Rama-opozitës: Diellës nuk i prishet humori, do ketë fëmijë të tjerë
TIRANË- Këtë të shtunë kreu socialist ka zgjedhur t’iu përgjigjet kritikave të opozitës në lidhje me ministren AI 'Diellën'. Rama u shpreh se ata nuk e dinë çfarë flasin, ndërkohë që ka theksuar se Diella tashmë po bën për 2 vite punën që Kroacisë iu deshën 7 vite për ta përfunduar në lidhje me anëtarësimin në BE. Ai tha se Diella do të ketë fëmijët e vetë në vijim, duke e quajtur Inteligjencën Artificiale si bekim të vendeve në zhvillim.
"Kaq e thjeshtë është diferenca. Të gjithë ata që nuk dinë çfarë të flasin, por të gjithë ju dhe e gjithë administrata e ministrive që duhet të angazhohet shumë fort për ta çuar inteligjencën artificiale në çdo skaj. BE po na jep mundësi të mbyllim negociatat në 2027 ku përveç reformave, angazhimeve dhe të gjitha rezultateve na duhet pikërisht inteligjenca artificiale se fizikisht do ishte e pamundur që 4 mijë ligje, akte ligjore të nevojshme për plotësimin e kushteve teknike t’i bënim me përkthyes njerëz. Diella nuk harron asgjë, nuk i ndërhyn askush, nuk ia prish humorin asnjë, nuk fle gjumë, nuk thotë po shkoj të ha ose më hahet prandaj s’po punoj.
Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti. Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale janë bekimi i vendeve në zhvillim. Sepse bëjmë kapërcime që nuk kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e procesit linear”, tha Rama.
Opozita e ka cilësuar si absurde këtë lëvizje të Ramës në kabinetin qeveritar. Madje në seancën e fundit parlamentare që ishte parashikuar të zgjaste 24 orë orë dhe që u mbyll për vetëm 25 minuta, opozita reagoi ashpër kur Rama vendosi që në fjalimin e tij t’ia kalonte fjalën ministres robot Diella./ZËRI
Besfort Lamallari merr detyrën si Ministër i Drejtësisë: Prioritet Kodi Penal de Kodi Civil
TIRANË- Në krye të drejtësisë në Shqipëri do të jetë Ministri i ri Besfort Lamallari, i cili u prezantua sot nga kryeministri Rama.
Në fjalën e tij, Llamallari u shpreh se duhet të kenë prioritet mbyllja e punës për Kodin Penal dhe Kodin Civil, të nisura nga “paraardhësi” I tij Ulsi Manja. Po ashtu ai theksoi se digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat është një element i rëndësishëm.
"Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në Drejtësi, dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE, për mbylljen me sukses të Kodit Penal, Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do të shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient, dhe llogaridhënës. Gjithashtu një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejtë Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës,” tha Lamallari./ ZËRI
Para pak kohësh i kishte “nën lupë”/ Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: Fakt, nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje drejtësie
TIRANË-Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar ministrin e ri të Drejtësisë, Befort Llamallrin është ndalur te sistemi gjyqësor, duke e cilësuar si të pavarur prej vitesh tashmë nga pushteti ekzekutuv. Në fjalën e tij Rama deklaroi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë dhe që as nuk do të ndërhyjë në të arshmen.
"Pushteti gjyqësor është një pushtet i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”, tha Rama.
Por në fakt Rama e ka harruar që ka reaguar në lidhje me gjyqtarin që po gjykon dosjen e Erion Veliajt dhe disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë. Madje së fundmi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me deklaratat që ka bërë kryeministri, duke kërkuar që të mos bëheshin deklarata të tilla nga ‘njerëz të veshur me pushtet’ apo dhe media./ZËRI
Rama prezanton Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Llamallarin: Pavarësia e sistemit gjyqësor prioritet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria kërkon transformimin e ministrisë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor. Ndër të tjera ai theksoi se ministri i ri është një nga shërbëtorët më shembullorë të shtetit tonë që do të çojë para së bashku me ekipin e tij punët e nisura nga ish-ministri Ulsi Manja.
" Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.
Ndërkohë që territori i mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave për anëtarësim. Dhe është shumë e rëndësishme, që ne të mos e humbasim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor, si pushteti kushtetues i pavarur në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh edhe në realitet.
Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar gjithmonë dhe ne duhet ta konsolidojmë, duke këmbëngulur në vendimin historik që kemi marrë për të mbajtur duart lart vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve," tha Rama./ZËRI
Sot mori detyrën si ministre, Sala: E palejueshme që s’kemi rimbursim ilaçesh për pacientët me kancer
TIRANË- Ministrja e re e shëndetësise Evis Sala sot mori detyren e saj në krye të këtij instuticioni. Gjatë fjalës së saj, Sala u shpreh se një nga objektivët kryesore gjatë mandatit është rimbursimi i ilaçeve për pacientët me kancer. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se kjo është e palejueshme dhe se është një ndër pikat kryesore e planit të saj, si mjeke e Onkologjikut.
"Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha ministrja e Shëndetësisë.
Sala ka drejtuar Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në Institucionet e Arsimit të Lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh./ZËRI
Diella në fokus të të gjithë botës, Rama: Më kërkohen çdo ditë intervista
TIRANË- “Diella”, ministrja e AI për Prokurimet Publike u përmend sot sërish nga Rama gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala.
Gjatë fjalës së tij kryeminsitri theksoi se gjithë bota po komenton “Diellën”, duke theksuar se tashmë Shqipëria ka përparuar në teknologji. Madje ai zbuloi një detaj: që çdo ditë ai merr 3-4 ftesa për intervista në mediat e huaja për ministren robot "Diella". Sipas Ramës e gjithë kjo vëmendje duhet të sjellë benefite për Shqipërinë, duke tërhequr drejt vetes edhe mjekë të huaj.
“Tërheqja ndaj Shqipërisë sot është edhe më e madhe. Madje është rritur edhe më shumë së fundmi sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota rri e merret me ministren tonë jo njeri. Kjo në thelb e bën shumë tërheqës vendin si vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe dhe hapja ndaj teknologjisë është e plotë.
Çdo ditë kam nga 3-4 ftesa për intervista nga mediat e Evropës për të shpjeguar këtë fenomen. Ashtu edhe tek profesionistët është fomuar ky interes. Nuk duhet të shohim asnjë limit në ambicie. Duhet ta shohim të arsyeshme që këtu të tërheqim edhe mjekë të huaj”- u shpreh Rama.
Rama foli për ndryshimet e mëdha që synon qeveria të bëjë në sistetimin shëndetësor, ku e vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Ai u shpreh se Shqipëria do të bashkëpunojë me një ndër kompanitë më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë./ZËRI
Rama përballë mjekëve: QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës
TIRANË- Në prezantimin e Ministres së Shëndetësisë Evis Sala, Rama është ndalur edhe tek QSUT-ja, duke theksuar se kjo qendër spitalore do duhet të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës. Përballë mjekëve dhe sfatit spitalor kryeminsitri tha se nuk qëndron problemi tek profesionalizmin, por te integriteti i të gjithë trupës për të pasur sukses.
"Nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie, ta shohim si të natyrshme të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar të gjithë së bashku veten dhe për ta parë çdo gjë si fillim të ri. Kjo infrastrukturë që nuk ka çfarë ti ketë zili fare as spitaleve më në zë, është për momentin mure, pajisje, dhe hapësira. Sdfia është që edhe shërbimi brenda të jetë në të njëjtin nivel. Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. S’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës, s’ka asnjë arsye pse jo. Problem nuk është profesionalizmi, por integriteti i të gjithë trupës, dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses. Është gjithçka tjetër nga sa bën secili individualisht," tha Rama./ZËRI
Fieri do të ketë universitet mjeksor, Rama: Na duhet një spital ekselence për turizëm shëndetësor
QSUT- Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala, Rama ka folur për synimet e qeverisë në mandatin e katërt në shëndetësi, ku një nga këto synime është edhe hapja e një universitet i ri mjeksor në Fier. Ai tha se ky universitet do të kthehet në një spital ekselence për të përballuar kërkesat e larta sidomos gjatë sezonit turistik.
“Duam të shkojmë më tutje me hapjen e një universiteti të ri mjekësor në Fier, të ecim më tej më një spital ekselence që të shërbejë për turizëm shëndetësor dhe të përballojë kërkesat sidomos gjatë sezonit veror. Jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nga kompanitë më të njohur në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Nuk duhet t’i vendosim asnjë kufi ambicies, sepse unë e besoj shume fort dhe nuk është e vështirë ta besosh këtë që po them që jetojmë në një kohë kur bekimi i tek, është bekim për vendet si ynë. Ndryshe do të na duhej shumë kohë. Teknologjia u vjen në ndihmë vendeve në zhvillim që një forcë që rrit shpejtësinë e trans. Jetojmë në kohën e progresit eksponencial. Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe t’i mbështesim me investimin e duhur për të pasur sukses. Nga ana tjetër tek dhe AI nuk e zëvendëson dot edukimin dhe specializimin e lartë të mjekës, duhet të kemi një trup të informuar me çdo të re.
Thellimi i autonomisë spitalore dhe rritja e shpejtësisë për ta aplikuar, është e rëndësishme. Nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë, të pranojmë mjekë të rinj dhe të huaj.”, shprehet Rama./ZËRI
Rama prezanton Evis Salën si ministren e re të Shëndetësisë: Do fusim Inteligjencën Artificiale në spitale!
QSUT- Në ambientet e qendrës spitalore Nënë Tereza në Tiranë, kryeministri Rama ka preznatuar ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala e cila “ia merr stafetën” ish-ministres Albana Koçiu.
Gjatë prezantimit të ministres së re Rama foli për ndryshimet e mëdha që synon qeveria të bëjë në sistetimin shëndetësor, ku e vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Ai u shpreh se Shqipëria do të bashkëpunojë me një ndër kompanitë më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë. Ndërkohë që theksoi se duhet të hapet një spital të ri në Fier për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror.
"Duam të shkojmë me hapjen e një spitali të ri në Fier dhe ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë dhe shërbime dhe të jetë në gjendje të përballojë kërkesa shumë të larta sidomos gjatë sezonit veror. Po ashtu jemi në diskutime për të lidhur partneritet strategjik me kompanitë më të mirënjohura në shërbim të shëndetësisë…që deri tani ka Mbretëria e Bashkuar. Të gjitha këto do të jenë në fokusin e ministrisë së re. Po ashtu janë dy shtylla me rëndësi mbi të cilat do të mbështetemi, nga njëra anë krijimi i ekselencave, dhe përparësia e Inteligjencës Artificiale në sistemin tonë shëndetësor,” tha Rama.
Në fjalën e saj të parë si ministre e Shëndetësisë, znj Sala ajo u ndal tek largimi i mjekëve nga vendi duke theksuar se kjo duhet që të ndalohet duke ofruar kompesim të barabartë. Gjithashtu edhe tek riburmismi i barnave onkologjikë, duke thënë kjo është një sfidë e saj personale që do ta realizojë.
“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon. Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha ministrja e Shëndetësisë.
Kujtojmë se në asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, Rama i besoi Evis Salës drejtimin e Shëndetësisë, duke treguar edhe CV-në e pasur dhe kontributin e saj në këtë sektor./ZËRI