FOTOT- Këta janë dy vëllezërit Hoxhosmani, "mbretërit' e kokainës në Evropë
TIRANË- Këto janë foto të reja të Klevis dhe Artur Hoxhosmani, dy nga katër vëllezërit që vendosur në pranga si pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në BE. Në foton e parë, të siguruar nga "ZËRI", shfaqet Klevis Hoxhosmani dhe i vëllai i tij, i cili gjithashtu njihet me nofkën "Turi i Burrelit". Ndryshe nga të vëllezërit që shpesh herë kanë qenë në hijë, Klevisi është bërë i njohur për publikun pasi një marrëdhënie sentimentale me vajzën e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.
Për grupin kriminal, në pranga kanë përfunduar Artur dhe Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj, ndërsa u është komunikuar masa e sigurisë "arrest me burg", Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt. GJKKO ka liruar Ilir Lloshin, i cili rezulton të jetë arrestuar gabimisht nga SPAK. Personi i 7-të i shpallur në kërkim, është biznesmeni, Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se fshihet në Dubai. Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao./ZËRI
Jo vetëm biznese në Angli/ Vëllezërit Hoxhosmani me prona në Palasë e Tiranë, lidhja me “Bandën e Durrësit"
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK ku u godit grupi kriminal i trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine në Europë. Në lidhje me hetimin në pranga janë vendosur edhe dy vëllezërit nga Burreli, Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ky i fundit i njohur pas një lidhje sentimentale me vajzën e ish-deputetes së PD, Majlinda Bregu.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka siguruar foton e dy vëllezërve Hoxhosmani të arrestuar, Artur Hoxhosmani dhe Klevis Hoxhosmani, i bërë i njohur pas një lidhje sentimentale me vajzën e ish-deputetes së PD, Majlinda Bregu.
Dy vëllezërit e arrestuar njëherësh janë djemtë e xhaxhait të Elvin Hoxhosmanit, i dënuar me 23 vite burgim si pjesë e grupit të Indrit Dokles, që i bënë dy herë atentat në muajin Prill dhe Maj 2005, Lulzim Berishës në Durrës. Ata kishin arritur të ngrinin një linjë të sigurt të trafikut të kokainës, duke u futur në tregun e shumicës së bashku me Plaurent Dervishajn, ish-kunatin e Lulzim Berishës.
Gjithashtu në emër të 4 vëllezërve, Artur, Klevis, Bledar dhe Renols Hoxhosmani janë rregjistruar disa pasuri të paluajtshme, si apartamente në zonat më të shtrenjta të Tiranës, Vila në zonën e Lundrës, vila në zonën e “Green Coast”, sipërfaqe toke dhe garazhe në Tiranë dhe Durrës si dhe mjete të tjera luksoze.
Njëherësh SPAK, ka filluar dhe skanimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë që administrohen nga këto pasuri. Të dy vëllezërit Hoxhosmani bënin një jetë mes Dubait, Anglisë dhe Shqipërisë.
Për Dervishaj kjo është dosja e dytë për trafik kokaine që rregjistrohet në SPAK, ndërsa në total Dervishaji janë hapur 4 dosje penale, dy për drogë, një për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe Andi Malokut si dhe një dosje Nr.4 për hetim pasuror në bazë të ligjit Antimafia. Në pronësi të Artur Hoxhosmanit në vitin 2014, është hapur një biznes “Call-Centër” në Durrës me emër “NUISANCE CALL BLOCKER”.
Në vitin 2018 në emër të Artur Hoxhosmanit është hapur biznesi i parë i quajtur “Ilaria 2015”, duke u vendosur me zyra në rrugën Murat “Toptani” në qëndrën “Gjergji Centër”.
Më tej vëllai i madh i katër djemve të familjes Hoxhosmani, vendos të hapë në shtator 2023 një biznes tjetër të quajur “Kelcon”, duke u vendosur me veprimtari tregtare në Kullën “E”, tek kompleksi “Delijorgji” në Tiranë. Administrimi i këtij biznesi aktualisht është në emër Armand Shehu.
Ndërkohë në emër të vëllait tjetër Klevis Hoxhosmani në vitin 2020 është rregjistruar një biznes me emrin “Auto Premier”, ku në qëndër të tregtisë janë makinat e shtrenjta dhe servisi.
Biznesi ndodhet në Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa administrator i këtij biznesi është caktuar, shtetasi Ervis Keci.
Gjithashtu në Tiranë në emër të 4 vëllezërve, Artur, Klevis, Bledar dhe Renols Hoxhosmani janë rregjistruar disa pasuri të paluajtshme, si apartamente në zonat më të shtrenjta të Tiranës, Vila në zonën e Lundrës, vila në zonën e “Green Coast”, sipërfaqe toke dhe garazhe në Tiranë dhe Durrës si dhe mjete të tjera luksoze.
Njëherësh SPAK, ka filluar dhe skanimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë që administrohen nga këto pasuri. Të dy vëllezërit Hoxhosmani bënin një jetë mes Dubait, Anglisë dhe Shqipërisë, duke ekspozuar pasurinë e tyre në rrjetet sociale në internet dhe duke zhvilluar festa me vajza të botës së “Shoë Bizit” Shqiptar.
Burg për trafikantët- GJKKO liron Ilir Lloshi: SPAK arrestoi ‘Liçen’ e gabuar! Ish-pronari i “Cinco-s": Vuaj nga sëmundje e rëndë
TIRANË-GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës. Grupi trafikoi 6 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës. Gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për dy vëllezërit biznesmenë, Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ermir Nderaj, si dhe iu ka komunikuar masën në burg, Erion Alibejt dhe Plarent Dervishajt.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka liruar Ilir Lloshin, pasi u konstatua se arrestimi i tij ishte bërë gabimisht për shkak të ngjashmërisë së gjeneraliteteve dhe vendbanimit me një person tjetër të dyshuar. Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Erion Alibej, si dhe verifikimi i fotografive, konfirmuan se ai nuk është personi i përfshirë në aktivitetin e dyshuar kriminal.
Në seancën gjyqësore, vetë Lloshi ka deklaruar: “Nuk kam lidhje me këto punë, nuk kam dalë asnjëherë jashtë shtetit.”
Kush është Ilir Lloshi?
Referuar dëshmisë së Erjon Alibejt, Ilir Lloshi njihje me nofkën "Liçja". Ai dyshohet se ishte edhe anëtari i grupit të Çopjave. Teksa tregonte lidhjen e të vëllait me Çopajt në Angli, Alibej zbuloi disa përplasje, ku mes tyre edhe se si kishte shpëtuar Lloshin gjatë kohës që ishte rrahur për shkak të mallit të grabitur. Sipas asaj që dëshmonte Alibej, mësohet se Ilir Lloshi ishte dërguar tek ortaku anglez i familjes Çopja si personi që ka patur sasinë e mallit por më pas ai e humbi.
Burime nga seanca me dyer të mbyllura bëjnë me dije se vëllezërit Hoxhosmani kanë mohuar përfshirjen në rrjetin Sky ECC, ndërsa Ermir Ndrejaj ka kërkuar masë më të butë sigurie për shkak të një sëmundjeje të rëndë që e prek. Ndërkohë Plarent Dervishaj, mësohet se ka lënë sallën e gjyqit përpara shpalljes së vendimit, pasi u paralajmërua nga trupa gjykuese të mos fliste pa leje.
Po shijonin pushimet me jaht në Palasë, Policët si 'turistë' kapin biznesmenët e kokainës! Makina luksi, skaf, orë e armë
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga SPAK, ku u godit rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, i përbërë nga 16 anëtarë të cilëve u janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Policët dhe agjentët e BKH janë kamufluar si turistë për të arrestuar biznesmenët e përfshirë në trafikun e drogës, të cilët ndodheshin në Palasë duke pushuar të qetë.
Ermir Ndreaj, i njohur si ish-pronari i 'Cincos' në Durrës dhe Savoy-s tek Deliorgji, ishte duke shijuar rrezet e diellit në një skaf luksoz në zonën e Palasës, kur efektivët e policisë i shkuan papritur për t’a arrestuar. Skafi u sekuestrua nga Policia, ndërsa një kontroll u zhvillua edhe në vilën e Ndreajt në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë, ku janë sekustruar ora të shtrenjta, euro dhe makina luksoze. Po në Palasë u arrestuan edhe vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa Ilir Lloshaj u kap në Elbasan.
Konkretisht SPAK ka sekuestruar 3 makina luksi, njëra prej të cilave Mercedes Benz AMG G63 ose e njohur si G Class, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan. Po ashtu u sekuestruan 1 orë Rolex, model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68 dhe 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.







Gjykata e Posaçme nxorri 7 urdhër-arreste, prej të cilëve u arrestuan 6 persona ditën e premte (25 Korrik), ndërsa personi i 7-të është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga janë vënë vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, biznesmeni Ermir Ndrejaj, Ilir Lloshaj, ndërsa dy kriminelëve Erion Alibej dhe Palurent Dervishajt iu komunikua masa nga qelia, pasi të dy ndodhen në paraburgim nën akuzë për dosjen Plumbi i Artë. Në kërkim është shpallur biznesmeni, Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se fshihet në Duabi./ZËRI
SPAK arreston 'dhëndrin' e Majlinda Bregut! Kush është ish-polici, pjesë e trafikut të drogës, pronar i disa bizneseve në Angli
TIRANË-Klevis Hoxhosmani, vajzës së ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, Kejda Abazi është arrestuar nga SPAK, si pjesë e organizatës kriminale me 16 anëtarë, e cila trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Por kush është Klevis Hoxhosmani, ish-polici nga Burreli, pjesë e trafikut të drogës, pronar i disa bizneseve në Angli?
ZËRI dyshoi i pari për jetën luksoze të të dashurit të vajzës së ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, Kejda Ajazi. Çifti u filmua nga paparacit në Monaco, aty ku shkojnë milionerët e botës. Ajazi është parë shpesh në rrjete sociale me automjete luksoze dhe veshje të markave të njohura ndërkombëtare. Ndërkohë që ditën e djeshme, SPAK njoftoi arrestime të rëndësishme të botës së krimit, ku një prej të arrestuarve është edhe Klevis Hoxhosmoni.
View this post on Instagram
Bizneset në Angli
Klevis Hoxhosmani rezulton të ketë qenë më herët i përfshirë në disa biznese në Angli. Ai ka pasur në pronësi një lavazh me emrin “Crystal Hand Carwash Of Bournemouth Limited”. Top Channel shkruan se ky biznes ka qenë aktiv prej 2013 deri në 2015.
Hoxhosmani rezulton të ketë qenë drejtor i kompanisë “Barrack Road Tyres Limited”, me qendër në qytetin bregdetar Bournemouth në jug të Anglisë nga Marsi 2014 deri në Mars 2015. Tashmë kjo kompani drejtohet nga një shtetas lituanez.
Një tjetër biznes është, 'Opa Coffee Limited' e themeluar në 22 Maj 2023 nga Klevis Hoxhosmani, por prej Marsit 2025. ndërroi adresën. Në Britani nuk figuron me precedentë penalë të rëndë, por në vitin 2014 është dënuar për një incident dhune dhe dëmtim prone. Në Britani Hoxhosmani nuk figuron me precedentë penalë të rëndë, por në vitin 2014 është dënuar për një incident dhune dhe dëmtim prone.
Bisedat në Sky ECC
SPAK, në njoftimin zyrtar, nuk ka dhënë detaje të plota për rolin konkret të Hoxhosmanit brenda organizatës kriminale, por nga bisedat e përgjuara në aplikacionet e komunikimit të enkriptuar si Sky/ECC, dyshohet se ai ka qenë pjesë aktive e asaj që njihet si “Banda e Durrësit”, e drejtuar fillimisht nga Lulzim Berisha dhe më pas nga Plarent Dervishi. Një sasi prej 250 kg kokainë u sekuestrua në prill 2023, e destinuar për në Britaninë e Madhe, përmes Francës.
SPAK urdhëroi Policinë e Shtetit për një aksion blic, për arrestimin e 6 prej të dyshuarve të dosjes së bujshme të trafikut të 6 tonëve kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine për tregun e Europës. Në pranga janë vendosur dy vëllezërit biznesmenë, Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ilir Lloshaj, si edhe ish-pronari i klubit të natës ‘Cinco Cavalli’, Ermir Ndreaj. Ndaj tyre është caktuar masa arrest me burg, ndërsa në GJKKO do të njihen me masën e dytë të sigurisë edhe dy ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të dy aktualisht në burg edhe për dosjen Plumbi i Artë. Në kërkim është shpallur edhe biznesmeni Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Ai dyshohet se fshihet në Duabi./ZËRI