U godit me grushta, flet sekretari i PD në KZAZ 30: Nuk e njoh atë që më qëlloi! Ishin njerëzit e Rakipit

TIRANË- Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, Remzi Mehmeti, ka rrëfyer shkakun e përplasjes fizike të ndodhur brenda KZAZ nr.30 në Tiranë. Sipas tij, ai është goditur nga një person që ishte ulur në zonën ku po vëzhgoheshin votat e deputetit të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi. Mehmeti tregoi se personi, për të cilin u shpreh se nuk e njihte personalisht, e kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me grusht dhe shkelm.
E gjitha për një votë të kontestuar, e cila ishte shënuar në emërin e Rakipit, por edhe një kandidati tjetër.
Sekretari Remzi Mehmeti: Ishte një votë e kontestuar, vëzhguesi, por nuk e di a ishte vëzhgues por po rrinte tek zona e tyre. Ai e kontestoi me zë shumë të lartë dhe unë u afrova dhe i thashë "qetësohuni do e shohim dhe do iu kthejmë përgjigje". Ata vazhduan të ngrinin zërin dhe të ofendonin. Unë iu thashë që nëse vazhdoni kështu do t'u nxjerr jashtë dhe ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe i patë pamjet. Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Normalisht duhet të jenë njerëzit e tij. Në këtë rast ne ishim vetëm për ta vlerësuar dhe për ta ndaluar. Në rast se ka kontestim duhet të mblidhet KZAZ për ta kontestuar. Nuk i identifikova dot kush më goditi. Bëra kallëzim! Isha në komisariatin nr.6, pres që Policia të bëjë punën e saj. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrën tonë. Do e kryejmë detyrën tonë me çdo kusht.
Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar në Komisariat Rei Nozlli (vëzhguesi i kandidatit të PS), teksa po marrin në pyetje personat që ishin të pranishëm si dëshmitar okular. Ndërsa KQZ ka urdhëruar përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar./ZËRI
SHERRI në Kashar!/ A ishte fleta e vlefshme? Celibashi: Nuk është fare e rëndësishme!

TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për shkak të një vote të kontestuar. Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se KQZ ka vepruar me anë të disa masave të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve. Po ashtu, lajmëroi se ka përjashtuar të gjithë vëzhguesit partiakë të akredituar, përveç atyre të mediave dhe ndërkombëtarë.
“Mediat të jenë të pranishme gjatë numërimit. Numërimi në KZAZ-në e Kasharit ka filluar. Numërimi pa praninë e vëzhguesve politikë. Përjashto vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat. Mediat kanë të gjithë të drejtën për ta ndjekur procesin që nga dita e parë. Numërimi pa prezencën e vëshguesve politikë. Për shqetësimin e mediave sapo ia kemi komunikuar Policisë së shtetit prezencën tuaj. Nëse nuk ju lejojnë do kthehem përsëri këtu. Diskutimin për fletën për të cilën ndodhi ngjarja nuk është vendi për ta komentuar,”- tha Celibashi.
Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar në Komisariat Rei Nozlli (vëzhguesi i kandidatit të PS), teksa po marrin në pyetje personat që ishin të pranishëm si dëshmitar okular. Ndërsa KQZ ka urdhëruar përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar./ZËRI
ME VIDEO/ Sherri në KZAZ për votën e Rakipit, filmohet portofoli plot me euro

TIRANË- Një portofol me para është filmuar në një makinë vendin ku ndodhet pëlreshja në KZAZ nr.30 në Tiranë. Pamjet e publikuara nga News24, tregojnë portofolin e hapur brenda automjetit dhe të afruar tek xhami.
Megjithatë, nuk dihet se kujt i përket ky portofol. Incidenti ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, KZAZ nr.30, ku sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi.
Shkak për sherrin u bë kontestimi i një vote. Në sherr janë përfshirë katër persona, dy prej të cilëve janë shoqëruar në polici. Numërimi është ndërprerë.
VD- Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht sekretarin e PD në Kashar, shoqërohet në polici, Këlliçi: Shkojmë në SPAK!

TIRANË- Përplasje fizike kanë shënjuar procesin e numërimit në Kashar. Një prej vëzhguesëve të kandidatit për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, Rei Nozlli ka goditur me grushta dhe shkelma sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti. Sipas kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Grigels Muçollari, shkaku i konfliktit ka qenë një votë e pavlefshme, e cila ka nxitur debate mes përfaqësuesve politikë në qendër të numërimit.
I gjithë incidenti ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.
Edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për mediat lidhur me sherrin në një KZAZ në zonën e Kasharit, ku u dhunua me grushte sekretari Remzi Mehmeti. Sipas tij, Remzi Mehmeti ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin, duke lajmëruar se shumë shpejt do të bëjë një kallëzim edhe në SPAK.
“Kanë dalë dhe pamjet, po bëjmë verifikimet. Remzi Mehmeti ka shkuar në polici për të bërë denoncimin, do bëjmë dhe kallëzim në SPAK, sepse ky është një krim zgjedhor i kryer dhe kapur flagrancë,”- tha Këlliçi.
MOMENTI I PËRPLASJES ME VIDEO:
View this post on Instagram
Pas ngjarjes, Nozlli është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit, ndërkohë Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale. Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit. Në këto kushte, numërimi është pezulluar përkohësisht. Në Qendrën e Numërimit, aktualisht ndodhen efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët po hetojnë.
Paralelisht, në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Vetë kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka shkuar vetë në terren dhe ka kërkuar revokimin e akreditimit të çdo vëzhguesi nga KZAZ në zonën e Kasharit.
MOMENTI ME VIDEO:
Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit./ZËRI