LIVE UPDATES

Vijon të jetë aktiv zjarri në Delvinë, përhapet dhe në Borsh e Piqeras, 6 persona në spital me djegie

➤ Zjarri në malin e Dukatit vijon të jetë ende aktiv, edhe pse prej ditësh forcat e zjarrfikëses po luftojnë me flakët. ➤ Fshatrat e Delvinës vijojnë të digjen, ndërkohë që flakët janë përhapur edhe si pasojë e erës që fryn në zonë, në Borsh dhe Piqeras. ➤ Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli janë fshatrat ku zjarri është aktiv në Delvinë. ➤ Një ditë më parë në këto zona dolën flakët jashtë kontrollit dhe banorët e tre fshatrave u evakuuan. ➤ Shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Trociu pësoi djegie të shumta dhe u asfiksua duke përfunduar në spital. Ai u fut mes flakëve që të shpëtonte disa banorë. ➤ Pesë persona të tjerë janë gjithashtu në spital duke u trajtuar për djegie të shumta, ndërkohë që ende nuk është bërë një bilanc për dëmet materiale.

6 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

VD- Vatra aktive në Borsh prej 48 orësh! Zjarri edhe në Parkun Kombëtar të Prespës në Pustec, kryebashkiaku: Terren i vështirë

Vijon të jetë aktiv zjarri në Delvinë, përhapet dhe
Pamje nga zjarri në Borsh dhe Parku i Prespës

HIMARË- Një zjarr masiv ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme Borshin, teksa flakët kanë vijuar përgjatë ditës së sotme të përphapen me shpejtësi. Burime për "Zëri.ai" bëjnë me dije se flakët vijojnë të jenë aktive prej 48-orësh, teksa i afrohen zonës së plazhit dhe fshatit. Të favorizuara nga era dhe temperaturat ekstreme, flakët po i afrohen edhe Manastirit te Kremasoves.

Ndërkohë, një zjarr i përmasave të mëdha raportohet edhe në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit. Vatra është përhapur me shpejtësi të madhe, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe forcave të tjera që ndodhen në terren. Bëhet me dije se në terren janë mbi 50 forca që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike.

Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka folur lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në Parkun Kombëtar të Prespës. Ai tha se reagimi ka qenë i shpejti por mungesa e rrugës së kalimit ka vështirësuar ndërhyrjen. Kolefski njoftoi se do të ndërhyet në orët e parë të mëngjesit të së dielës.

Pali Kolefski, kryetari i Bashkisë Pustec: Që në momentet e para që u lajmërua, ka qënë reagim i shpejtë por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo çka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi. Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse , kemi patur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qënë këtu zjarrfikeset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit , punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur. Ne jemi duke bërë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase. Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha e thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen. Fillimisht sipas specialistëve, Ministrisë së Brendshme dhe policisë zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata.

Sa i përket dyshimeve për zjarrun, nuk dihet ende nëse ishte nga pakjdesia apo zjarrvënie e qëllimshme. Kryebashkiaku shprehet se kjo mbetet të vërtetohet nga specialistët dhe polciia e zjarrit./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Zgjerimi i vatrës së zjarrit në Bulqizë, ndërhyet nga ajri! Tymi i dendur mbulon Rrugën e Arbrit

Vijon të jetë aktiv zjarri në Delvinë, përhapet dhe
Zjarri në Qafë Buall

BULQIZË- Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e kësaj të shtune zonën e Qafës së Buallit. Një masiv me pisha në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos, është përfshirë nga flakët të cilat kanë marrë përmasa të madha. Temperaturat ekstreme dhe era kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar një pikë karburanti dhe disa biznese që ndodhen pragjatë Rrugës së Arbrit.

Banorët e zonës shprehen se situata është alarmante dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga zjarrfikësit. Ndërkohë, segmenti i Rrugës së Arbrit në këtë zonë është mbuluar nga tymi i denduar duke vështirësuar qarkullimin e makinave.

Ministria e Mbrojtjes njofton se janw në operacion janë angazhuar, 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektiv të MZSH, 15 efektiv të Policisë së Shtetit, 25 forca bashkie, 10 forca vullnetare, 2 helikopter në rotacion./ZËRI

 

10 MUAJ ME PARE

Situatë kritike nga zjarret në Shqipëri: 18 vatra aktive, flakët rrezikojnë zona të banuara

Vijon të jetë aktiv zjarri në Delvinë, përhapet dhe

TIRANË- Zjarret vijojnë të përfshijnë disa zona të Shqipërisë, me dhjetëra vatra ende aktive dhe temperatura që shkojnë mbi 40°C, duke e përkeqësuar situatën ditë pas dite.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatra zjarri për të vlerësuar nivelin e riskut, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile janë në gatishmëri për ndërhyrje në çdo cep të territorit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata më alarmante paraqitet në Delvinë, Selenicë, Dibër, Mat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Berat, Korçë, Kukës, Fier, Devoll, Pogradec, Lezhë.

Deri më tani 13 vatra janë ende aktive, 6 në monitorim. Më terren janë 485 forca të zjarrfikëse dhe të ushtrisë, me 45 mjete zjarrëfikëse dhe 4 helikopterë të angazhuar.

Ndërhyrja po realizohet në bashkëpunim me forca nga Hungaria, përmes platformës së mbështetjes ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier e Kukës.

Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri, ku është përqendruar edhe puna e forcave operacionale:

-           Qarku Vlorë. Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat. Në perimetrin e djegur ka prezencë të vogël tymi, pasi digjen trungje brenda tij dhe kjo vatër mbahet në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e plotë të zjarrit nga 7 efektivë të MZSH Vlorë dhe 4 forca të pyjores.

-           Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka vazhduar puna për zjarrin e rënë në kullota. Ditën e djeshme ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez.Gjatë operacionit pati djegie Shefi Komisariatit Delvinë, Agim Troci, si dhe 5 persona patën probleme nga asfiksia. Zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe janë përshkuar 10 banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

-           Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë vazhdon aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurredhe ndodhet në një vijë të gjatë shtrirje të përhapur në kodrat në afërsi të fshatrave Velc - Ramic - Verbas - Matogjin të njësisë administrative Brataj. Ka prezencë të forcave operacionale, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

-           Qarku Gjirokastër. Zjarri i rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, njësia administrative Cepo, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, për shkak se ishte në lartësi të madhe, forcat operacionale nuk mundën të ndërhyjnë ditën e djeshme dhe e mbajtën situatën në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale, pasi zjarri është afruar pranë tunelit të Skërficës.

-           Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

-           Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit . Në terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektivë nga FA, mbështetur edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Ditën e sotme zjarri zhvillohet në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe. Në njërin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. Në njërin kah në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

-           Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë. Sot janë angazhuar mbi 15 forca operacionale, të cilat po punojnë që të mos lejohet zhvillimi i zjarrit në vatra të ndezura brenda vatrës.

-           Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajkë të bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Ditën e djeshme janë angazhuar në operacion 16 forca të bashkisë Bulqizë dhe zjarri është mbajtur nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Sot kjo vatër po vendoset nën kontroll nga 10 forca të bashkisë.

-           Qarku Elbasan. Nëz onën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë. Në terren u angazhuan rreth 50 forca, ku nga këta 20 janë forca ushtarake të FA-së dhe 30 forca janë të MZSH Elbasan, forca bashkiake dhe forca të pyjores. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

-           Qarku Lezhë. Në zonën e Shkopetit. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e djeshme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Nuk ka rrezik për banesat. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

-           Qarku Korçë. Në fshatin Dishnicë. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

-           Zjarri në vendi i quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku është kjo vatër zjarri është i veshur me barishte e shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e saj

-           Vatra në fshatin Strelcë, bashkia Maliq vijon në drejtim të Veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara  dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.

-           Po punohet për shuarjen e zjarrit  në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec.

-           Qarku Berat. Në fshatin Muzhakë. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur dhe vështirëson ndërhyrjen e punonjësve të zjarrfikëses, por situata është nën kontroll.

-           Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe Galinë). Gjatë natës zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Mbjeshovë, dhe Bistrovicë. Dje është ndërhyrë edhe me 1 helikopter Hungarez H225M. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

-           Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan po vijon puna për shuarjen e flakëve nga forcat operacionale.

-           Qarku Kukës, në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së nuk kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit. Ditën e sotme janë angazhuar 7 punonjës të AdZM Kukës, për shuarjen e zjarrit.

-           Në Malin me Gropa, saktësisht në vendin e quajtur Fusha e Stanëve, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një terren me barishte të buta. Sipërfaqja e djegur e raportuar është më shumë se 10 ha. Sot kjo vatër zjarri vazhdon të jetë aktive dhe po punohet me 30 forca operacionale MZSH dhe 11 forca AdZM.

 

Në total nga zjarret janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë. 

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 140 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura e 2 helikopterë hungarezë.

 

Nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), sot nuk priten reshje shiu.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 43 gradë celsius në zonat e ulëta.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angahzuara në të gjithë territorin e vendit, në ndjekje të situatës së krijuar nga zjarret. Në këto ditë me temperatura ekstreme, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast të konstatimit të vatrave të zjarrit. / ZËRI/

 

10 MUAJ ME PARE

Plagoset teksa ndihmonte në shuarjen e flakëve në Delvinë, 42-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Vijon të jetë aktiv zjarri në Delvinë, përhapet dhe
QSUT

TIRANË- Një 42-vjeçar nga fshati Kopaçez i Delvinës ka mbetur i plagosur nga zjarret që prej disa ditësh kanë përfshirë zonën. Apostol Zhupa, banor i zonës, ishte përfshirë në përpjekjet për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por ka pësuar djegie të shumta në shpatulla dhe në gjoks.

Banori ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së tij është vendosur të transferohet me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në repartin e djegieve.

Një ditë më parë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe banorët e tre fshatrave u evakuuan.

Ky është rasti i shtatë i personave të djegur gjatë operacionit të shuarjes së flakëve në vend, përfshirë shefin e Komisariatit të Delvinës, Agil Trociu, dhe disa banorë të tjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin mjekësor./ZËRI/

10 MUAJ ME PARE

Sot dita më e nxehtë e vitit, bëni kujdes/ Rrezik për vatra zjarri në të gjithë vendin

Vijon të jetë aktiv zjarri në Delvinë, përhapet dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Sot pritet rrezik maksimal për përhapjen e zjarreve në të gjitha qarqet e vendit, si pasojë e temperaturave të larta dhe kushteve të thata atmosferike. Sipas IGJEUM, temperaturat në disa zona të vendit pritet të kapin vlerat më të larta të regjistruara, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të vitit 2025 deri tani.

Ky paralajmërim bazohet në të dhënat e raportuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM), si dhe Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile të Bashkimit Europian (ERCC).

Reagimi ka ardhur edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura. Po ashtu, çdo rast i dyshimtë duhet të raportohet menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.

Bëhet me dije se Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e menjëhershme të gatishmërisë nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të përballuar situatat emergjente që mund të lindin.

Bashkëlidhur me njoftimin, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar edhe hartat referuese që tregojnë nivelin e rrezikut për vatra zjarri për secilin qark të vendit.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

“Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit. Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet. Bashkëlidhur hartat referuese sipas nivelit të rrezikut për çdo qark.” /ZËRI/

 

10 MUAJ ME PARE

Vatrat e zjarrit përhapen në Borsh/ Forcat zjarrfikëse në terren

Vijon të jetë aktiv zjarri në Delvinë, përhapet dhe
foto nga zjarri

DELVINË- Prej disa ditësh, vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona të vendit. Ende vazhdon të jetë aktiv zjarri në malin e Dukatit dhe në zonën e Delvinës, ku situata ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar djegien e tokave pjellore dhe disa banesave.

Për shkak të përhapjes së madhe si pasojë e erës, zjarri ka prekur edhe kodrat mbi Borsh dhe Piqeras, që janë pjesë e njësisë administrative Lukovë.

Forcat zjarrfikëse janë prezente në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.

Sipas informacioneve zyrtare, zjarri vijon të jetë aktiv në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçez dhe Palavli, në Delvinë. Në terren ndodhen 100 forca, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit në tre fshatra: Palavli, Vergo dhe Kopaçez. Me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë evakuimi i banorëve.

Gjithashtu, vatra zjarri janë regjistruar edhe në Selenicë, në zonat e Velçit, Ramicës, Verbasit dhe Matogjinit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB