‘Do ta zgjidh unë’, si e zbuloi babai abuzimin e të bijës nga ‘daja’: Po i zhvaste paratë që të mos nxirrte videot

GREQI- ‘Do ta zgjidh unë’, këto janë fjalët e vetme që Fatmir Talellari i ka thënë vajzës së tij 18-vjeccare, teksa ajo i kishte rrëfyer abuzimin e vazhdueshëm nga 33-vjeçari Erjon Pelivani. Më tej historia dihet, 50-vjeccari thirri kunatin e tij me pretekstin se i duhej ndihmë për defektin e makinës, dhe më pas e vrau me armë zjarri. Mediat greke kanë zbardhur dhe dëshminë e njerkës së 18-vjeçares, njëherësh motra e viktimës, e cila ka thënë se nuk ishte në dijeni të abuzimeve ndaj vajzës.
33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar vajzën që ti jepte një shumë parash.
Kur vajza ka filluar të punonte herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t'i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.
Dëshmia e babait në polici:
“...Herën e fundit që vajza ime studionte, vazhdimisht më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku ajo jeton më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qira, ndërsa unë dhe nëna e saj po i dërgonim paratë rregullisht. Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe me tregoi gjithçka kishte përjetuar prej kaq vitesh me 33-vjecarin që e përdhunonte dhe videot që kishte teksa ai e shantazhonte dhe i merrte paratë. Ajo më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej të bëja, jam baba…”./ZËRI
“Më është prishur makina”, plani që thuri shqiptari për vrasjen e kunatit abuzues. 18-vjeçarja merret në mbrojtje

GREQI- “Më është prishur makina”, ky ka qenë justifikimi që ka gjetur shqiptari, për të nxjerrë në pritë kunatin e tij, që dyshohet se prej 9 vitesh kishte përdhunuar vajzën e tij, nga martesa e parë. Vajza e cila dyshohet se ka qenë objekt i abuzimit, dhe mbajtjes nën terror psikologjik prej 9 vitesh, është marrë në mbrojtje nga ana e policisë, si dhe pritet që rë dëshmojë në prani të psikologëve.
50-vjeçari Fatmir Tarellari ka mësuar lajmin tronditës nga vajza e tij, dhe më pas ka inskenuar planin për vrasjen, duke kërkuar që gruaja të kontaktonte me vëllanë e saj, që ta ndihmonte në rregullimin e makinës.
I pajisur me armë zjarri, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, ku fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Ishte një plumb që i mori jetën në vend 33-vjeçarit Erjon Pelivani. Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka treguar krimin që kishte kryer. Ndërkohë, oficerët pasi shkuan në vendngjarje, gjetën trupin e pajetë të të riut me plagë në fytyrë. Marrja në pyetje e vajzës pritet që të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Vajza i ka thënë babait të saj, që ishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare./ZËRI
Vajza i rrëfeu përdhunimin nga vëllai i njerkës, si e thuri planin shqiptari për ta vrarë: E qëlloi brenda makinës

GREQI- Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur në Volos, ku Fatmir Talellari vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi dyshohet se prej 9 vitesh i përdhunonte të bijën, që kishte nga martesa e mëparshme.
Vajza, sot 18 vjeç, dyshohet se për 9 vite me radhë është abuzuar seksualisht nga vëllai i njerkës së saj, derisa vendosi që t’i tregojë gjithçka babait të saj. Ishte vetë Talellari, ai që njoftoi autoritetet për krimin që kishte kryer dhe vendosi që të vetëdorëzohej në komisariat.
Talellari u tha agjentëve se kishte ekzekuar viktimën Pelivani pasi vajza e tij 18-vjeçare prej martesës së tij të parë, i kishte rrëfyer se 33 vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.
Vajza ishte mbajtur për vite me radhë nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku. Në këmbim i kërkonte para.
Pasi vajza e denoncoi tek babai i saj, ky i fundit bleu një armë dhe në vazhdim u kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.
Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e cimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.
Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare e autorit e cila pritet të tregojë detaje rrëqethëse të vuajtjeve të saj nga Erjon Pelivani./ZËRI
EMRAT/ Vrau kunatin, babai shqiptar: Më përdhunonte vajzën prej 9 vitesh, ma helmoi fëmijën

GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku mbeti i vrarë nga kunati i tij një 33 vjeçar.
Viktima është identifikuar si Erjon Pelivani, ndërkohë që autori është 50-vjeçari Fatmir Talellari. Shkak për ngjarjen janë bërë dyshimet që Talellari kishte se kunati i tij i kishte përdhunuar prej 9 vitesh vajzën.
Në dëshminë e tij, dhënë për policinë greke, menjëherë opas vrasjes kur u vetëdorëzua, Talellari kishte deklaruar se kunati i tij (daja i vajzës) e kishte përdhunuar mbesën që në moshën 9 vjeçare. Kohët e fundi tai e kërcënonte me publikimin e videove të abuzimit seksual.
Talellari ka deklaruar më tej “vrava njeriun që helmoi fëmijën tim”./ZËRI
E rëndë në Greqi, kunati vret 33-vjeçarin shqiptar: Më ka përdhunuar vajzën

GREQI- Një krim i rëndë ka tronditur Volosin në Greqi, ku një 33-vjeçar shqiptar është vrarë nga kunati i tij.
Vrasja ka ndodhur në orën 00:28 pas mesnate dhe sipas informacioneve viktima me banim në Volos ka mbetur i vdekur me një plumb të vetëm.
Sipas mediave greke, autori qëlloi me armë gjahu drejt vëllait të gruas së tij. Pas krimit, dorëzoi armën në polici dhe rrëfeu shkaqet që çuan në vrasjen e familjarit të tij.
Sipas deklaratës së dhënë në polici, vajza e 50-vjeçarit është përdhunuar nga 33-vjeçari.
18-vjeçarja, pretendon autori, është përdhunuar në moshën 9-vjeçare nga daja i saj, ndërsa së fundi ai e shantazhonte me publikimin e videove nga abuzimi seksual.
Autori është vetëdorëzuar pas krimit në polici, ku ka deklaruar “vrava njeriun që helmoi fëmijën tim”.
Autoritetet policore kanë konfiskuar armën e gjahut, që autori e kishte me leje, ndërsa viktimës është urdhëruar t'i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.
/ZËRI