI
“Nuk kam vdekur”, Veliaj i përgjigjet Këshillit të Ministrave: Jam vetëm përkohësisht në Durrës, dorëheqja nuk më është kërkuar

TIRANË- Vazhdon prej 3 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku diskutohet mbi ankimimin e Erion Veliajt, për shkarkimin e tij nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Veliaj u pyet nga përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, nëse ligji për qeverisjen vendore, është në përputhje me Kushtetutën. Veliaj tha se në rastin e tij nuk plotësohet asnjë prej kushteve për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit të Bashkisë.
A është në përputhje me Kushtetutën neni 61 i ligjit për qeverisjen vendore, për përfundimin e mandatit parakohe të kryetarit të Bashkisë?
Erion Veliaj: Mund të përgjigjem, mandati ndërpritet parakohe kur Kryetari i Bashkisë vdes, nuk kam vdekur se sot jam i pranishëm këtu, kur humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim të formës së prerë. Nuk ka një vendim të formës së preë! Nuk kam kandiduar për deputet, jam vetëm përkohësisht në Durrës, nuk më është kërkuar dorëheqja dhe nuk e kam dhënë. Pikërisht se e kam bërë betimin jam sot këtu.
Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Po sikur t’ja bëjnë Ogertës, Florit ose Arlind Qorit?

TIRANË- Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon mbrojtjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku tha se është fyerje e rëndë shkarkimi i tij, me pretendimin se nuk mund të shkonte në zyrë, kur është fakt i njohur arrestimi i tij. Veliaj mori si shembull Bashkinë e Tropojës, ku Kryetari qëndroi për 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë. Veliaj tha se këtë betejë po e bën dhe për kandidatët e tjerë që synojnë të zgjidhen në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Kryetari i Bashkisë së Tropojës ka qendruar 11 muaj në masën e arrestit të shtëpisë, dhe nuk është shkarkuar nga detyra, çfarë ndryshon mes qytetarëve të Tiranës dhe Tropojës? Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, u shpreh mes të tjerave Veliaj në fjalën e tij.
Veliaj gjatë përgjigjeve për pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sulmoi Këshillin Bashkiak, në lidhje me procedurën e shkarkimit të tij.
“Në kushtet e izolimit nuk lejohet as laptop. Kam një usb, por unë se hap dot se skam mjetet me të cilat punoj. E iniciova unë këtë procedurë. Koha ishte e pamjaftueshme. Duhej të ishte këshilli që të merrte këtë hap. Kryetari i Këshillit duhet të merrte nisëm dhe ti shkruante drejtorisë së Burgjeve që të shoqëronte.
Ti thuash me letër dhe laps, pa ditur krimin apo dhe kërkesën se çfarë bëhet fjalë. Kërkesa e parë u bë 15 ditësh. Këshilli Bashkiak ishte mësuar se unë, s’merrja as 10 ditë pushime. Njeriu merr pushime 15 ditë ose 1 muaj. Ishte çudi që unë s’kisha marrë kurrë pushime, saqë për 15 ditë zelli në Këshill kapërceu”, tha ai. /ZËRI
“Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi, lutem çdo natë për ta”, fjala e plotë e Veliajt në Kushtetuese: Nuk dua mëshirë
TIRANË- Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku shprehet kundër shkarkimit, nuk ka lënë pa përmendur bashkëpunëtorët e tij, për të cilët thotë që lutet çdo natë që Zoti t’i falë. Veliaj e quajti një rrëmbim arrestimin e tij në zyrë, ndërsa tha se nga Gjykata Kushtetuese nuk kërkon mëshirë, por kthimin e shtetit në binaret e ligjshmërisë.
Fjala e plotë e Veliajt:
Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,
Edhe pse e di mirë se kjo është e drejta ime kushtetuese, dua t’ju falenderoj me respekt që më keni dhënë mundësinë të jem sot i pranishëm, për të ushtruar të drejtën time, për t’u dëgjuar para Jush dhe para gjithë shqiptarëve.
Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë.
Kam përjetuar një periudhë të gjatë, të mbushur me shkelje të të drejtave të mia themelore si qytetar i kësaj Republike, por mbi të gjitha, një periudhë denigrimi dhe përpjekjeje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri, tre herë radhazi nga qytetarët e Tiranës.
Por, kjo nuk është thjesht përpjekje për të më denigruar mua, por është përçmim ndaj vetë votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia. Dhe përçmimi ndaj saj është përçmim ndaj forcës që kanë qytetarët; është përçmim i fuqisë që populli i jep Republikës për ta drejtuar në emër të tij.
Siç thoshte Martin Luther King: “Harku i Universit Moral është i gjatë dhe rraskapitës, por në fund anon nga e drejta.”
Ndaj, jam sot këtu, përpara Jush, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, qytetit më të madh të kombit tonë, me të drejtën që ma kanë dhënë 160 mijë vota qytetarësh të lirë të këtij qyteti, në fund të këtij harku 9-mujor në kërkim të së drejtës.
Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, sepse nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për t’ju drejtuar me gjithë respektin që meriton detyra Juaj e lartë dhe për t’ju kërkuar një gjë të vetme: të mbrojmë së bashku demokracinë që po vihet në sprovë. Demokracinë për të cilën, si unë, ashtu edhe Ju, të nderuar gjyqtarë, jemi betuar ta mbrojmë — jo në letër, por me veprim, edhe në këtë sallë, sot.
Ky mandat nuk është i imi. Ky mandat është një besëlidhje publike, një kontratë që qytetarët e Tiranës ma kanë dhënë me vullnetin e tyre të lirë. Kjo besëlidhje është nderi i jetës sime dhe për mbrojtjen e saj unë do të bëj gjithçka që më lejon ligji, fuqia e mendjes dhe forca e zemrës sime.
Do ta mbroj deri në fund sepse nuk po mbroj një karrige, por shpirtin e një lidhjeje të shenjtë midis qytetarit dhe të zgjedhurit të tij.
Populli i këtij vendi, përmes Kushtetutës së tij, ka vendosur qartë se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri vendor përpara afatit, përveçse kur ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit.
Ky nuk është një zbulim i ri; është një premtim solemn i Republikës ndaj vetvetes, një kufi moral dhe ligjor që askush — as unë dhe as Ju — nuk duhet ta shkelë pa rrëzuar më parë themelet e besimit publik mbi të cilat ngrihet vetë shteti.
Prandaj, me respekt të plotë dhe solemn për këtë Gjykatë, pyes sot: Cilën shkelje të rëndë të Kushtetutës apo të ligjit kam kryer unë, në ushtrimin e mandatit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës?
Përpjekja ime për të mbrojtur besëlidhjen me qytetarët e Tiranës, edhe në kushtet e rrëmbimit në qeli, është detyrim imi ndaj qytetarëve.
Besimi im se vota e lirë është më e fortë se kulisat politike është fuqia që më shtyn të bëj këtë betejë.
Bindja ime se drejtësia duhet të burojë nga Kushtetuta dhe jo nga protagonizmi politik apo etja për karrierë mbi kurriz të lirive themelore të qytetarëve është e palëkundur.
Ato çfarë Kushtetuta i mbron, shpresoj që në këtë sallë të thuhen me zë të lartë, të arsyetohen nga Ju dhe të dëgjohen nga çdo shqiptar që ende beson se ligji duhet të të mbrojë, jo të të sulmojë padrejtësisht.
Të nderuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese,
Në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune. Kjo është një seancë historike, që shqyrton vetë demokracinë shqiptare, themelet mbi të cilat qëndron shteti ynë. Sepse që nga dita kur miratuam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe pranuam demokracinë, si vlerën më të lartë të ushtrimit të pushtetit nga sovrani — nga populli — të gjithë ne, qytetarë, politikanë, nëpunës të shtetit dhe Ju, të nderuar gjyqtarë, jemi betuar ta respektojmë dhe ta mbrojmë atë vlerë.
Ne jemi betuar të mbrojmë demokracinë, jo ta përdorim atë. Të ruajmë si pasurinë më të shenjtë të Republikës, jo ta sakrifikojmë për llogari të momentit, për rehati politike apo për urdhra të përkohshëm, që bien ndesh me ligjin e përjetshëm të drejtësisë.
Kjo është çështja gjyqësore që përcakton nëse pushteti do t’u përkasë ende qytetarëve apo do t’u merret atyre në mënyrë të fshehtë e hileqare, pas perdeve të lojërave me nene dhe germa të ligjit. Nëse ligji do të përdoret për të mbrojtur demokracinë apo për ta përmbysur atë në emër të formalizmave.
Sepse kur pushteti që buron nga vota tjetërsohet me taktika për të anashkaluar vetë vullnetin e votës, atëherë besimi i qytetarëve kthehet në tradhti morale. Pushteti që ata na kanë dhënë për t’u shërbyer, përdoret për t’i sunduar, me të njëjtat mjete që na ka vënë në dorë për t’i mbrojtur. E atëherë, Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm, por nga vetë ata që, nën betimin për ta mbrojtur, e përdorin për ta nënshtruar.
“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve.”
Ky ishte një fragment nga formula e betimit tim si Kryetar Bashkie, tre herë i zgjedhur. Ndaj, jam sot këtu për të mbrojtur deri në fund betimin tim — kontratën time me qytetarët e Tiranës. Një kontratë që ka qenë në zemrën time në çdo orë pune, në çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, në diell e në shi, në çdo rrugë të shtruar, në çdo kënd lojërash, në çdo shkollë, kopësht, çerdhe, apo bulevard, kala, shesh e park që ka ndryshuar Tiranën — nga pandemia e kobshme, ku çonim ndihma të izoluarve, te tërmeti kur ndërtuam shtëpitë e mijëra familjeve.
E do ta mbroj edhe këtu, përpara jush, deri në fund. Sepse nuk besoj se ka diçka më fisnike për t’u bërë, as diçka më frymëzuese për një njeri që i shërben publikut, sesa të mbrojë besimin që i është dhënë me votë. Besimin për të drejtuar jo vetëm kryeqytetin e Shqipërisë, por kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, një qytet që rreh me pulsin e gjithë kombit.
E kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat të qytetarëve, vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra: “Mosprezenca në detyrë për më shumë se tre muaj.”
Nuk kishin si të më fyenin më rëndë. Ishte më e rënda e jetës sime publike, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë! Lutem çdo natë për ta: Zot, fali, se nuk dinë ç’kanë bërë.
Kjo “akuzë” nuk më lëndon për fjalën dhe shkresat e shkreta, por për padrejtësinë që ajo përfaqëson. Siç thotë shprehja: Dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi.
Padrejtësia e shkarkimit mbi padrejtësinë e ndalimit nuk janë zgjidhje. Sepse të thuash se Erion Veliaj ka munguar në detyrë, nuk është thjesht cinizëm me Erion Veliajn, por me të vërtetën dhe me ligjin. Mbi të gjitha, e thënë nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit nga zyra pa asnjë akuzë, ngjan si një mesazh pasigurie për këdo që mund të shënjestrohet për arsye politike. Ngjan si një mesazh se në këtë vend sundon dëshira dhe vullneti politik, dhe jo ligji.
Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është vetëm nëna dhe familja ime — për një mungesë 10-vjeçare, askush tjetër. Ata i kam takuar më shumë në burg se në liri, ku prej punës i lija dhe i gjeja në gjumë.
Fort të nderuar, Që nga dita e parë kur u betova në vitin 2015 si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jeta ime është bërë njësh me këtë qytet. E kam drejtuar me gjithë forcën time shpirtërore, mendore dhe fizike, pa kursyer asgjë nga vetja. Ky qytet ka qenë familja ime e madhe.
Nuk pretendoj se çdo gjë e kam bërë mirë, apo se çdo gjë që kam dashur ta bëj, kam mundur ta bëj. Por, një gjë e di me siguri: Askush nuk mund të më “akuzojë” se nuk kam qenë në detyrë.
Sepse kush thotë se unë kam munguar, fyen inteligjencën e të gjithë qytetarëve të Tiranës që më kanë besuar tre herë me radhë, pikërisht sepse e panë me sytë e tyre përkushtimin tim, dashurinë time për punën dhe për qytetin.
Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht ata që donin të më shihnin me pranga në duar e jo me lopatë në duar; ata që nuk më donin mua në atë zyrë, sepse ajo zyrë ishte bërë simbol i dashurisë për qytetin dhe punën — epiqendër e optimizmit dhe një energjie pozitive të pafundme.
Mund ta burgosësh një njeri, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mosprezenca ime nuk ka qenë zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi disproporcional, nga letra anonime dhe zell persekutues, që më privoi jo vetëm nga liria, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej çdo fajësi.
Si mund të quhet “shkelje” mungesa e një Kryetari Bashkie që është fizikisht i ndaluar nga vetë organet e shtetit, në bazë të një vendimi që nuk është i formës së prerë? A mos vallë duam të legjitimojmë idenë se çdo funksionar i zgjedhur mund të largohet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm, pa vendim fajësie, duke i marrë popullit mandatin që ai vetë ia ka dhënë me votë të lirë?
Nëse kjo pranohet, atëherë çdo mandat i zgjedhur nuk është më një garanci e sovranitetit qytetar, por një leje që mund të të hiqet në çdo kohë nga vullneti politik. Nëse pranohet një gjë e tillë, atëherë parimi i prezumimit të pafajësisë humbet kuptimin, dhe ndëshkimi pa vendim gjyqësor kthehet në praktikë të zakonshme. Kjo do të ishte një rrëshqitje e rrezikshme nga shteti i së drejtës në shtetin e paragjykimit.
Kjo nuk është vetëm një padrejtësi njerëzore, por një kontradiktë e hapur kushtetuese, sepse më ndëshkon për një fakt që nuk është as veprim, as shkelje, por një gjendje e imponuar me forcën disproporcionale të vetë shtetit.
Nëse kjo kthehet në precedent, atëherë çdo qytetar i këtij vendi do të jetojë me frikën se mund të ndëshkohet jo për atë që ka bërë, por për atë që cilido pushtet vendos t’i faturojë apriori.
E nderuar Gjykatë,
Nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, atëherë nga nesër çdo qytet, çdo bashki dhe çdo mandat popullor mund të bjerë pre e vendimeve politike të momentit.
Në atë çast, zgjedhjet humbin kuptimin, vota humbet peshën dhe sovraniteti qytetar zëvendësohet nga vullneti i atyre që duan të sundojnë në emër të ligjit, por duke e përmbysur vetë ligjin.
Kjo nuk është demokraci. Kjo është përmbysje e demokracisë. Ky nuk është prezumim pafajësie, por prezumim fajësie, dhe aty ku pafajësia zëvendësohet nga paragjykimi, drejtësia pushon së ekzistuari.
Unë nuk jam sot këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj. Vij për të kërkuar drejtësi kushtetuese. Drejtësia është mburoja morale dhe fundore e Republikës, ajo që mbron rregullin që na mban bashkë si shoqëri. Ajo që e ndan shtetin e drejtë nga shteti i frikës, ligjin nga arbitrariteti dhe Republikën nga çdo formë sundimi.
Në këtë moment vendimtar, Ju nuk jeni thjesht një gjykatë që shqyrton një shkarkim nga detyra të një kryebashkiaku. Ju jeni — siç e ka përshkruar Alexander Hamilton, një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara — “trupi ndërmjetës midis popullit dhe pushtetit”, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar Kushtetuta.
Kur pushteti e tejkalon veten, kur vullneti politik kërkon të zëvendësojë ligjin, vetëm gjykata juaj Kushtetuese ka fuqinë dhe detyrën ta ndalojë. Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe të mbrojë qytetarin nga abuzimi i pushtetit që ai vetë ia ka dhënë.
Veliaj kundërshtoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, duke pezulluar përkohësisht dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Veliajt, duke e futur në seancë, dhe rrjedhimisht duke pezulluar shkarkimin e tij, deri në një vendim përfundimtar.
Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar një shkresë Veliajt, në cilësinë e palës në proces, duke e pyetur nëse dëshironte të merrte pjesë personalisht në seancë, e drejtë që iu mohua gjatë vendimmarrjes në Këshillin Bashkiak.
Më 13 tetor, gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke e informuar për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe për marrjen e masave të nevojshme në rast se Veliaj do të shprehte vullnetin për të qenë i pranishëm.
Erion Veliaj ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese më 25 shtator, kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, vendim i cili ishte propozuar më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Tiranës, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të përkohshëm, derisa të jepet vendimi përfundimtar mbi çështjen e shkarkimit të Veliajt.
Kjo do të jetë hera e parë që Veliaj lë qelinë e paraburgimit, prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti. Ai u arrestua pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim./ZËRI
"Eficensë mbresëlënëse, për 8 orë u morën 8 vendime", Veliaj me nota ironie në GJK: Ju kujtoj çfarë ndodhi me kryebashkiakun e Medelin, u rrëmbye nga organizata terroriste...
TIRANE- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj është duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në seancë, një nga anëtaret e pyeti Veliajn se çfarë do të ndryshonte nëse ai do të thirrej në seancën e Këshillit Bashkiak, ku ai nuk u njoftua.
Veliaj tha se iu pamundësua pjesëmarrja në seancë. Me ironi, Veliaj tha se Këshilli mori 8 vendime për 8 orë, kur në të shkuarën ai iu lutej për të marrë pjesë dhe për të votuar vendimet që lidheshin me punët e qytetit.
Ai kujtoi edhe një rast, ku kryebashkiaku i Medellin u rrëmbye dhe u hoq nga detyra. Sipas tij, për këtë arsye Kushtetuesja duhet të shprehet në favorin e tij.
"Nuk kam marrë përgjigje nga Këshilli, por nga Sekretari i Këshillit, kur gjykohet kryetari i bashkisë, duhet të njoftohesha. Të shikosh nga burgu se po mblidhet Këshilli. Nuk kam parë eficencë të jashtëzakonshme, kur Këshilli kalon 8 vendime për 8 orë. Eficencë shembullore që nis me Këshillin bashkiak dhe përfundon me Presidentin, është mbresëlënëse. Fshati që duket s'ka nevojë për kallauzin tim se duket qartë që nuk u njoftova. Kur unë i kërkoja për qirat, bonuset, ndihmën ekonomike. A do kisha fuqi të ndryshoja vendimin e tyre? Këtë skemi si ta dimë pasi nuk ndodhi. Por unë besoj se fjalët kanë peshë. Ju keni bërë diferencën sot. Unë iu lutesha të vinin për vendimet. Eficenca për të kaluar nga padrejtësia në padrejtësi, nuk e di si do të ishte vendimi i tyre.
Edhe ndoshta do t'ju kujtoja dhe faktin që nesër mund të jenë ata viktimë e kësaj padrejtësie. Nesër dikush, ju jap vetëm një shembull, prej punës që kam pasur kryetari i bashkisë së Medelinit, u rrëmbye nga një organizatë terroriste, FARC.
Dhe pastaj plasi si modë që po të rrëmbehej një kryetar bashkie, krijohen zgjedhje dhe pastaj mund ndoshta të vësh atë që do ti nëse s'ia qëllove me atë që rrëmbeve. Pra hapet një precedent që mund të shkojë në fantazi nga më ekstremet deri te padrejtësia që është rasti im konkret,"-tha Veliaj. /ZËRI
"Për mungesën time, mund të ankohet vetëm familja ime"/ Veliaj në GJK: Cinizëm! Duket si mesazh pasigurie
TIRANE- Kryebashkiaku i arrestuar i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, deklaroi para trupës së Gjykatës Kushtetuese se nuk ka munguar në detyrë nga dëshira por është rrëmbyer dhe interpretimi sipas tij, që i është bërë nga vetë bashkëpunëtorët e tij dhe institucionet e tjera, duket si një mesazh pasigurie. Veliaj tha se për mungesën e tij mund të ankohet vetëm familja dhe nëna e tij.
"Prandaj përfunduam në GJK, se padrejtësi pas padrejtësie nuk bëjmë drejtësi. Nuk është thjesht cinizëm me mua por me ligjin, Kushtetutën. E thënë nga ata që më kanë parë si u rrëmbeva në zyrë, duket si mesazh pasigurie.
Për mungesën time mund të ankohet vetëm familja dhe nëna ime. Djalin tim e kam takuar më shumë në burg sesa në liri. E lija në gjumë e gjeja në gjumë. Nuk pretendoj se kam bërë çdo gjë mirë, por një gjë e di me siguri, askush nuk mund të më akuzojë se nuk kam qenë në krye të punëve të këtij qyteti. Kush thotë se unë kam munguar, fyen qytetarët e Tiranës. Më shkëputën nga puna, padrejtësisht. Nuk donin Lali Erin në zyrë se ishte bërë një qendër optimizmi për të gjithë qytetin. Mosprezenca ime nuk ka qenë zgjedhje, por pasojë e një izolimi përmes një vendimi disporpocional, nga letra anonime. Në bazë të një vendimi që nuk është i formës së prerë. Nëse kjo pranohet, atëherë çdo mandat nuk është më i zgjedhur. Kjo është një gjendje e imponuar e vetë këtij shteti që më kërkon llogari pse nuk vij kur vetë më ka izoluar."-tha Veliaj./ZËRI
“Kjo është një seancë historike”, Veliaj: Vota e lirë është më e fortë se çdo kulisë politike
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është duke bërë mbrojtjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku nuk munguan sulmet në drejtim të atyre që kanë stisur procesin ndaj tij. Veliaj u shpreh se ndërprerja e mandatit të tij në krye të bashkisë së Tiranës shkel demokracinë e qytetarëve që e kanë votuar për 3 mandate rresht në krye të Bashkisë. Veliaj deklaroi se mungesa e tij në krye të detyrës, nuk ka qenë një zgjedhje, por një rrethanë e detyrueshme, për shkak të arrestimit të tij.
“Me respekt solemn për këtë Gjykatë, çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, besimi im se vota e lirë është më e fortë se çdo kulisë politike, më shtyn mua që ta bëj këtë betejë sot këtu. Ato çfarë kushtetuta i mbron duhen thënë këtu me zë të lartë. Të nderuar gjyqtarë, në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune, është një seancë historike ku diskutohet demokracia, shëndeti i demokracisë shqiptare, themeli i shtetit ligjor. Të gjithë ne qytetarë, dhe nënpunës të shtetit, jemi betuar për të mbrojtur këtë si pasurinë më të shtrenjtë të republikës. Kjo është çështja gjyqësore që do të përcaktojë nëse opushteti do i takojë qytetarëve, nëse ligji do e mbrojë demokracinë. Pushteti që ata na kanë dhënë për të qeverisur, po keqpërdoret për ta sunduar”, u shpreh Veliaj.
Ndërkohë që në nisje të seancës, Veliaj tha se arrestimin i tij ishte një rrëmbim, dhe shoqërohet nga shumë policë, si të ishte një vrasës serial.
“Jam rrëmbyer nga zyra dhe jam futur në qeli, me një regji burgosje, apo shoqërimi më të rëndë se një vrasës serial. Kam më shumë policë sot në Gjykatën Kushtetuese seç kam avokate”, tha mes të tjerave Veliaj.
"Nuk jam këtu për mëshirë apo privilegj, kërkoj drejtësi kushtetuese. Drejtësia e ndan shtetin e së drejtës, nga shteti i frikës. Në këtë moment vendimtar ju nuk jeni një gjykatë që po shqyrton një shkarkim të një kryebashkiaku, jeni trupi ndërmjetës mes popullit dhe pushtetit, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar kushtetuta. Vetëm kjo gjykatë mund ta kthejë pushtetin në binarët e kushtetutës”, vijoi Veliaj. /ZËRI
'Jam kryetar i Bashkisë'! Veliaj mbrohet në Kushtetuese: Çfarë ligji kam shkelur, s'po mbroj karrigen
TIRANË-Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë fjalën në Gjykatën Kushtetuese, ku në këtë seancë do të shqyrtohet ankesa e tij ndaj vendimit të qeverisë, që e shkarkoi nga detyra. Në fjalën e tij Veliaj u shpreh se po përballet me një proces të padrejtë dhe me një situatë që, sipas tij, përbën shkelje të të drejtave themelore dhe të vullnetit të qytetarëve. Veliaj theksoi se mandatin e ka marrë me votat e qytetarëve dhe nuk ka shkelur asnjë parim të Kushtetueses. Ish-kryebashkiaku theksoi se para gjykatës nuk ndodhej për të mbrojtur veten dhe karrigen, por 'demokracinë'.
Erion Veliaj: Çfarë kam bërë unë, kam sot më shumë policë se avokatë, kam përjetuar një periudhë denikrimi dhe përpjekje për të heshtur dhe më hequr zërin. Është përcimim ndaj fuqisë së popullit. Jam sot përpara jush si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në harkun 9 mujor kërkoj të drejtën. Kërkoj një gjë të vetme amund ta bëjmë bashkë demokracinë që sot po cënohet. Këtë mandate ma kanë dhënë qytetarët, do ta mbroj deri në fund se nuk po mbroj një karrige se populli ka vendosur qartë. Populli ka vendosur se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhur para aftit, veçse kur ka kryet shkelej të rënda të kushtetutës. Është një premtim solem që republika ja bënte vetes vet. Askush nuk duhet ta shkelë. Pranaj me respekt të plotë pyes cilin ligj kushtetuese kam shkelur unë? Ligji duhet të të mbrojë dhe jo të sulmojë.
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Begajt, mbetet në fuqi pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidencës, për të mos pezulluar dekretin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.
9 gjyqtarët kushtetues, u tërhoqën pak minuta më parë për vendim, pas kërkesës së Presidencës për të shpallur moskompetencë për dekretin e Bajram Begajt. Edhe përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave ishin pro kërkesës me argumentin se Kushtetuesja ka bllokuar zgjedhjet në Tiranë.
Sipas tyre, kjo kërkesë është në kompetencë të Gjykatës Administrative të Tiranës, ndërkohë që sipas mbrojtësve të Veliajt, pezullimi i dekretit është në targetin e Gjykatës Kushtetuese.
Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt janë: Ermal Yzeiral dhe Alban Dokushi.
Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë janë: Erald Jonuzaj, Vangjel Duni, Irma Qosja.
Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës janë: Eriola Shija, Ilir Rusmajli.
/ZËRI
Kushtetuesja seancë publike për Veliajn! Ndiqeni LIVE
TIRANË-Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet në seancë publike ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. I pranishëm është edhe vetë Veliaj, ku do të shyrtohet edhe ankimimi i tij ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. Për këtë të fundit Gjykata është tërhequr për një vendimNiqni hap pas hapi seancën LIVE.
Shkarkimi i Veliajt, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim mbi kërkesën e Bajram Begajt
TIRANË- Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese, seanca ku do të diskutohet mbi vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt. Vetë Veliaj është i pranishëm në seancë, së bashku me dy avokatët e tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Të pranishëm si palë e interesuar në këtë proces janë edhe përfaqësuesit e institucionit të presidencës.
Këta të fundit, kërkuan që Gjykata Kushtetuese të heqë dorë nga pezullimi i dekretit të presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu në proces janë edhe përfaqësuesit e këshillit të ministrave. Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, në lidhje me kërkesën e presidentit, për pezullimin e dekretit për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Sipas përfaqësuesve të presidencës, mbështetur dhe nga këshilli i ministrave, pezullimi i dekretit për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.
“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.
Ndërkohë që mbrojtësit e Veliajt nuk ishin të të njëjtit mendim. Avokatët e tij u shprehën se sa kohë që është në shqyrtim vendimi i shkarkimit, në Tiranë nuk mund të mbahen zgjedhjet e pjesshme.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, tërhoqi trupën gjykuese, për të dhënë një vendim mbi kërkesën e presidencës./ZËRI
Me kostum dhe pranga në duar, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese: A e ka shkelur Edi Rama…

TIRANË- I veshur me kostum dhe me pranga në duar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, ku nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarëve: a e ka shkelur Edi Rama Kushtetutën gjatë shkarkimit tuaj? Veliaj ka dashur të komunikojë diçka me gazetarët dhe mediat e pranishme jashtë Gjykatës, por nuk është lejuar nga ana e gardianëve, të cilët e kanë futur me shpejtësi brenda ambienteve të Kushtetueses, ku do të mbahet seanca për shkarkimin e tij. Seanca pritet që të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë e hapur për mediat, ndërsa vetë Veliaj do të argumentojë qëndrimin e tij se pse shkarkimi nga këshilli bashkiak, i iniciuar nga kryeministri Edi Rama, është i paligjshëm. Kjo është hera e parë pas afro 9 muajsh që Veliaj lë qelinë e paraburgimit, dhe bën dalje publike.
Veliaj kundërshtoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, duke pezulluar përkohësisht dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Veliajt, duke e futur në seancë, dhe rrjedhimisht duke pezulluar shkarkimin e tij, deri në një vendim përfundimtar.
Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar një shkresë Veliajt, në cilësinë e palës në proces, duke e pyetur nëse dëshironte të merrte pjesë personalisht në seancë, e drejtë që iu mohua gjatë vendimmarrjes në Këshillin Bashkiak.
Më 13 tetor, gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke e informuar për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe për marrjen e masave të nevojshme në rast se Veliaj do të shprehte vullnetin për të qenë i pranishëm.
Erion Veliaj ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese më 25 shtator, kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, vendim i cili ishte propozuar më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Tiranës, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të përkohshëm, derisa të jepet vendimi përfundimtar mbi çështjen e shkarkimit të Veliajt.
Kjo do të jetë hera e parë që Veliaj lë qelinë e paraburgimit, prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti. Ai u arrestua pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim./ZËRI
Nën masa të rrepta sigurie, Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Gjykatës Kushtetuese
DURRËS- Nën masa të rrepta sigurie, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit të Durrësit, dhe është nisur drejt kryeqytetit, ku do të jetë i pranishëm në seancën që do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese, për shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak.
Veliaj kundërshtoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, duke pezulluar përkohësisht dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Veliajt, duke e futur në seancë, dhe rrjedhimisht duke pezulluar shkarkimin e tij, deri në një vendim përfundimtar.
Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar një shkresë Veliajt, në cilësinë e palës në proces, duke e pyetur nëse dëshironte të merrte pjesë personalisht në seancë, e drejtë që iu mohua gjatë vendimmarrjes në Këshillin Bashkiak.
Më 13 tetor, gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke e informuar për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe për marrjen e masave të nevojshme në rast se Veliaj do të shprehte vullnetin për të qenë i pranishëm.
Erion Veliaj ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese më 25 shtator, kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, vendim i cili ishte propozuar më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Tiranës, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të përkohshëm, derisa të jepet vendimi përfundimtar mbi çështjen e shkarkimit të Veliajt.
Kjo do të jetë hera e parë që Veliaj lë qelinë e paraburgimit, prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti. Ai u arrestua pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim./ZËRI
'Po vë syzet...dil'! Gjykata Kushtetuese bën prova para seancës së Erion Veliajt: A t'ia jap fjalën...është 'ok'?
TIRANË-Teksa sot në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca ku ish-ktyebashkiaku Erion Veliaj do të jetë i pranishëm, parapërgatitjet kanë filluar. Seanca do të jetë publike, dhe Veliaj do të lërë për disa orë qelinë, për t’u paraqitur personalisht në Gjykatë.
Para seancës ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin nga detyra dhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytetë, një video të publikuar, punonjësit e GJK shfaqen teksa testojnë mikrofonat dhe kamerat në sallë, mes batutash dhe të qeshurash, për t’u siguruar që gjithçka të jetë gati për procesin e sotëm.
Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor.
Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet.
Rreth një javë më vonë, 'situata' u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegoi se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim./ZËRI
'Sytë' nga Kushtetuesja! Erion Veliaj del në publik pas 9 muajve në qeli, a do të hapet rruga për zgjedhjet në Tiranë
TIRANË-Gjykata Kushtetuese mban sot seancën publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, për shkarkimin e tij, si dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. Ish-kryebashkiaku i Tiranës pas rret 9 muajsh në burg, gjatë ditës së sotme do të lërë për disa orë qelinë, për t’u paraqitur personalisht në Gjykatë. Seanca do të jetë publike dhe Veliaj do të dëgjohet për qëndrimin e tij në lidhje me shkarkimin nga posti.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të japë edhe zgjidhjen për zgjedhjet e Tiranës, të cilat parimisht do të mbaheshin në 9 nëntor. Por çfarë ndodhi?
Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor. Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet.
Rreth një javë më vonë, 'situata' u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegoi se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI