LIVE UPDATES

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’, liderët: Paqe në Ukrainë

➤ Shqipëria priti sot liderët e vendeve të Bashkimit Europian. ➤ Nën moton "Evropa e Re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ky forum politik synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog. ➤ Një nga një, të gjithë kryeministrat dhe Presidentët e shteteve që janë pjesë e këtij Komiteti Politik mbërritën në sheshin “Skënderbej” dhe u pritën nga kryeministri Edi Rama. ➤ Përpara mediave, Ursula Von Der Leyen u shpreh se do të përgatisin një paketë të re sanksionesh për Rusinë. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, të cilës Rama iu ul në gjunjë. ➤ Më pas, në takim, kryeministri Edi Rama propozoi ‘një aleancë përtej armatimit’ mes vendeve të Bashkimit Europian. ➤ Ndërkohë liderët e vendeve të tjerë bashkë me presidentin Volovymir Zelenskyy kërkuan armëpushim në Ukrainë. ➤Samiti u mbyll me konferencën e përbashkët mes kryeministres së Danimarkës dhe Edi Ramës. ➤Kreu i qeverisë, njoftoi se liderët janë dakordësuar që të investojmë më shumë në disa fusha, si edhe një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian.

25 artikuj për këtë temë.
4 JAVE ME PARE

Mbyllet Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Për çfarë ranë dakort liderët e BE

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Liderët e BE dhe Edi Rama

TIRANË-Samiti i Komunitetit Politik Europian përfundoi me mesazhin e qartë se Europa duhet të riarmatoset përballë kërcënimit të Vladimir Putin. Në konferencën e përbashkët me kryeministren e Danimarkës, kreu i qeverisë Edi Rama tha se janë dakordësuar që të investojmë më shumë në disa fusha, si edhe një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian.

Edi Rama: Për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi në mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej. Diskutuam për të investuar më shumë në iniciativa, në ato fushatat europiane që i përkasin këtij komuniteti politik dhe në ato vende që nuk i përkasin ende BE dhe që nuk do t’i përkasin ndonjëherë. Dita ka qenë e frytshme, patëm një sërë tryezash të rrumbullakëta, një seri temash diskutimi. Patëm përfundime shumë interesante që do të çohen më tej nga danezët. Ndërkohë vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian. Kjo është një sintezë e përgjithshme të asaj çfarë bëmë sot./ZËRI

4 JAVE ME PARE

Antarësimi në BE/ Rama: Nuk u martuam sot! Kryeministrja e Danimarkës: Proces varet nga meritokracia

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Mette Frederiksen dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen zhvilluan një konferencë të përbashkët. Rama komentoi luftën në Ukrainë dhe rolin e Europës në ndërtimin e paqes dhe forcimin e mbrojtjes së saj. Nga ana tjetër Frederiksen deklaroi se Europa duhet të armatoset dhe të jetë e aftë për të mbrojtur veten.

Frederiksen u ndal dhe te Lufta ne Ukrainë, ku theksoi se ajo është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte, por nuk kemi parë sinjale nga Rusia, kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës.

Dyshja u pyetën nga gazetarët edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor, ku Rama u përgjigj me humor: “Nuk u martuam dot sot!” Nga ana e saj, Frederiksen theksoi se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë, por nënvizoi se gjithçka do të varet nga kriteret e meritokracisë.

Edi Rama: Nuk u martuam sot.

Mette Frederiksen: Shpresoj se po ecim përpara dhe që të gjithë ne kuptojmë se kjo është detyrë e rëndësishme që dmth se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë. Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje.

Edi RamaKy format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Por ju dëgjuat president e KiE që shpjegoi se ku jemi, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe më pas t’u kërkojmë atyre atë që u takon çfarë u takon të bëjnë. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin që është i mirëpërcaktuar në një një metodologji të qarte me grupkapituj që ndjekin njëri-tjetrin. Kemi një sfidë në tryezë, një axhendë mjaft ambicioze për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Mendojmë që mund ta bëjmë dhe KiE është krah nesh për të na ndihmuar, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për zgjerimin, për bashkimin e Evropës dhe duhet të përfitojmë nga ky momente që të shkojmë më tej. I lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën shumë mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë. Duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jemi përkushtuar që ta bëjmë një gjë të tillë.

4 JAVE ME PARE

Samiti i BE në Tiranë/ Largohet Merz, Vuçiç dhe shefi i NATO-s

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Janë larguar disa nga liderët që morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.Të parët që u larguan ishin presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan dhe kryeministri i Lituanisë, Gintautas Paluckas. Më pas u largua edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. U largua gjithashtu edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz si edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Erdogan dhe Merz mbajtën fjalën e tyre pak më herët, ku kancelari gjerman theksoi vendosmërinë për t’i dhënë mbështetje të fortë ushtarake Ukrainës.

Erdogan nga ana tjetër tha se për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale. Ai shtoi se ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia teksa mori si shembull dhe vendin e tij.

4 JAVE ME PARE

Trump pjesë e samitit në Tiranë! Liderët e BE telefonojnë presidentin amerikan

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Volodymyr Zelenskyy, Donald Trump, Macron dhe Rama

TIRANË-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, në praninë e presidentëve europianë Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Donald Tusk dhe Keir Starmer.

Sipas një postimi të Zelenskyy-t në “X”, gjatë këtij takimi udhëheqësit folën në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Në këtë telefonatë u diskutua raundi i parë të bisedimeve ruso-ukrainase në Turqi, për të cilat ai thotë se Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë.

“Folëm me Donald Trump së bashku me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam takimin në Stamboll. Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë. Qëndrimi ynë – nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe pa kushte dhe një fund të vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra. Presioni mbi Rusinë duhet të mbahet derisa Rusia të jetë gati t’i japë fund luftës. Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë”, -shkruan Zelenskyy.

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
POSTIMI
4 JAVE ME PARE

Kancelari gjerman thirrje BE-së nga Tirana: Amerikanët duhet t’i kemi në anën tonë!

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Friedrich Merz

TIRANË-Kancelari gjerman, Friedrich Merz nga Tirana tha se e gjithë BE duhet të jetë e qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Merz i bëri thirrje Europës, të bëjë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kenë në anën e tyre.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz: Ju e dini që vendi im i është skajshmërisht mirënjohës për atë që SHBA ka bërë pas Luftës II Botërore. Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues. E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Europës, institucioneve europiane dhe Bashkimit Europian. Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel europian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Europë tashmë.

Kjo është vizita e tij e parë në Shqipëri, në kuadër të samitit që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë Evropa./ZËRI

4 JAVE ME PARE

'Shiu, faji i britanikëve'/ Starmer nga Tirana: Ishte diell kur zbrita nga avioni! Putin të paguajë çmimin

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Keir Starmer

TIRANË-Kryeministri britanik, Keir Starmer, e nisi fjalën duke iu përgjigjur batutës së kryeministrit Edi Rama për motin, i cili u shpreh se shiun e sollën britanikët. Starmer, i cili erdhi në Shqipëri një ditë para samitit (15 maj), u shpreh se kur zbriti nga avioni ishte diell. 

Më pas ai theksoi rëndësinë e momentit për sigurinë dhe paqen në kontinentin europian. Duke komentuar situatën në Ukrainë, ai theksoi se javën e kaluar kishte shpallur një paketë të re sanksionesh kundër “flotës hije” ruse, si pjesë e presionit ndaj Kremlinit. Starmer tha se një armëpushim i pakushtëzuar është i domosdoshëm dhe se është koha që presidenti rus Vladimir Putin të ulet në tryezën e bisedimeve.

Fjala e Keir Starmer:

Do të të kujtoja se kur unë zbrita nga avioni ishte diell. Këto zërat që moti është faji i britanikëve, është krejt i gabuar. Megjithatë na bëre bashkë Edi, sepse është një takim shumë i rëndësishëm, sepse është moment thelbësor për kontinentin. Jemi në një epokë të re, por duhet të kuptojmë se është edhe një epokë që karakterizohet nga luhatja dhe paqëndrueshmëria. Mundësia që të gjithë udhëheqësit europian duhet të mblidhen së bashku, vlera e CPE nuk mund të jetë më e qartë se kaq. Është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu. Ne kemi intensifikuar angazhimin me aleatët tanë europianë, duke kuptuar se partneriteti është jetik për të arritur rimëkëmbje të sigurisë. Ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë. E kam kënaqësi që jam kryeministri i parë që vij në Tiranë dhe zhvilloj takim dypalësh me ju. Sfida më urgjente sot është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën ruse. Jemi në një moment i rëndësishëm për Ukrainën, por edhe për të bërë bashkë dhe për të garantuar argumentin e mbështetur nga Trump, për një armëpushim të pakushtëzuar dhe presidentin Putin duhet të vijë në tryezë për ta diskutuar këtë gjë. Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum, duhet të jemi të përgatitur Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë të bisedimeve, Putini duhet të paguajë çmimin. Ajo çfarë ndodhi dje është një provë e mëtejshme që Putin nuk e ka seriozisht paqen. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra, ndërkohë që Ukrainë ka dëshmuar se është pala e paqes dhe e udhëheqjes.

4 JAVE ME PARE

Von der Leyen: U mblodhëm në Tiranë për të ardhmen! I kemi 'sytë hapur', lufta të përfundojë

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Ursula Von der Leyen

TIRANË-Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian po zhvillohet këtë të premte, (16 maj) në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, vlerësoi organizimin e samitit të Komunitetit Politik Europian teksa tha se janë bashkë për të ardhmen e përbashkët. 

Von der Leyen nënvizoi se sot Europa i ka “sytë e hapur” dhe është mobilizuar për rifaktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Në fjalën e saj tha se po punohet për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë dhe u shpreh se Evropa është gati të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave.

Fjala e Von der Leyen:

Faleminderit shumë që na mblodhët këtu, Edi, mikpritje e jashtëzakonshme siç e dimë që e bën. Kur ra muri në 1990, u shpall se ishte fundi i historisë dhe kujtohet të gjithëve se na mori mendja se liria politike dhe ekonomike më së fundi do të shkriheshin bashkë dhe do të bashkonin njerëzit. Ajo që perceptuam si rend botëror po kthehet si çrregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit. Një thirrje për Europën për t’u zgjuar është artikuluar prej shumë vitesh. Sot, Europa është zgjuar. I kemi sytë hapur. Na duhet të thellojmë dhe zgjerojmë rrjetin e partneriteteve që kemi në mbarë botën. Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të sigurisë dhe Europa ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën. Kjo është arsyeja se pse edhe KPE është krijuar: për t’u radhitur krah Ukrainës dhe për të sjellë paqe. Vetëm fakti që jemi të ulur këtu me ju, Volodymyr, është prova e bashkimit tonë të çeliktë, vendosmërisë tonë, për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës, për të gjetur një rrugë paqeje.  Ne jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Volodymyr ka përshkuar një ortek rrugë ditëve të fundit, për të qenë të qartë dhe ne duam që kështu të jetë. Po punojmë për një paketë të re të sanksioneve: sanksione kundër Nord Stream 1 dhe 2… Po kështu, jemi mbledhur këtu në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen përbashkët, të ardhmen tonë të Europës në një epokë besimi të përbashkët me synim të ndërtojmë këtë mirëqënie dhe nuk kam aspak dyshim që do ta bëjmë.

4 JAVE ME PARE

Meloni: Rizgjedhja e Ramës si udhëheqës i Shqipërisë ishte e papritur

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt, gjë që sipas saj, ishte e papritur. Në fjalën që mbajti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Meloni tha se Shqipëria është Evropë po aq sa shtetet që janë pjesë e këtij unioni. Kryeministrja italiane shtoi se ajo që Evropa duhet të bëjë, është të shohë pasojat që ka shkaktuar agresioni rus dhe të mendojë se si mund ta luftojë atë. 

"Si fillim, më lejoni t’ju falenderoj për këtë mikpritje, nuk dua të them të bukur, por që më ka bërë të ndiheshm shumë e re me atë videon që u shfaq që në momentin e parë. Dëshiroj sërish të uroj Edin për rizgjedhjen e tij si udhëheqës i Shqipërisë. Ishte e papritur. Europa mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për kombin shqiptar, por për të gjithë ne. Shqipëria është sigurisht Europë, ashtu si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate të caktuar. Të gjitha ato shtete që janë në këtë tryezë janë po aq europiane sa ato që janë pjesë e BE. Ka vende që janë bërë pjesë e BE-së, ka vende që nuk kanë zgjedhur të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe sigurisht ka vende që po tentojnë të hyjnë në BE. Fakti që ne jemi këtu sot do të thotë që po ndërmarrim një hap përpara në këtë proces të ribashkimit të Europës, sepse nëse duam ta ribashkojmë Europën, nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor, sepse janë pjesë e saj, janë ura lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Sigurisht zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja, por jam i bindur që integrimi është vetëm për të mirën e sigurisë së Europës, duke marrë parasysh ç’po ndodh në kufijtë tanë. Pasojat që i ka shkaktuar rendit borëror, agresioni rus, vazhdon të sjellë efekte destabilizuese. Për këtë arsye ne do të zgjedhim të qëndrojmë krah ukrainasve dhe do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën që kjo luftë të marrë fund menjëherë. Volodymyr, ti e di, ne e duam lirinë tuaj, njësoj siç e do dhe populli i Ukrainës. Ne e pamë dhe dje që ishit të gatshëm në negociata. Gjithashtu, jam dakort, jam shumë dakort me shumë prej gjërave që tha Edi në fjalimin e tij, por të flasësh për një Europë të bashkuar në këtë Europë të re, duhet të kujtojmë se cilat janë themelet tona dhe kush jemi ne, kjo është ajo që duhet të bëjmë,"- tha Meloni. 

4 JAVE ME PARE

Erdogan bën thirrje për bashkim: Kur kur Evropa ka qenë e përçarë, ka qenë e dobët! Të rishikohet Shengen

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Erdogan

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan i ka bërë thirrje Evropës që të qëndrojë e bashkuar. Në fjalën që mbajti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Erdogan tha se duhet parë mënyra se si mund të bashkëpunohet mes vendeve, në fusha si Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Megjithatë, ai tha se ajo që duhet parë është edhe praktika si ajo e Shengenit që kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Pjesë nga fjala e Erdogan: 

Si fillim dua të falenderoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që që kanë kontribuuar në organizimin e këtij samiti. Jemi duke diskutuar për një vision të ri që ripërcakton kontinentin e Evropës. Dhe dua të theksoj se sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që ne të jemi dhe të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të krijohet arkitekturë e drejtë dhe globale e qeverisjes. Ky transferim duhet të nisë së pari në shtëpinë tonë, kontinentin evropian. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për bashkëpunim, në fusha si industria e mbrojtjes, energjia, korridoret e transportit, tregjet digjitale dhe lendët minerale kritike. Janë shumë fusha pra që ne mund të bashkëpunojmë. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane, përpjekjet e BE-së për të zhvilluar industrinë e saj të mbrojtjes, janë vërtetë të dobishme, por duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë të BE që të mos ndikojnë tek siguria evropiane. Shumë luftëra e konflikte në Evropë na kanë treguar se për çështje jetike si mbrojtja e siguria, nëse përçahemi bëhemi më të dobët. Miq të shquar ndërkohë që marrim në konsideratë të ardhmen tonë të përbashkët, duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike. Këto përpjekje duhet të përfshijë edhe aleatë, që nuk janë në BE, në mënyrë që mos të gërryeje rolin thelbësor të NATO-s. Kjo mund të ishte në interes më të mirë të sigurisë europiane. Shumë luftëra e konflikte në Europë na kanë treguar se për mbrojtjen apo sigurinë, nëse përçahemi bëhemi më të dobët dhe nëse bashkohemi bëhemi më të fortë. Turqia ka një madhësi ekonomike prej 1.3 trilionësh dollarë amerikanë, një popullsi dinamike prej 85 milionësh dhe një qasje të drejtpërdrejtë në tregje konsumi. Përgjithësimi i bashkimit doganor me BE-në do të kontribuajë për sigurinë e zinxhirëve të furnizimit. Praktikat e vizave si ajo e Shengenit, që kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave tona, duhet të rishikohen. Me investimet viteve të fundit po i afrohemi objektivit për ta shndërruar vendin në një qendër të rëndësishme energjitike për gjeografinë e rajonit. Turqia luan rol të rëndësishëm në Evropë në proceset e transferimit të energjisë.

4 JAVE ME PARE

Zelenskyy: Lufta do të mbyllej në Ankara, por Putin kishte frikë të vinte

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Zelenskyy

TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se kishte ndërmarrë një nismë për të përfunduar luftën në Ankara, gjatë një takimi që u prit nga Presidenti Erdogan. Në fjalën që mbajti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Zelenskyy tha se ai ishte i gatshëm të ulej në bisedime, por që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk kishte shkuar në Turqi. Në vendin e tij, ka dërguar një delegacion tjetër që sipas Zelenskyyt është një nivel shumë i ulët. 

Pjesë nga fjala e Zelenskyy-t:

Faleminderit shumë, faleminderit shumë Shqipërisë që na ka mirëpritur. Shqipëria është një vend që beson tek Evropa, një vend që vazhdon të luftojë për të qenë pjesë e BE-së.  E vlerësoj faktin që e kuptoni njësoj situatën tonë dhe mendoni që lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë. Ju e dini që këtë javë ne patëm mundësinë, të ndërmerrnim hapa për ta mbyllur luftën, nëse Putini nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi. Unë isha në Ankara dhe u prita nga Erdogan. Unë isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin si në Ankara apo në Stamboll. Jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë se delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i një niveli shumë të ulët dhe askush nga ata që erdhën nuk mund të merrnin vendime në Rusi.

4 JAVE ME PARE

Osmani nga Tirana: BE u hap derën atyre që takojnë Putin, punën tonë s'e vlerëson

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Vjosa Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian nga Tirana. Teksa foli për mediat, Osmani tha se BE u ka hapur dyert njerëzve që zhvillojnë takime me Presidentin rus, Vladimir Putin. Me këtë deklaratë, ajo iu referuar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ajo bëri thirrje që të vlerësohej puna e Kosovës. 

"Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së,"- tha Osmani.

4 JAVE ME PARE

Samiti/ Rama: Fushata jonë ishte BE, na dha 52% të votave

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Edi Rama

TIRANË- Në fjalën hapëse të samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama komentoi fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rama u shpreh se fushata elektorale e socialistëve u përqendrua e gjitha tek Europa, gjë që i siguroi socialistëve 52% të votave.

"Ishe dyshim, por u shndërrua në provë shkencore nga Institucioni i Parashikimit të Motit Evropian, që shiu jo i brendshëm dhe këmbëngulës ishte sjell nga delegacioni britanik dje në mëngjes. Më vjen keq. Sa herë largohuni nga Europa qani. Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës. Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave. Në Ballkan i kemi mbijetuar luftës shkatërrimit e rrënimin, kemi mësuar se paqja nuk ka konkurent. I kemi mbijetuar lajmeve të rreme dhe kemi mësuar se bashkëpunimi nuk ka humbës,"-u shpreh Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare e vendosi theksin të Bashkimi Europian.

“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje,”- tha Rama./ZËRI

4 JAVE ME PARE

Takimi me Ramën në Kryeministri, shefi i NATO-së zbulon çfarë diskutuan!

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Mark Rutte dhe Edi Rama

TIRANË- Pas takimit në Kryeministri me Edi Ramën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zbuluar detaje nga biseda. Në një postim që ka bërë në platformën "X", Rutte zbuloi se bashkë me Ramën kanë diskutuar për kontributet që Shqipëria po i jep aleancës së NATO-së. Ndërsa shtoi se kishin diskutuar edhe lidhur me samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

“Kënaqësi që takova mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë,”- shkruan Rutte.

Rutte ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Nën moton "Evropa e Re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ky forum politik synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog. Një nga një, të gjithë kryeministrat dhe Presidentët e shteteve që janë pjesë e këtij Komiteti Politik mbërritën në sheshin “Skënderbej” dhe u pritën nga kryeministri Edi Rama./ZËRI

4 JAVE ME PARE

ME VIDEO/ Mandati i katërt i Ramës surprizon Merz, kancelari ‘hutohet’

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Kryeministri Edi Rama dhe kancelari Friedrich Merz

TIRANË- Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e 11 majit që i dhanë mandatin e katërt. Merz u duk i surprizuar në momentin që u prit nga Rama dhe i komentoi mandatin e katërt. Në një moment, ai duket se është ‘hutuar’ për rrugën që do të ndiqte më pas dhe merr orientimin nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ndërsa, pas takimit, në një prononcim për mediat, kancelari tha se në këtë takim do të shtrëngojë duart me shumë liderë evropianë dhe se është i lumtur për këtë gjë. Ai shtoi se synimi është është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,”- tha Merz.

4 JAVE ME PARE

Osmani: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës para dialogut me Serbinë

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, para vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Më parë duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”, ka thënë Osmani në Tiranë, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin njëditor të Komunitetit Politik Evropian.

“Këtë e kam kërkuar edhe mbrëmë gjatë darkës së organizuar nga ana e BE-së, dhe do ta kërkoj edhe sot, sepse kjo do t’i jepte kredibilitet dialogut", është shprehur presidentja e Kosovës.

Osmani ka thënë se "Kosova është gjithnjë e gatshme dhe konstruktive që të marrë pjesë në këtë proces", që ndërmjetësohet nga BE-ja. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 - pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të Kosovës, në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Siç e dini këto masa lidhen me nevojën për t’i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt do të ndodhë ky shtensionim. Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t’i heqim masat”, ka thënë, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës. Më herët, për Kosovën dhe Serbinë foli shkurt para gazetarëve në Tiranë edhe kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

“Presim normalizim të marrëdhënieve, sigurisht”, tha Kallas, para nisjes së samitit në Tiranë.

Presidentja e Kosovës, ndërkaq, foli edhe për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE, teksa i bëri thirrje Brukselit që të bëjë veprime konkrete.

"Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 vjetëve, por, për fat të keq, ende nuk është shqyrtuar aplikimi nga BE-ja, për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare”, ka thënë Osmani.

“Meqenëse ky është edhe samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian, ka ardhur koha që, përtej fjalëve të bukura që u drejtohen shteteve aspiruese për anëtarësim, të ketë veprime konkrete”, është shprehur ajo para gazetarëve.

"Është shumë me rëndësi që të kemi rezultate konkrete, në veçanti për shtete si Kosova, e cila është 100 për qind në linjë të plotë me vendimet e BE-së sa i përket politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë”, ka porositur Osmani./REL

4 JAVE ME PARE

“Je vonë!”/ Rama ‘kritikon’ Macron, presidenti francez: Shumë bukur!

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

TIRANE- Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti i fundit në pritjen që kryeministri shqiptar Edi Rama ishte duke iu bërë liderëve të Komunitetit Politik, në sheshin Skënderbej. 

Me të mbërritur, Rama i vuri në dukje Macron vonesën, por presidenti francez vijoi duke shprehur kënaqësinë për ardhjen në Shqipëri.

"Je vonë"-tha Rama. 

"Shumë bukur, do të flas më vonë, faleminderit"-iu tha Macron gazetarëve të huaj që po ndjekin aktualisht punimet e samitit që po zhvillohet në Tiranë. /ZËRI

4 JAVE ME PARE

Meloni nuk do ta vizitojë kampin e Gjadrit: Nuk kam kohë por puna atje vazhdon

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

TIRANE- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi se nuk ka plan të vizitojë sot qendrën e emigrantëve italianë në Gjadër. E pyetur nga gazetarët në hyrje të Samitit të Komunitetit Politik, Meloni tha se puna në Gjadër vazhdon. 

Pyetje: Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër?

Meloni: Nuk kam kohë të kaloj por puna po vazhdon, dhe kjo dëshmon edhe shpejtësinë e funksionimit. Duke treguar siç kishim premtuar se jemi në rrugën e duhur.

Që në fillim të vitit, qeveria italiane kaloi një dekret me të cilin ndryshoi përdorimin e kampeve që ishin ndërtuar për emifgrantët në Gjadër dhe Shëngjin. Kampet që u ngritën për strehimin e emigrantëve të paligjshëm do të kthehen tashmë në një vendndalimi për emigrantët që vijnë në Itali ilegalisht nga vendet e sigurta./ZËRI

4 JAVE ME PARE

Rama pret Erdoğan, presidenti turk i tërheq vëmendjen për atletet: Do shpallim paqen të gjithë botës në Shqipëri…

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Europian që po mbahet në kryeqytetin tonë. Sapo ka zbritur nga makina, Erdogan i është afruar kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka kritikuar edhe njëherë për zgjedhjen e këpucëve që kishte bërë. Mesa duket presidenti turk nuk është "fans" i atleteve. 

Në një moment i ka kthyer përgjigje edhe gazetarëve që kanë tentuar të marrin prononcime nga presidenti. 

*i thotë Ramës: Punë të mbarë!

*gazetarëve: Jo tani! Tani le të fillojmë punën. Kemi shumë punë. Ne do të shpallim paqen të gjithë botës në Shqipëri.

MOMENTI ME VIDEO: 

4 JAVE ME PARE

Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit, kryeministrja italiane: E bën që të jetë i gjatë sa unë...

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Momenti kur Rama i ulet Melonit ne gjunjë

TIRANE- Një moment pikant është shënuar gjatë pritjes që kryeministri Edi Rama po iu bën liderëve të Bashkimit Evropian gjatë Samitit të Komunitetit Politik. Kryeministri Edi Rama e ka pritur duke u ulur në gjunjë kryeministren italiane, Georgia Meloni. Kjo situatë duket se e ka sikletosur disi Melonin e cila i kërkoi kryeministrit të ngrihej. 

"Edi të lutem, stop. E bën që të jetë i gjatë aq sa unë"-tha Meloni me humor përballë gjestit të Ramës. 

Miqësia mes të dyve është një lajm i ditur tashmë dhe Rama nuk ka harruar ta quajë "motër" Melonin. Meloni ishte liderja e parë e BE që uroi kryeministrin shqiptar për fitoren e mandatit të katërt./ZËRI

4 JAVE ME PARE

Protesta e PD krahas Samitit të BE/ Berisha: Zgjedhjet farsë! Qytetarët ankohen, deputetët kapen me gazetarët

 

4 JAVE ME PARE

“Krijuar me vizatimet e fëmijëve”/ Rama publikon pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Pamje nga vendi ku do mbahet Samiti

TIRANË- Sot në Tiranë do të mbahet samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian. Takimi sot do të mbahet nën moton: New Europe in a new world! Teksa gjithçka po bëhet gati për Samitin që do të mbahet në kryeqytetin e vendit tonë, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohen takimet me liderët europianë. Por, po ashtu, ka zbuluar edhe një detaj.

Sipas tij, muralet e vendtakimit janë vizatime të fëmijëve të Shqiprisë.

“MIRËMËNGJES dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

4 JAVE ME PARE

Analiza e SkyNews: Ç'po kërkon Starmer me qendrat e azilkërkuesëve në Shqipëri?

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Keir Stramer në Shqipëri

TIRANË- Sir Keir Starmer e shfrytëzoi vizitën e tij të parë në Shqipëri për të njoftuar se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të krijojë "qendra kthimi" për të deportuar emigrantët e paligjshëm. Ai tha se po zhvillohen diskutime zyrtare me vende të ndryshme. Nuk e dimë cilat janë këto, por e dimë cilat nuk janë të gatshme - dhe një prej tyre është Shqipëria. Kryeministri Edi Rama, tha se i qëndronte “besnik” “martesës” me Italinë – duke shtuar se marrëdhëniet me vendet e tjera janë “thjesht dashuri”.

Ekipi i Sir Keir thotë se kjo kërkesë e kryeministrit nuk ishte në axhendën e takimit.

Por para së gjithash, çfarë janë qendrat e kthimit?

Në thelb, qendrat e kthimit janë qendra përpunimi të dokumentacionit për njerëzit që kanë shteruar të gjitha mundësitë e tyre për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar - duke përfshirë kërkesat për azil dhe përpjekjet për të kërkuar viza të caktuara pune ose studimi. Ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës dhe, ndërsa kjo ndodh, ata mund të shkojnë në këto qendra kthimi - për të parandaluar arratisjen e tyre. Zyrtarët e shtetit thonë se kjo do t’i pengonte azilkërkuesit që të krijonin familje dhe ta përdornin këtë arsye për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Italia e ka një qendër të tillë, por nuk është përdorur.

Qeveria e Georgia Melonit ka kohë që është e interesuar për këto projekte dhe ka ndërtuar dy në Shqipëri - në portin e Shëngjinit dhe në fshatin Gjadër - mjaftueshëm të mëdha për 36,000 persona. Por të dyja janë aktualisht bosh. Gjykatat në Romë thonë se ato nuk mund të përdoren derisa Gjykata Evropiane e Drejtësisë të thotë se munde...

Një vendim pritet muajin që vjen!

A po rikthehet plani i Ruandës?

Shpenzimi i milionave për strehimin e emigrantëve që më pas mbeten bosh mund të duket i njohur - por ky është i ndryshëm nga plani i Ruandës. I dakordësuar nga Konservatorët, Ruanda u rrëzua nga Sir Keir kur Partia Laburiste mori pushtetin me pretendimin se kjo skemë është "joetike". Dallimi kryesor është se sipas planit të Ruandës, azilkërkuesit nuk do të ishin në gjendje të pretendonin të qëndronin më në Mbretërinë e Bashkuar.

Pse tha jo Shqipëria?

Mbretëria e Bashkuar nuk ka pasur gjithmonë "simpati" për Shqipërinë, kujtojmë këto komentet e ish-sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila u shpreh në parlament se Britania e Madhe po pushtohej nga "kriminelët shqiptarë".

Andi Hoxhaj, një ekspert i Ballkanit në Kings' College London, më tha: Mbretëria e Bashkuar thjesht nuk ka bërë asnjë përpjekje që të përmirësonte marrëdhëniet me Shqipërinë. Është vizita e parë e një kryeministri të Mbretërisë së Bashkuar 103 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendve. Starmer dhe Yvette Cooper e kuptojnë këtë dhe duan marrëdhënie më të ngrohta. Por ishtee kotë që të mendohej se do të binin dakord për një qendër azilkërkuesish.

Cili është plani i dytë?

Qeveria britanike i ka përqendruar përpjekjet e saj për të "shkatërruar bandat" në Ballkanin Perëndimor. Zbatimi i përbashkët i ligjit në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, ka qenë një model që vendet e tjera mund ta ndjekin. Ka të ngjarë të ketë diskutime në samitin e Komunitetit Politik Evropian të premten me vende si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi./ZËRI

Marrë dhe përkthyer nga SkyNews

4 JAVE ME PARE

HARTA e LËVIZJES/ KUJDES- Mos kaloni! Këto janë rrugët që do të bllokohen sot nga Samiti (FOTOT)

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Harta

TIRANË- Tirana është e paralizuar sot për shkak të Samitit Politik Evropian. Për të garantuar sigurinë e liderve evropianë që vijnë për samitin, rrugë të rëndësishme të kryeqytetit nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët. Por cilët janë rrugët dhe oraret të cilët do të jenë të paaksesueshme për këmbësorët dhe për mjetet e tjera? Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash, duke zbuluar edhe planin që do të ndiqet deri në mbrëmje.

Rrugët që do të bllokohen përgjatë ditës së sotme:

Më datë 15.05.2025, nga ora , do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE

Bllokime të plota të akseve rrugore:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George ë. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:

o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;

o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:

o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;

oMbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.

Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

III. BLLOKIME TE PARKIMEVE

oNë rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.

O Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.

Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:

oNë Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.

o Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.

Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”

KUFIZIME TE PJESESHME

Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit-Rruga “George ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;

Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

Hotel “Plaza” – Rruga “George ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;

Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;

Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George ë. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);

Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);

(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).

Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”

NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI

o Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” – Rruga e Elbasanit – Rruga “George ë. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar./ZËRI

4 JAVE ME PARE

Nga Erasmus+ tek tregu i përbashkët, Shqipëria pret përfitime reale nga Samiti

Tirana priti Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Rama propozon
Foto ilustruese

TIRANË- Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete. Ndryshe nga samitet simbolike të viteve të mëparshme, pritshmëritë nga pala shqiptare nga takimi i nesërm janë për rezultate të prekshme si instrumente, fonde dhe akses real në tregjet dhe politikat e BE-së.

Nga tre tryeza bisedimesh, dy janë për agjendën ekonomike të reformave dhe politikat për rininë. Prej vitesh, Shqipëria përballet me një valë të madhe emigracioni te të rinjve, nga më të lartat në rang global në krahasim me popullsinë dhe gjithashtu renditemi si vendi me nivelin më të lartë të varfërisë sipas të dhënave të Eurostat. Në këtë kontekst, emigrimi i kontrolluar i të rinjve i mbështetur nga programe të BE-së si Erasmus + po konsiderohet si një rrugë e mesme për të ofruar mundësi pa nxitur largimin e përhershëm.

Nga samiti i sotshëm Shqipëria pret të përfitojë më shumë mbështetje financiare dhe teknike për të zgjeruar pjesëmarrjen në këto programe dhe për të përfshirë jo vetëm studentët, por edhe të rinjtë në formim profesional, mësohet nga dokumentet zyrtare të BE-se në lidhje me samitin. Krahas Erasmus+, pritet të diskutohet edhe një zgjerim i skemave të praktikave profesionale në vendet e BE-së dhe njohja më e gjerë e diplomave shqiptare.

Shqipëria kërkon që të jetë pjesë aktive e iniciativës për “Një Hapësirë Europiane të Arsimit”, që do t’i lejonte studentët shqiptarë të lëvizin më lirshëm për studime e punë brenda BE-së. Në tryezën e çështjeve ekonomike pritshmëritë Shqipërisë janë për mbështetje konkrete për reformat strukturore që po ndërmerr vendi në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu vendi pret nga liderët e BE që të përshpejtojnë përfshirjen e Shqipërisë në tregun e përbashkët europian. Në muajt e fundit, Shqipëria ka përgatitur një listë me reforma që përfshijnë përmirësimin e klimës së biznesit, digjitalizimin e administratës publike, forcimin e sistemit tatimor dhe uljen e informalitetit, por gjithashtu vendi ynë mbetet pas më një seri ligjesh dhe reformash që duhen miratuar dhe zbatuar për te alokuar fondet. Nga samiti i sotshëm pritet jo vetëm vlerësimi i progresit të deritanishëm, por edhe një mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore për realizimin e këtyre reformave.

Brukseli ka vendosur një fond prej 6 miliardë eurosh për rajonin, me kushtin që vendet përfituese të angazhohen seriozisht në transformime konkrete. Shqipëria, në këtë kuadër, synon të sigurojë një pjesë të rëndësishme të financimit prej më shumë se 950 milionë eurosh për sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, mundësitë e Shqipërisë për të maksimizuar përfitimet e procesit të anëtarësimit zbehen nga mungesa e kapaciteteve administrative për të përthithur fondet e BE-së. Projekte të rëndësishme mbeten shpesh në letër për shkak të paaftësisë për të menaxhuar ciklin e plotë të aplikimit, zbatimit dhe monitorimit.

Shuma e kredive të nënshkruara nga partnerët e huaj dhe BE arriti në mbi 2 miliardë euro në mars 2025, një rekord historik. Edhe nga fondet e brendshme në buxhetin e vitit të kaluar nuk arritën të shpenzoheshin rreth 450 milionë euro të programuara. Kjo tregon se, në vendin tonë nuk janë problem likuiditetet, por mungesa e aftësisë për ti përdorur ato sipas kushteve të rëna dakord në marrëveshjet përkatëse më kreditorët. Raportet e monitorimit tregojnë problematika të vazhdueshme në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike dhe atyre ndërkombëtare.

Mungesa e garës së ndershme në prokurime, vonesat në zbatimin e reformave dhe politizimi i institucioneve janë shqetësime që përmenden gjithnjë në raportet e progresit nga BE. Pa adresimin e këtyre pikave, ndihma dhe mbështetja financiare rrezikojnë të mos sjellin impaktin e pritshëm. Në aspektin e arsimit dhe formimit profesional vendi ynë ende përballet me mospërputhje mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe nevojave të tregut të punës. Kjo pengon të rinjtë të gjejnë punë në vend dhe shton presionin për të emigruar./Monitor

Poll

MOS HUMB