Merrnin para nga studentët në këmbim të notës, arrestohen 7 pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”

ELBASAN- Shtatë pedagogët që merrnin para në këmbim të notës dhe sekseri, janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Urdhrat e arrestit janë lëshuar këtë mbrëmje, vetëm pak orë pasi pedagogët u shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje. Pedagogët jepnin mësim tek Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan. Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe janë pezulluar nga detyra.
EMRAT E PEDAGOGËVE TË ARRESTUAR:
- VITI I PARË
1. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofia e Edukimit të Fëmijërisë së hershme;
2. Monika Hodaj, Lënda: Edukimi gjinor në fëmijërinë e hershme;
3. Ornela Bilali, Lënda: Praktikë profesionale.
VITI I DYTË
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Po ashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve./ZËRI
EMRAT/ Aksion në Universitetin e Elbasanit, shoqërohen disa pedagogë, merrnin para nga studentët

ELBASAN- Një aksion i Policisë së Shtetit po zhvillohet në Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Elbasan. Me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë zbatuar disa "fletëarresti" duke shoqëruar disa pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti. Sipas denocimeve, që mesa duket janë provuar të vërteta, pedagogët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë kërkuar para nga studentët e tyre. Ndaj me urdhër të Prokurorisë janë nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.