Përjashtimi i deputetëve të opozitës, vjen reagimi i parë nga PS, Balla: S'ka negociata!

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi për vendimin e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar 24 deputetët e Partisë Demokratike nga seancat e Kuvendit deri më 2 muaj. Deputeti i PS, i ftuar në “A2 CNN” tha se mazhoranca nuk do të negociojë më me deputetët e opozitës.
“Kjo këtu pastaj është bërë qesharake. Për çfarë dialogu, për çfarë do negociojmë? Se ata duan të negociojnë për vendimet e drejtësisë. Nuk e kemi ne në dorë. Po s’ka, lëre ç’qeverie teknike. Të flasim për gjëra serioze tani se thonë kjo gjëja erdhi tani për një vendim gjykate. Unë nuk i komentoj vendimet e gjykatës. Kam pasur raste kolegësh të PS që janë marrë të pandehur, ju është hequr liria, janë dënuar nga gjykata. Ke parë ndonjë rast, jo mua, por asnjë koleg nga PS që të thonë se shiko ky vendim i gjykatës, ose ky vendim i SPAK-ut për këtë kolegun tonë.... Jo. Po s’ndodh se është qasje. Sepse ka të bëjë me marrëdhënien me shtetin. Ne jemi pushteti legjislativ, kjo pjesa tjetër është pushteti ekzekutiv dhe ky është pushteti gjyqësor”, tha Balla.
Balla akuzoi opozitën se po mban standarte të dyfishta përsa i përket drejtësisë. Sipas tij, nëse ai do të ishte pjesë e opozitës do të shkonte në Kuvend për të diskutuar problematikat e njerëzve.
“Kur një vendim gjykate i marr nga e njëjta trup, dilet edhe thuhet: ‘Po ka dhe gra të mira dhe burra të mirë në këtë sistem gjyqësor’. Të njëjtën trupë gjyqësore që merr një vendim që s’të pëlqen ty këta janë të kapur. Më fal. Kaq bufa i dinë shqiptarët këta. Unë të them të drejtën të isha deputet opozitës sot, do vija të enjten në Parlament, do mbaja një diskutim për problematikat që unë mendoj dhe të premte, të shtunë, të dielë, nëse do edhe të hënë dhe të martë e të mërkurë do isha në zonë tek njerëzit. Dhe nëse do dialog shko bëj dialogun me njerëzit”, përfundoi Balla.
Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me 10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale. /ZËRI
Kolegët ia përjashtuan, Paloka pas vendimit të “Etikës”: Unë nuk isha fare në sallë…

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte i vetmi nga 24 deputetët e PD që u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Por ka diçka! Paloka nuk ka qenë fare pjesë e seancës plenare të të hënës, ku edhe deputetët e opozitës dogjën karriget e Kuvendit. Në një intervistë të dhënë për "KlanNews", Paloka ironizoi vendimin e Sekretariatin e Etikës që megjithatë e dënoi edhe pse mesa duket pa faj!
“Përjashtim interesant. Jam dënuar më pak nga të gjithë, do thuash ti apo kushdo se kam treguar tolerancë me Edin. Kur je pa faj fare, nuk të dënojnë shumë. E di ti që unë nuk kam qenë fare atje?! Unë nuk isha as në mbledhje për disa arsye, as kur u hoqën karriget e as kur u dogjën. Kam hyrë në sallë me vonesë, në vetë filmimet që kanë shpërndarë duket që unë nuk kam bërë asgjë. Nuk kam bërë asgjë! Këta janë tolerantë, s’janë aq të këqinj sa duken. Edhe Salianjin e dënuan me 1 vit burg se mund ta dënonin me 5 vite. Nuk janë aq të zinj!,”-tha Paloka.
Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me 10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale./ZËRI
Përjashtimi i deputetëve të opozitës, reagon Berisha: U dëshmua trimëria e tyre!

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimet e Sekretariatit të Etikës, që dënoi 24 deputetët e PD me përjashtim nga punimet e Kuvendit. Në fjalën e tij të përnatshme nga dritarja e banesës së tij, Berisha u shpreh se maxhoranca ishte e tmerruar nga revolta e opozitës dhe e qytetarëve. Sipas Berishës, me aktet që kryen, deputetët e opozitës treguan trimërinë e tyre.
"Mirënjohje ndaj jush guximtare dhe guximtarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët me fjalën e tyre frymëzojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, ndriçojnë me dritën e së vërtetës mendjet e tyre dhe shpërndajnë terrin e hipokrizisë, terrin e demagogjisë, terrin e propagandës vulgare që regjimi diktatorial i bazuar në lidhjet me krimin, me drogën me vjedhjen e shqiptarëve shpërndan në mediat e tij çdo minutë, çdo orë në Shqipëri dhe mendjet e shqiptarëve. Miqtë e mi, beteja e pandalshme, beteja pa kthim ka filluar. Sot narkoregjimi njëlloj sikur të ishte Maduro i Venezuelës, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga përlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar pasi ka burgosur zv.kryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 22 deputetë të tjerë. Këta anëtarë të organizatës kriminale të Edi Ramës, këta bashkëpunëtorë në krim, në vjedhje dhe trafiqe me atë që panë me sytë e tyre në oborrin e parlamentit e kuptuan se kjo betejë është betejë për jetë ose vdekje, është betejë për triumfin e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës. Ata e panë se shpresë për ta nuk ka më, se revolta popullore që po zien në të katërta anët e vendit do t’i fshijë dhe do t’i hedhë në koshin e plehrave të historisë, aty ku e kanë vendin si keqbërësit më të mëdhenj në historinë e kombit shqiptar. Ata mendojnë se duke zbrazur parlamentin do shpëtojnë nga ndëshkimi popullor, po ata harrojnë se sot me guximin, trimërinë e parlamentarëve të opozitës, janë qindra e mijëra shqiptarë të gatshëm të vërsulen kundër tyre, të gatshëm t’ju shpërblejnë urrejtjen dhe hakmarrjen e tyre, të gatshëm t’ju rezervojnë fundin që meritojnë,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.
Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale./ZËRI
2 muaj i përjashtuar nga Kuvend, Bardhi-Ramës: Përballë do na kesh! Provove se je frikacak

TIRANË- Masa të rënda ndëshkimore janë marrë për deputetët e opozitës, të cilët shkulën mikrofonat dhe dogjën karriget e Kuvendit të Shqipërisë. Për përjashtimin e tij 2-mujor nga seancat në Kuvend, një reagim ka ardhur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Ky i fundit me disa statuse në rrjetin "X" i është drejtuar kryeministrit Edi Rama. Këtij të fundit, Bardhi i shkruan se opozitën do ta ketë gjithmonë përballë, në Kuvend ose jo.
Gazment Bardhi: Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin! Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.
Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale./ZËRI
KAOS dhe ZJARR në Kuvend, përjashtohen për 2 muaj Bardhi, Nallbati dhe Noka (DËNIMET)

TIRANË- Sekretariati i Etikës pas 3 orësh mbledhje vendosi të përjashtojë deputetët e Partisë Demokratike, Gazment, Bardhi Flamur Noka dhe Bledion Nallbati për 2 muaj (60 ditë)nga seancat plenare. Ky ishte ndëshkimi më i rëndë që socialistët dhanë për kolegët e tyre. Më të lehtë e ka dënimin Edi Paloka, i cili është përjashtuar për vetëm 10 ditë.
Ndërkohë Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho u përjashtuan për 40 ditë nga seancat.
Gjithashtu edhe në mbledhjen e sotme të Sekretariatit të Etikës kanë ndodhur incidente.
Deputeti i PD Flamur Noka ka shkulur mikrofonin nga tavolina kryetares Klotilda Bushka, duke mos e lejuar atë të fliste. Ky vendim vjen pasi Partia Socialiste kërkkoi marrjen e masës disiplinore ndaj 24 deputetëve të PD, pas dhunës së ndodhur në Kuvend dhe djegies së karrikëve, të cilat do t’iu faturohen deputetëve të opozitës. Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajëmruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile.
Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar./ZËRI
PD mësyn tek Sekretariati i Etikës, Noka heq sërish mikrofonat: Ju përfaqësoni krimin!

TIRANË- Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku deputetët e Partisë Socialiste do të ndëshkonin 24 deputetët e PD që dogjën karriget e Kuvendit. Mbledhja ishte parashikuar që të zhvillohej në orën 15.00, por me mësyrjen e demokratëve në sallë, nuk u zhvillua. Pasi hynë në sallë, demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.
Më pas, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka pas debateve me kryetaren e Sekretariatit, Klotilda Bushkën, shkuli mikrofonat derisa socialistët ikën nga salla. Në këto kushte, Bushka u detyrua që të ndërpriste mbledhjen.
MOMENTI ME VIDEO:
Noka: Ju përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi
Bushka: Po mos bërtisni! Do uleni në vend apo jo?
Noka: Garda përjashta!
Bushka: Mikrofonin për çfarë e hiqni!
Noka: Jeni hajdutë, edhe ju bashkë me ta. I keni vënë flakën Shqipërisë.
Korreshi: Të na rrojë Edi Rama!
Pasi e arritën qëllimin me shtyrjen e mbledhjes, Noka foli jashtë për mediat duke përsëritur edhe njëherë se demokratët nuk do të njohin asnjë vendim të maxhorancës. Po ashtu, paralajëmroi trazira edhe për seancën e nesërme plenare. Megjithatë nuk ndau asnjë detaj nga plani i opozitës për nesër.
Noka: Kjo është fytyra e këtij regjimi, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla dhe duke shfryrë duf dhe mllef ndaj opozitës mund ta intimidojnë. Kurrë nuk kanë për t’ja arritur, ka mbaruar ajo ditë kur bënin ctë donin më opozitën. Opozitën do ta kenë përballë në mosbindje civile. Ne datë 7 në orën 18:00 në Tiranë, e gjithë Shqipëria në Tiranë, mosbindje civile për t’i dhënë rrugë qeverisë teknike dhe kjo Shqipëri të shpëtojnë nga çeta e hajdutëve dhe t’i kthehet demokracisë.
Pyetje: A do jeni në Kuvend në seancën e radhës?
Noka: Ju mendoni se deputetet e PD-së do të njohin vendimet e "narcos", ne jemi përfaqësues të popullit opozitar, të atij populli që nuk pranon Shqipërinë Narkos, hajdutët dhe çetat, Alibabën dhe nuk pranon që Shqipëria të shpopullohet si pjesë e një projekti antishqiptar. Ne do jemi aty, nuk njohim asnjë vendim.
Sekretariati i Etikës ishte planifikuar të mblidhej sot për të marrë masa ndaj deputetëve të Partisë Demokratike në lidhje me dhunën që ndodhi më 30 shtator në Kuvend. Partia Socialiste kërkoi marrjen e masës disiplinore ndaj 24 deputetëve të PD. Masë disiplinore është kërkuar ndaj deputetëve: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho. /ZËRI
Ervin Salianji në burg, "karrigia" pret deputetin e ri/ Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar në Kuvend pas heqjes së mandatit të Ervis Salianjit, i cili është dënuar me 1 vit burg për "kallëzim të rremë". Tani, sipas procedurës, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të duhet të njoftojë në një seancë vakancën në Kuvend dhe do të lexojë emrin e radhës në listë që do të zërë vendin e Salianjit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili mori 5465 vota.
"I nderuar Z. Komisioner Shtetëror i Zgjodhjeve, Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës "dh" të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara alatit të mandatit të deputetit të PD-së Ervin Salianji, për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të datës 30.9.2024. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor Republikës së Shqipërisë", Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakances,"-shkruhet në dokument.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbërriti në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit, pasi Apeli e shpalli të fajshëm për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Teksa Salianji ndodhet në qeli, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i njofton vakancën. Pritet, që vendin e Salianjit në Kuvend ta zërë ish-kreu i PD-së së Korçës, Andrea Mane. Por në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI
Si do të vazhdojë aksioni i opozitës në Kuvend? Bardhi: Do të bëjmë gjithçka për të penguar normalitetin

TIRANË- Partia Demokratike duket e vendosur që të mos lejojë zhvillimin normal të seancave plenare, në shenjë proteste dhe mosbindje, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me 1 vit burg kolegun e tyre, Ervin Salianji.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se parlamentare Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për ta penguar zhvillimin normal të seancave plenare.
“Sa i takon seancës së nesërme, grupi parlamentar ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme. Strategjitë se çfarë do bëjmë do t’i mësoni aty, mos prisni detaje, pjesa dërrmuese e reagimeve tona janë spontante të diktuuara nga sjelljet e mazhorancës”, deklaroi Gazment Bardhi.
Edhe në seancën plenare të së hënës, opozita dogji karriget në pjesën e jashtme të Parlamentit dhe pati përplasje e akte dhune ndaj mazhorancës socialiste.
Për këtë gjë, policia procedoi penalisht dhe i referoi në SPAK 23 deputetë të opozitës. Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Posaçme, do të vëjë nën hetim deputetët, ndërsa akuzat e ngritura ndaj tyre janë të rënda, si goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrimi i pronës me zjarr.
Protesta e opozitës do të kulmojë në Tiranë, në datën 7 Tetor, ku prej ditësh ftohen qytetarët për pjesëmarrje masive.
Aksioni i opozitës u përshpejtua pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, ndërsa prej kohësh Partia Demokratike, ka shpalosur kërkesën e saj për qeveri teknike, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në Maj të vitit të ardhshëm. /ZËRI