LIVE UPDATES

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30, socialistët hynë nga dera sekrete. Bardhi: Aksionin do e vazhdojmë si të na teket

➤ Ashtu siç pritej, edhe seanca e sotme në Kuvend nuk është zhvilluar në kushte normale, me deputetët e opozitës që patën përplasje në oborr me punonjësit e Gardës dhe kolegët socialistë. ➤ Edhe pse të përjashtuar nga Komisioni i Etikës, ata mbërritën 90 minuta më herët në godinën e Kuvendit, duke tentuar që të hyjnë në sallën e seancës plenare. ➤ Ata u penguan nga punonjësit e Gardës, ndërkohë që të gjitha hyjet e tjera të Kuvendit ishin të mbyllura me kyç dhe me hekura. ➤ Mirëpo një pjesë e deputetëve socialistë, ia dolën që të hynin në sallë, duke shfrytëzuar një prej hyrjeve ‘sekrete’ të godinës së Kuvendit. ➤ Brenda në sallë, socialistët në 27 minuta miratuan një marrëveshje me Gjermaninë për përballimin e ndryshimeve klimatike. Por dështoi zgjedhje e 2 anëtarëve nga Shoqëria Civile për KLGJ dhe KLP. ➤ Në seancë gjithashtu, kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi ndryshoi krerët e grupeve të miqësisë. ➤ Ilir Pendavinji u zgjodh si kryetar i grupit me Greqinë; Eslemvera Zake me Azerbajxhanin; Etjen Xhafaj me Katarin. ➤ Përveç socialistëve, në sallë ishin edhe deputetët e PDIU-së, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj. ➤Me prezencën e tyre është arritur legjitimiteti, 71 deputetë të mjaftueshëm për të zhvilluar senacën plenare. ➤ Ndërkohë jashtë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi se opozita do të vijojë me të gjitha mjetet aksionin e saj, për të penguar normalitetin e jetës parlamentare. ➤ Për të, godina e radhës që do sulmohet është Kryeministria. ➤Sekretariati i Etikës vendosi dje që të ndëshkojë rëndë me 2 muaj përjashtim demokratët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati. ➤ Vetëm Edi Paloka përjashtohet për 10 ditë, ndërsa 20 të tjerët do të qëndrojnë jashtë godinës për më shumë se 1 muaj, 40 ditë.

17 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

VD- Nallbati përze deputetin e PS, djeg me cigare shefin e Gardës: Mirë ta bëra!

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Bledjon Nallbati

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Parlamentit duke tentuar që të pengonin socialistët që të futeshin në sallë. Një nga demokratët që ka pasur më së shumti përplasje sot me Gardën e Republikës ka qenë Bledjon Nallbati. Në një moment, gjatë përplasjes edhe me shefin e Gardës, ky i fundit i ankohet se e kishte djegur me cigare. Por deputeti iu përgjigj se faji ishte i tiji që iu afrua!

MOMENTI ME VIDEO

 

Nallbati: Hë more ikni tani se na vini këtu si burra të mirë dhe bëni lloj-lloj mblesërish!
Gardisti: Më dogje!
Nallbati: Epo mirë ta bëra që të dogja! Mos mu afro. Mirë ta bëra që të dogja po mu afrove, çfarë do bësh?!

Edhe Nallbati, njëjtë si Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë ë përjashtuar me 2 muaj nga Kuvendi, për shkak të djegies së karrigeve seancën e 30 Shtatorit. Deputetët e tjerë të PD-së janë përjashtuar me nga 40 ditë, ndërsa Edi Paloka me vetëm 10 ditë./ZËRI

 

8 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush janë dy deputetët e opozitës që u futën në Kuvend?

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Deputetët në sallë

TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka zgjatur jo më shumë se 30 minuta. Punimet në Kuvend u zhvilluan vetëm nga deputetët e maxhorancës dhe vetëm dy deputetëve të opozitës.

Ishin deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj, që u futën në sallë, ndryshe nga kolegët e tyre opozitarë. Me futjen e tyre në sallë, u siguruan 71 deputetë, të mjaftushëm për të arritur numrin minimal të deputetëve për të zhvilluar seancën plenare./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

U shty me trup nga Flamur Noka/ Ministri Malaj 'thyen heshtjen': Dënoj dhunën

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Petrit Malaj dhe Flamur Noka

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për përplasjen fizike që pati me disa deputet të Partisë Demokratike në hyrjen e Kuvendit të Shqipërisë. Në reagimin e tij të parë pas ngjarjes, ministri e ka cilësuar situatën si të paprecedentë dhe cënim të demokracisë nga grupi parlamentar i PD. Gjitashtu, ai ka shtuar se dënon dhunën e ushtruar ndaj tij nga opzoita por duke mos përmendur emra konkret. Ishin deputetët Flamur Noka dhe Tomorr Alizoti të cilët shtynë ministrin për të mos e lejuar atë që të hynte brenda në sallë.

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Postimi i ministrit

Postimi i plotë:

“Ngjarja e ndodhur sot në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë është një situatë e paprecedentë, një cënim i rrezikshëm i demokracisë dhe vlerave të qytetarisë, që duhet të prevalojnë mbi të gjithë ne. Si Ministër i Financave, jam mandatuar për të zbatuar me rigorozitet Kushtetutën, për të punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim partiak dhe prosperitetin e vendit. Dënoj sot dhunën e shkaktuar nga një grusht deputetësh të opozitës dhe dhunën në çdo formë të saj. Shqipëria po përgatitet të çelë me Bashkimin Europian negociatat mbi kapitujt “Themelorë”, ndaj kjo situatë e papranueshme, nuk bën gjë tjetër veçse cënon drejtëpërdrejt imazhin e vendit dhe këtë më shumë se kushdo duhet ta kuptojë Opozita. Sot, është koha që të gjithë bashkë të punojmë për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve tanë.”

Seanca e sotme parlamentare është mbyllur për më pak se 30 minuta, e cila u parapri nga tensione dhe incidente jashtë sallës, me deputetët e Partisë Demokratike që nuk u lejuan të merrnin pjesë. Deputetët e Partisë Socialiste, hynë në Kuvend nga një derë anësore, ndërkohë që deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, dhe iu vunë zjarrin 4 manekineve./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Ervin Salianji 'mban fjalën', shkruan letër nga burgu, komenton aksionin e opozitës!

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Ervin Salianji

FIER- Edhe pse në burg, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar për qëndrimet e mazhorancës lidhur me aksionin që kanë nisur deputetët e opozitës pas arrestimit të tij. Në letrën e shkruar prej tij, Salianji thekson se në fakt opozita edhe në këtë rast po mbron veten, demokracinbë dhe interesin publik. Ndërsa për maxhorancën shkruan se po tentojnë që të "manipulojnë" atë që po ndodh, duke u hequr si viktima. Sjelljen e maxhoranxës, demokrati e cilëson si hipokrite. 

Letra e plotë:

Letër nga IEPV FIER

Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima. Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat. Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbërriti në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit, pasi Apeli e shpalli të fajshëm për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Teksa Salianji ndodhet në qeli, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i njofton vakancën. Pritet, që vendin e Salianjit në Kuvend ta zërë ish-kreu i PD-së së Korçës, Andrea Mane. Por në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Aksioni opozitar, Braçe ironizon deputetët: Në Kuvend shahen ndërsa në klub puthen

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Erion Braçe

TIRANË- Seanca e sotme parlamentare zgjati vetëm 30 minuta për shkak të tensioneve dhe incidenteëve që ndodhen jashtë sallës. Deputeti socialist, Erion Braçe në përfundim të seancës tha për mediat se edhe PS ka qenë opozitë por nuk ka marrë benzinë me vete. Ai gjithashtu ironizoi deputetët duke thënë se në Parlament shahen të gjithë, ndërsa më pas puthen.

“Për ata nuk përgjigjem. Kanë tjetër shef ata. S’behëm dot shefi i tyre. E keni fjalën për Metën që hypi. Keni parë ndonjë herë të hymë me benzinë në parlament. Aty shahet nga mëngjesi në darkë. Te klubi jo te klubi jo, puthen të gjithë aty”, tha Braçe.

Seanca e sotme parlamentare është mbyllur për më pak se 30 minuta, e cila u parapri nga tensione dhe incidente jashtë sallës, me deputetët e Partisë Demokratike që nuk u lejuan të merrnin pjesë. Deputetët e Partisë Socialiste, hynë në Kuvend nga një derë anësore, ndërkohë që deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, dhe iu vunë zjarrin 4 manekineve. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Aksioni opozitar, Bardhi: Do të vazhdojmë si të na teket!

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në mbarim të aksionit opozitar tha për mediat se deputetët do të vijojnë me aksionin e tyre. I pyetur sesi do të vijojnë, Bardhi u përgjigj si t’iu teket. Ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje mes opozitës dhe Edi Ramës dhe ka kërkuar t’iu njihen të drejtat që kërkon opozita.

"Ne do të vazhdojmë si të na teket. Ne do të vazhdojmë si të na teket. Do të veprojmë në raport me këtë godinë me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin. Ska patur asnjëherë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar të na njoh të drejtat që ka opozita në kuadër të aksionit, u detyrua për shkak të aksionit. Dënimet janë shfuqizuar nga Gjykata. Nuk janë vendosur flakë Kuvendit. Karriget janë mjet pune, ka dhe detyrim ta dëmshpërblejë. Nuk është e Edi Ramës dhe as e Elisa Spiropalit", tha Bardhi. 

Nga ana tjetër seanca e sotme parlamentare është mbyllur për më pak se 30 minuta, e cila u parapri nga tensione dhe incidente jashtë sallës, me deputetët e Partisë Demokratike që nuk u lejuan të merrnin pjesë. Deputetët e Partisë Socialiste, hynë në Kuvend nga një derë anësore, ndërkohë që deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, dhe iu vunë zjarrin 4 manekineve. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Nuk ka normalitet, Kuvendi mbyllet në më pak se 30 minuta

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Elisa Spiropali

TIRANË- Është mbyllur për më pak se 30 minuta seanca e sotme në Kuvend, e cila u parapri nga tensione dhe incidente jashtë sallës, me deputetët e Partisë Demokratike që nuk u lejuan të merrnin pjesë. Deputetët e Partisë Socialiste, hynë në Kuvend nga një derë anësore, ndërkohë që deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, dhe iu vunë zjarrin 4 manekineve.

Teksa zhvillohej seanca e shkurtër plenare, deputetët e opozitës dogjën në oborrin e Kuvendit, 4 manekinë me fotot e Kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të këtij të fundit Geron Xhafaj.

Manekinët u vendosën përpara derës së Kuvendit dhe më pas u spërkatën me benzinë nga deputetët e opozitës duke iu vendosur zjarrin. Ky ishte një demonstrim simbolik i opozitës për të shprehur revoltën dhe protestën e tyre. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Mbetën jashtë Kuvendit/ Deputetët e opozitës djegin manekinet e vëllezërve Rama-Xhafaj

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Manekinet e djegura

TIRANË- Teksa nuk u lejuan që të hyjnë në sallën e seancave plenare, deputetët e opozitës e kanë zhvendosur revoltën e tyre në oborrin e Kuvendit. Pas djegies së karrigeve, sot deputetët e opozitës kanë djegur 4 manekine, që sipas tyre simbolizonin vëllezëri Edi dhe Olsi Rama, si dhe Fatmir dhe Geron Xhafaj.

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,

Më herët, deputetët demokratë bllokuan hyrjet e Kuvendit dhe tentuan të pengojnë kolegët e mazhorancës që të hyjnë brenda, tentativë që dështoi kjo edhe për shkak të Gardës. Një pjesë e deputetëve të mazhorancës, hynë nga një derë sekrete në Kuvend, ndërkohë që opozitës i mbeti që të fyente punonjësit e Gardës./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

Bardhi i hodhi copën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e tij për të goditur në shenjë, si njeri e kam falur

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
elisa spiropali

TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, e pranishme në Forumin për Anti-korrupsion komentoi zhvillimet në seancën plenare të së hënës, ku Gazment Bardhi hodhi një pjesë të karriges në drejtim të saj. Spiropali u shpreh se si njeri e kishte falur Bardhin, por si politikane nuk mund të rrinte pa e komentuar gjestin.

“Ndihem e lumtur që jemi sot bashkë. Faleminderit që na dhatë rastin e kënaqësinë të shkëmbejmë ide më mirë dhe më qartë për atë që përditshmëria na bën të harrojmë, rrjedhën galoponte të ndryshimit. Një ndryshim që pak kohë më parë përballë skepticizmit fatal, ‘ky vend nuk bëhet’ na dukej e pamundur. Ky vend bëhet, ky vend po bëhet.

Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më të papërshtatshme që kam marrë ndonjëherë, një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges që një eksponent i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të gjuajtur në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të rri pa thënë dy fjalë.

Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin që duhet të mbizotërojë dialogu dhe arsyeja, thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi mundësi të shtjellojmë të gjitha arsyet. Po ju them vetëm njërën nga ato, atë që ka të bëjë me rolin balancues të pushtetit gjyqësorë. Ka ndodhur pikërisht këtu ku prokurorët e përgjithshëm të këtij vendi, shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha ndër të tjera Spiropali.

Për gjestin ndaj Spiropalit, Komisioni i Etikës përjashtoi Bardhin me 2 muaj nga seancat plenare. Ndërkohë aksioni i opozitës vijon edhe sot në oborrin e Kuvendit, për shkak se punonjësit e gardës i penguan që të hynin në sallë./ZËRI 

8 MUAJ ME PARE

PD nuk lejohet të futet në Kuvend, PS nis e vetme seancën parlamentare

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
KUVENDI

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar të futen në Kuvend, ndërsa mazhoranca e ka filluar e vetme seancën parlamentare. Deputetët e opozitës po qëndrojnë jashtë oborrit të Kuvendit dhe kanë bllokuar hyrjet e Parlamentit në mënyrë që të mos lejojnë socialistët të futen në Kuvend. Ndërkohë të gjitha karriget e zëvendësuara të deputetëve të opozitës janë bosh, pasi as ata që nuk janë të përjashtuar nuk janë futur brenda.

Mes deputetëve demokrat dhe socialist ka pasur një përplasje, pasi opozita nuk i lejonte këta të fundit të futeshin në Parlament. Ata mbërritën 90 minuta para se të fillonte seanca dhe bllokuan të gjitha hyrjet dhe po ashtu u përplasen me gardën, pasi nuk i lejoi të hynin deputetët e përjashtuar nga Sekretariati i Etikës. 

24 deputetët e PD-së u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më dy muaj në seancat plenare për shkak të dhunës dhe kaosit që shkaktuan në Parlament me 30 shtator. Po ashtu, dje pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për ta penguar zhvillimin normal të seancave plenare.

Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me 10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

“Nuk ka bir k*rve që më pengon mua”, përplasje mes Flamur Nokës dhe deputetit socialist

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Flamur Noka dhe Frrok gjini

TIRANË- Vazhdojnë tensionet në ambientet e jashtme të Kuvendit, ku deputetët demokratë, të përjashtuar nga punimet e parlamentit, kanë penguar kolegët socialistë që të hyjnë në sallën e seancave plenare.

MOMENTI ME VIDEO:


Debati mes Nokës dhe Gjinit:

Gjini: Mos më prek me dorë

Noka: Hajde mo burrë, me mua jo me të tjerët

Gjini: Nuk du me pas gjo me ty

Noka: Kur s’më lenë mua të hyj, as ti s’do hysh

Gjini: S’kam punë me ty unë. Nuk kthehem mbrapa unë tani, do futem brenda. Nuk ka bir k**** që më pengon mua të futem brenda./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Deputetët e PD-së dalin ‘huq’, bllokojnë makinën e Spiropalit, kryeparlamentarja nuk ndodhej brenda

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Pamjet e bllokimit te makines

TIRANË- Deputetët e opozitës, që ndodhen prej më shumë se një ore në oborrin e Kuvendit, krijuan një barrikadë sapo makina e kryeparlamentares Elisa Spiropali mbërriti në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Flamur Noka qëndroi pranë makinës dhe për pasojë pak minuta më vonë, mjeti u largua.

Ndërkohë, Noka prentendon se Spiropali nuk ndodhej në makinë. “Hyjnë si minj aty brenda, se nuk përfaqësojnë popullin këta”, tha Noka.

Në fakt kryeparlamentarja ishte në një event që kishte nisur përpara se deputeët e PD-së të mbërrinin në Kuvend.

Në situatën kur deputetët e opozitës përqëndruan vëmendjen tek makina e Spiropalit, një pjesë e deputetëve dhe ministrave të mazhorancës përdorën një derë të tretë sekrete të Parlamentit për t’u futur në sallë, duke kapur kështu në befasi kolegët  e tyre të opozitës./ZËRI 

 

8 MUAJ ME PARE

“Ça bën të fortin o Niko?!”, deputetët e PD-së përplasen me Peleshin

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Përplasje mes mazhorancës dhe opozitës

TIRANË- Mazhoranca teksa po shkonte në Kuvend është përplasur me opozitën, e cila kishte bllokuar hyrjet e Parlamentit.

Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë përplasur me deputetin e Partisë Socialiste, Niko Peleshi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Niko Peleshi: Nuk firmosëm ne firmosët ju me zjarrin.

Gazment Bardhi: Ti i pari, zjarrin ja keni vënë ju Kuvendit.

Luan Baçi: Si ka mundësi 24 deputetë i formosni me i lënë jashtë ju? Çfarë bëmë ne dje? Ju e keni bërë, je kryetar i grupit Parlamentar.

Niko Peleshi: Ore i dogje ti karriget nuk i dogji kryetari i grupit parlamentar. Ti edhe hakërehesh. Djeg karrigen dhe më hakërehesh mua.

Luan Baçi: Jo mor jo karrigën e dogje ti.

Gazment Bardhi: Ke djeg Shqipërinë!

Niko Peleshi: O Gaz nuk e ke skenar këtë. Kjo nuk është opozitë. Kjo është rruga juaj?

Gazment Bardhi: Po si i përgjigjesh krimit dhe bandës ti?

Niko Peleshi: Kështu i përgjigjesh ti, me kolegun tënd deputet.

Gazment Bardhi: S’kam gjë me kolegët deputetë, kam me ushtarët e krimit.

Niko Peleshi: Këtë e kemi parë 20 vjet këtë film, me zjarr me të djegur.

Gazment Bardhi: Hajdutërinë tuaj nuk e kemi parë 20 vjet as 30 as 50.

/ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Plas dhuna në Kuvend- Deputetët e PD-së përleshen me të PS-së, gardistët shpërndahen në të gjitha hyrjet

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Deputetet

TIRANË- Siç edhe pritej, kanë nisur aktet e dhunës dhe tensionit në Kuvend, me deputetët e Partisë Demokratike, që kanë penguar kolegët e tyre, që të hyjnë në sallën e seancave plenare.

Deputetët e PD-së kanë penguar që të hyjë në sallën e Kuvendit, ministrin e Financave Petrit Malaj, deputetin Etjen Xhafaj, por edhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi.

Deputeti Luan Baçi akuzoi Peleshin se po sillej si i fortë duke qenë se mbrohej nga Garda.


/ZËRI 

 

8 MUAJ ME PARE

Deputetët e PD-së shpërndahen në të gjitha hyrjet e Kuvendit, Noka e gjen derën të kyçur

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Flamur Noka

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë vendosur në të gjitha hyrjet e kuvendit në mënyrë që të ndalojnë ligjvënësit e mazhorancës që të hyjnë në Kuvend. Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se fjala e lirë e frikëson kryeministrin Edi Rama dhe ai ka bllokuar të Parlamentin në mënyrë që të mos lejohen brenda përfaqësuesit e popullit. Po ashtu, ai sulmoi edhe grupimet e tjera të opozitës duke i quajtur ata “raca më e ndyrë e njerëzimit”.

"Tmerri ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këta opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci", tha Noka. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

24 deputetët e PD-së u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më dy muaj në seancat plenare për shkak të dhunës dhe kaosit që shkaktuan në Parlament me 30 shtator. Po ashtu, dje pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për ta penguar zhvillimin normal të seancave plenare.

Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare.

Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me 10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Të përjashtuar nga Kuvendi deputetët e PD mbërrijnë 90 minuta para, pengohen nga garda

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Deputetët e PD

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike mbërritën në Kuvend 90 minuta para edhe pse janë të përjashtuar nga seancat parlamentare. Ata kanë tentuar të futen në Parlament, por janë bllokuar nga garda. Deputetët e opozitës janë vendosur në të gjitha hyrjet e kuvendit në mënyrë që të ndalojnë ligjvënësit e mazhorancës që të hyjnë në Kuvend. 24 deputetët e PD-së u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më dy muaj në seancat plenare për shkak të dhunës dhe kaosit që shkaktuan në Parlament me 30 shtator.

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Deputetët e PD
Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
Deputetët e PD

Po ashtu, dje pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për ta penguar zhvillimin normal të seancave plenare.

Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me 10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

24 deputetë të PD-së të përjashtuar, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend?! Bardhi: Nuk do të ketë normalitet

Përplasje fizike dhe flakë- Kuvendi mbyllet për ’30,
DHUNA NË KUVEND

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të mos jetë normale për shkak të përjashtimit të 24 deputetëve të Partisë Demokratike dhe aksionit që opozita ka nisur pas dënimit me 1 vit burg të deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Po ashtu, dje pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për ta penguar zhvillimin normal të seancave plenare.

“Sa i takon seancës së nesërme, grupi parlamentar ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme. Strategjitë se çfarë do bëjmë do t’i mësoni aty, mos prisni detaje, pjesa dërrmuese e reagimeve tona janë spontante të diktuuara nga sjelljet e mazhorancës”, deklaroi dje Gazment Bardhi.

Ndërsa PS nga ana e saj është shprehur se do të vijojë aktivitetin plenar sipas axhendës së caktuar. Gjithashtu sot do të hyj në fuqi vendimi i Sekretariatit të Etikës që vendosi përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së nga seancat plenare, për shkak të dhunës dhe kaosit të ndodhur në Kuvend gjatë seancës plenare më 30 shtator.

“1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.9.2024.

2. Njoftime.

3. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin "Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri

4. Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar, raundi i dytë.

5. Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar, raundi i dytë.

6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës”, thuhet në rendin e ditës.

Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita nisi aksionin kundër maxhorancës, duke paralajmëruar protestë (e cila do mbahet në datë 8 tetor) dhe mosbindje civile. Por aksioni nisi të hënën nga Kuvend me opozitën që shkaktoi kaos e tensione, duke bllokuar fillimisht Foltoren. Pas kësaj, deputetët e opozitës dolën jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Noka paralajmëroi se e njëjta situatë do të jetë në çdo seancë plenare. Por tashmë, si Noka e Bardhi, edhe 22 deputetët e tjerë janë të përjashtuar. Dënimin më të ulët e ka Edi Paloka, me 10 ditë përjashtim. Përveç kësaj mase, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka dërguar emrat e deputetëve në SPAK, ku i akuzojnë për disa vepra penale. /ZËRI

Poll

MOS HUMB