LIVE UPDATES

Tragjedia në Maliq/ Banesa u pushtua nga flakët, humbin jetën nëna dhe djali! Vajza 6- vjeçare mbërrin në QSUT në gjendje kritike

➤Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq sot, ku nëna bashkë me dy fëmijët e saj të mitur ndodhej brenda. Merjeme Azisllari dhe djali i saj Luka 14 vjeç kanë ndërruar jetë nga asfiksia, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. ➤Fqinjët janë shprehur për mediat se nëna dhe djali kanë mbetur të bllokuar brenda banesës, ndërsa vajza 6-vjeçare ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja.➤E mitura është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të palgëve të marra në disa pjesë të trupit.➤ Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reguar edhe kryebashkiaku i Malqit, i cili ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për këtë familje.➤Altualisht vajza e mitur ndohet nën kujdesin e mjekëve në QSUT ku pritet të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

5 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

U nis nga Korça me urgjencë, mbërrin në QSUT 6-vjeçarja që pësoi djegie nga flakët në banesën e saj

Tragjedia në Maliq/ Banesa u pushtua nga flakët, humbin jetën
foto ilustruese

TIRANË- Ka mbërritur pak minuta më parë në QSUT vajza 6- vjeçare e cila pësoi djegie nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq ditën e sotme. Ajo u nis nga Spitali Rajonal i Korçës drejt Tiranës për trajtim të specializuar për shkak se gjendja e saj është kritike, pasi ajo ka pësuar djegie të rënda në pjesë të shumta të trupit.

Zjarri shpërtheu mesditën e sotme në banesën e familjes Azizllari, në bllokun nr. 3 të Maliqit. Merjeme Azizllari humbi jetën nga asfiksia brenda banesës, ndërsa djali Luka ndërroi jetë në spitalin e Korçës pak orë më vonë. Ndërsa vajza e vogël ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Banesa përfshihet nga zjarri, vdes nëna dhe fëmija/ Kryebashkiaku i Maliqit reagon pas tragjedisë

Tragjedia në Maliq/ Banesa u pushtua nga flakët, humbin jetën
Gëzim Topçiu

MALIQ- Kryetari i Bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin këtë të diel, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre. Në një mesazh në rrjetet sociale, ai e cilësoi ngjarjen si tepër të rëndë, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Azizllari.

Zjarri përfshiu banesën rreth orës 13:30, duke i marrë jetën Merjeme Azizllarit dhe djalit të saj, Luka, ndërsa vajza 6-vjeçare e familjes ndodhet në gjendje kritike për jetën. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një sobe me dru, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë/ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Maliq: E mitura me djegie të rënda, transportohet drejt drejt QSUT në Tiranë

Tragjedia në Maliq/ Banesa u pushtua nga flakët, humbin jetën
PAMJE NGA NGJARJA

MALIQ- E mitura 6-vjeçare, e cila u plagos rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj në Maliq, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Sipas burimeve nga Spitali Rajonal i Korçës, gjendja e të miturës është kritike, pasi ajo ka pësuar djegie të rënda në pjesë të shumta të trupit.

Zjarri shpërtheu mesditën e sotme në banesën e familjes Azizllari, në bllokun nr. 3 të Maliqit. Në momentin e ngjarjes, brenda ndodheshin Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe dy fëmijët e saj. Në përpjekje për të shpëtuar të vegjlit, gruaja humbi jetën, e gjetur pranë derës së kuzhinës. Djali i saj 14-vjeçar, Luka, u nxor nga flakët në gjendje kome dhe ndërroi jetw disa orë më vonë në spitalin e Korçës, për shkak të asfiksisë dhe djegieve të shumta. Ndwrsa vajza e vogël ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet, por dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur nga një sobë me dru që familja përdorte për ngrohje. Familja Azizllari jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa fëmijët përballeshin edhe me probleme shëndetësore, sipas dëshmive të fqinjëve./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

DETAJET/ Tragjedia në Maliq, flasin fqinjët: Vajza u hodh nga dritarja

Tragjedia në Maliq/ Banesa u pushtua nga flakët, humbin jetën
foto nga vendngjarja

MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, brenda së cilës ndodheshin një nënë me dy fëmijët e saj.

Fqinjët janë shprehur për mediat se nëna, Mejreme Hazisllari, dhe djali 14-vjeçar, Luka Azisllari, kanë mbetur të bllokuar brenda banesës, ndërsa vajza 6-vjeçare ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma. Benereta Pashollari, në një prononcim për mediat, rrëfen momentet tragjike dhe jep detaje tronditëse mbi ngjarjen.

"Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi fqinja, doli dhe fqinja tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur," tha Pashollari.

Për fat të keq, nëna dhe djali nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të plagëve të marra, ndërsa vajza e vogël ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë soba me dru. Fqinjët po ashtu tregojnë se familja përballej me kushte të vështira ekonomike dhe se të dy fëmijët vuanin nga autizmi./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

E rëndë në Maliq! Banesa përfshihet nga zjarri, vdes nëna dhe djali 14-vjeçar, fëmija tjetër në spital

Tragjedia në Maliq/ Banesa u pushtua nga flakët, humbin jetën
PAMJE NGA VENDNGJARJA

MALIQ-Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq, ku e zonja e shtëpisë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur ndodhej brenda. Nëna, Merjeme Azisllari dhe djali i sja 14 vjeçar kanë ndërruar jetë nga asfiksia, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në banesë. Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Poll

MOS HUMB