Nuk iu bind 'urdhrit të partisë', Bujar Leskaj iu bashku protestë për UÇK: E kush po e rr*an për….
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj nuk i është bindur urdhrit të kryedemokratit Sali Berisha për të mos marrë pjesë në protestën e sotme në sheshin Skënderbej”, për ish-luftëtarët e UÇK-së.
Leskaj u pa në krah të protestuesve e veteranëve, por nuk iu shmang dot pyetjes së gazetarëve “se përse ke thyer urdhrin e partisë”. Leska u shpreh se nuk mund të qëndronte pa marrë pjesë në këtë ditë ku janë bërë bashkë të gjithë shqiptarët, ndërësa sa i përket 'urdhrit të partisë', ai u përgjigj shkurt: "Kujt po i rruhet për urdhra", teksa përpiqej t'i shmangej kamerës dhe shtynte mikrofonin.
View this post on Instagram
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mblodhi mijëra qytetarë nga të gjitha trevat. Nuk munguan as figurat politike, ish-president, politikanë aktualë, edhe nga opozita pavarësisht se këta të fundit kishin bërë thirrje për të mos marrë pjesë./ZËRI
"Faleminderit Shqipëri!”, Ali Ahmeti: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse
TIRANË- Kreu i BDI, Ali Ahmeti falenderoi Shqipërinë për mikpritjen, teksa vlerësoi praninë e figurave historike si Alfred Moisiu. Në tubimin e mbajtur në Tiranë, Ahmeti tha se akuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fabrikuara nga qarqet e errëta serbo-ruse. Ai shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha Konventat Ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet e luftës.
Fjalimi i plotë i Ahmetit:
Faleminderit Shqipëri, faleminderit nënë na ke trajtuar dhe na ke pritur si nëna bijtë. Dua të përshëndes Alfred Moisun, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull në shpatull për të solidarizohet me luftëtarët e lirisë sepse vetë ka qenë luftëtari i lirisë.
Të nderuar bashkëkombas, shoqata të Shqipërisë, shoqata të Tiranës për organizimin dhe kontributin që jepnin në këtë fushë për drejtësi. Të nderuar atdhetarë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare përballë shtatit të lartë kreugjeneralit të Kombit, të Skënderbeut në Tiranën tonë. Të nderuar organizatorë, të dashur drejtues të institucioneve të Shqipërisë, sot jemi bashkë në Tiranë, Prishtina e Shkupi dhe kështu qofshim për herë.
Po ngrejmë zërin për drejtësi për respekt për njohje të luftës sonë të drejtë, për pragun e shtëpisë, për liri dhe demokraci, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën dhe Europën. Të dashur vëllezër dhe motra ti themi gjërat troç zanafilla me Speciale është në rakordim me trilluese serb e ruse që bëri
Kohë më pas Dick Marty e riktualizoi mediatikisht këtë temë me porosi ruse-serbe. Pra, kjo Gjykatë u themelua që të zbardhe pretendimet për trafikimin organe me mandate nga 98 në 31 dhjetor 2000. Kjo gjykatë u themelua nga vetë Kosova me qëllim që tja pamundësojë Serbisë që nëpërmjet Rusisë
Kur u hetua dhe u kuptua që çdo gjë ishte një trilliuar propagandues për ta nxirë imazhin e luftës sonë, prokuroria nxitoi dhe përpiloi një akt akuzë tjetër mu në ditën ku në Amerikë duhej të nënshruhej marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfundim të hasmërisë shekullore pa ndarje dhe shkëmbin territoresh.
Sot jemi dëshmitarë që aktakuza nuk ka të bëjë më trafikim organesh por një riciklim i akuzave ndaj tyre. Sot ata po gjykohen si Çlirimtarë si njerëz që e kanë kapur pushkën për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe popullit të vet nga genocide serb.
Ushtria çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha Konventat Ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet e luftës. Kjo u dëshmua në të gjitha gjykimet e derisotme nga Gjykata Ndërkombëtare e Vendore. Gjykimi shfaqi botërisht që ushtria çlirimtare e Kosovës ishte partnere e NATO, Amerikës dhe Europës. Dëshmitë konfirmuan se ne ishim dhe jemi partnerë të Uashingtonin dhe Brukselit, prandaj liria e tyre është e vonuar dhe duhet të vijë menjëherë pa asnjë vonesë shtesë.
"Krenari e historisë sonë kombëtare"! Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për protestën që po mbahet në Tiranë sot, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Begaj, shpreh mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar si themelin e Kosovës dhe krenari e historisë kombëtare. Begaj ka shpërndarë pamje nga protesta që ka veshur kuqezi sheshin "Skënderbej".
Reagimi i Begajt:
UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës.
Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare.
Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.
Protesta për UÇK/ Ish-Presidenti Moisiu: Jemi mbledhur të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar!
TIRANË- Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Nga sheshi "Skënderbej", Moisiu, deklaroi se ky tubim zhvillohet për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Ish-presidenti i cilësoi luftëtarët e UÇK-së si të drejtë dhe guximtarë. Gjatë fjalës së tij, Moisiu tha Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore.
View this post on Instagram
“Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Preshevës dhe Malit të Zi, të dashur bashkëkombës, sot jemi mbledhur këtu në zemër të Tiranës. Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së, që luftuan për lirinë e atdheut. Në vitin 2022, bashkë me presidentin Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko, në dhomat e paraburgimit për të takuar personalisht presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, në bisedë me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të vërtetë, qëndronin të qetë, të gatshëm për t’u sakrifikuar për të pasur luftën e UÇK-së pa njollat që padrejtësisht duan t’i japin ata që nuk i njohin mirë shqiptarët. Ata kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së. Janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qelat e errëta serbo-ruse. Dua të theksoj se lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO dhe SHBA, dhe nga partnerët e rëndësishëm perëndimorë. Komandantët udhëheqës të UÇK-së, dëshiroj të them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë, por në tre raste janë shqiptarët që kanë luftuar për veten: në kohën e Skënderbeut, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe UÇK. Të dashur miq, është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin sa më lart për të ngritur vendin tonë. Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten për t’u bërë mësim të gjithëve. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, liri luftëtarëve të UÇK-së”,- tha Moisiu.
Tirana kuqezi në mbështetje të UÇK-së, Rama i "bashkohet" protestës : Zemra mal!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me protestën që po mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së. Rama ka shpërndarë një video me pamjet nga sheshi 'Skënderbej', ku duket duket pjesëmarrja e qytetarëve në protestë, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjen UÇK, UÇK.
“Zemra mal”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve.
Ditën e djeshme u bë me dije se kryeministri Rama nuk do të merrte pjesë fizikisht në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj. Ndërkohë që më herët, përmes një postimi, kreu i qeverisë shqiptare shpërndai fletë-thirrjen e protestës duke ftuar qytetarët nga të gjitha trevat për pjesëmarrje.
FOTOLAJM/ Me flamurin e UÇK në duar, djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës në Tiranë
TIRANË- Indrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim thaçit, ka mbërritur në protestën në mbështetje të UÇK-së në Tiranë. Mes pjesëmarrësve të tjerë, ai u pa me flamurin e UÇK-së, duke buzëqeshur në mesin e mijëra njerëzve. Në protestën e sotme pro-UÇK, po marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat.
Visualizza questo post su Instagram
/ZËRI
Protesta për UÇK në Tiranë/ Manja: Nuk është politike, kush ka gjak shqiptari duhet të jetë sot ktu në shesh
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është bërë pjesë e protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Së bashku me protesteus të tjerë në sheshin "Skënderbej", Manja foli shkurtimisht për mediat, duke theksuar se nuk është protestë politike.
"Është impresionuese protesta e sotme Nuk është politike, është e shqiptarëve. Kush ka gjak shqiptari duhet të jetë sot ktu në shesh.", u shpreh Manja.
Me uniformë e flamuj në duar/ Veteranët e UÇK-së rreshtohen para memorialit, nderojnë Skënderbeun
TIRANË- Sheshi ‘Skënderbej’ është mbushur nga protestuesit, teksa më pak se një orë na ndajnë nga protesta e thirrur në orën 17:00.
Veteranët e UÇK, me uniforma dhe flamuj në duar, janë ata të parët që janë rreshtuar në protestë para memorialit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
View this post on Instagram
Flamujt kuqezi kanë mbushur sheshin, ndërësa protestuesit mbajën në duar pankarta me thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Tirana në pritje të tubimit në mbështetje të UÇK-së, sheshi “Skënderbej” vishet kuq e zi
TIRANË- Tirana mirëpret sot, në orën 17:00, protestën mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa protestuesit e parë kanë mbërritur në sheshin “Skënderbej”. Më pak se dy orë nga nisja e protestës, sheshi ka filluar të mbushet me qytetarë nga Kosova të cilët po mbajnë në duar flamujtë kuq e zi dhe simbole të UÇK-së.
View this post on Instagram
Që prej orëve të para të mëgjesit, qindra protestues me flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së erdhën Kosova drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës me moton “Liria ka emër”. Me uniformë ushtarake me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qindra ish-luftëtarë u pritën me përshëndetje ushtarake në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë.
View this post on Instagram
Veteranë të tjerë me motoçikleta u nisën për në kryeqytetin shqipta, ndërsa qytetarët nga qytete të ndryshme të Kosovës me autobusë morën rrugën për në Tiranë, për të përcjellë një mesazh të vetëm, “Liri për çlirimtarët”.
Mësohet se gjatë protestës, fjalimet do të mbahen nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ali Ahmeti dhe një përfaqësues i familjeve të dëshmorëve. Për mbarëvajtjen e protestës do të bllokohet për 2 orë qarkullimi tek Bulevardi i Ri, nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00, pasi do të parkohen mjetet e protestuesve.
Sot protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, bllokohet për dy orë qarkullimi në ‘Bulevardin e Ri’
TIRANË- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, gjatë zhvillimit të protestës së sotme në kuadër të mbështetjes për krerët e UÇK-së, e cila pritet të nisë në orën 17:00, do të ketë bllokim të disa akseve rrugore në kryeqytet. Plani i masave do të jetë në fuqi edhe për dy aktivitete të tjera, në datat 18 dhe 19 tetor, që do të zhvillohen këtë fundjavë në kryeqytet.
Duke filluar me tubimin e sotëm në sheshin “Skënderbej”, do të ketë bllokim të përkohshëm nga ora 17:00 deri më 19:00. Nesër, nga ora 09:00 deri në 11:00, do të kufizohet lëvizja në segmentin nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa, më datë 19, do të ketë kufizim të levizjeve duke filluar që nga ora 08:00 deri në 16:00, do të bllokohen segmentet kryesore të kryeqytetit.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Plane të posaçme veprimi janë hartuar dhe kanë nisur zbatimin, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë, që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës. Planet synojnë gjithashtu të lehtësojnë trafikun, të orientojnë qytetarët dhe të garantojnë sigurinë publike.
Në këtë kuadër, informojmë qytetarët se:
-do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbej”, konkretisht prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00;
-më datë 18.10.2025, gjatë aktivitetit “Maratona Fan Run”, nga ora 09:00 deri në 11:00, do të kufizohet lëvizja në segmentin nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
-më datë 19.10.2025, gjatë aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”, do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në 16:00, në zonat/segmentet rrugore: sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e “Durrësit”, Rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiëan”), bulevardi “Bajram Curri” (nga ura e Gjykatës së Rrethit deri te ura e “Taiëan”), rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.
Gjithashtu, informojmë se për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, itinerari i mjeteve të transportit urban, do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, si dhe në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, nga ora 08:00 deri në 16:00, të datës 19.10.2025.
Më tej, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjikë dhe atyre për transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas), në brendësi të Unazës së Madhe, më datë 19.10.2025, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Informojmë se qarkullimi i mjeteve të Emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret e lartpërmendura.
Policia e Tiranës fton qytetarët që të shmangin lëvizjen me mjete, në zonat ku do të ketë kufizime, të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë, në terren.
"LIRIA KA EMËR", mbahet sot në Tiranë protesta në mbështetje të UÇK, kush merr pjesë
TIRANË- Do të mbahet sot në Tiranë protesta për lirinë e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Protesta, që do të nisë në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.
Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës për protestë.
View this post on Instagram
Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në tubim. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë.
Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.
Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së.
Kryebashkiaku Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama dhe Lëvizja Vetëvendosje u përfshinë në replika të forta mes tyre.
Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.