DETAJE/ Vrau foshnjën e saj, 42-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve, çfarë dyshohet se e shtyu drejt aktit makabër?

KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi horror në Krujë, ku një 42-vjeçare ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës. 42-vjeçarja Leta Koçi është nënë e 3 fëmijëve, 2 vajza dhe 1 djalë rreth të 20-ave.
Për shtatzëninë e fundit ajo nuk ka kryer konsulta mjekësore e madje nuk ka një kartelë në qendrën ambulatore të Tapizës. Parapakisht dyshohet se shkak për aktin e rëndë mund të jetë bërë gjendje ekonomike e vështirë. Por nuk përjashtohet mundësia e një traume post-partum./ZËRI
E mbështolli me qese dhe e hodhi në lumë, gjendet trupi i foshnjës së porsalindur

KRUJË-Pak orë pasi nëna 42-vjeçare futi në qese dhe hodhi foshnjën e porsalindur, policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë. Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.
Nëna e foshnjës Leta Koçi është arrestuar, pasi dyshohet se hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur. 42-vjeçarja pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ajo e ka hedhur në lumë, por shton se nuk e mban mend vendin. Ndërsa i shoqi, i cili ende nuk është identifikuar me emër, pretendon se nuk e ka ditur që e shoqja po priste një fëmijë. Këtë version pretendojnë edhe familjarët e tjerë të Leta Koçit.
/ZËRI
Horrori në Krujë/ E shoqja lindi fëmijën në shtëpi, pastaj e hodhi në lumë, i shoqi: S'e dija se ishte shtatzënë

KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, ajo pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ajo e ka hedhur në lumë, por shton se nuk e mban mend vendin. Ndërsa i shoqi, i cili ende nuk është identifikuar me emër, pretendon se nuk e ka ditur që e shoqja po priste një fëmijë. Këtë version pretendojnë edhe familjarët e tjerë të Leta Koçit.
Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur, por ende nuk dihet shkaku se përse e hodhi në lumë foshnjën e porsalindur./ZËRI
KRIMI HORROR në Krujë! Lindi fëmijën, pastaj e hodhi me qese në lumë, pasdite 42-vjeçarja u bë keq dhe shkoi në spital

KRUJË- Një ngjarje horror u zbulua sot. 42-vjeçare Leta Koçi u arrestua pasi lindi fëmijën në banesën e saj, e më pas duke pretenduar se foshnja kishte vdekur, e futi në një qese dhe e hodhi në lumin Tapizë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka lindur në banesë në mëngjes, por gjatë pasdites ka nisur që të ketë shqetësime, ndaj edhe ka shkuar në spital.
Por teksa kërkonte kurim, nuk u tregonte mjekëve se sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, duke bërë që bluzat e bardha të lajmërojnë menjëherë Policinë e Shtetit. Por edhe kur ka shkuar në spital dhe e ka marrë në pyetje, ajo sërish nuk ka treguar. Pas disa tentativave, ka vendosur që të zbulojë krimin makabër që kishte kryeer vetëm disa orë më parë. Sipas saj, ajo është e martuar dhe ndaj ka sjellë në jetë fëmijën, të cilin pretendon se nuk e mban mend se ku e ka hedhur.
Ndërsa familjarët e saj, pretenduan se nuk kishin dijeni se ajo ishte në pritje të një fëmijë. Aktualisht 42-vjeçarja është në Komisariatin e Krujës, ku po merret në pyetje për të mësuar më shumë detaje lidhur me ngjarjen që ka shkuar vendin./ZËRI
Horror në Tapizë! Gruaja lind foshnjën, pastaj e lidh me qese dhe e hedh në lumë

KRUJË- Një ngjarje horror ka ndodhur në Krujë, ku një grua 42-vjeçare ka vrarë foshnjën e porsalindur! 42-vjeçarja, e identifikuar si Leta Koçi, në orët e para të mëngjesit ka sjellë në jetë foshnjën në banesën e saj, e më pas duke pretenduar se fetusi ka lindur i vdekur, e ka futur në një qese. Më pas ka dalë nga shtëpia dhe e ka hedhur qesen bashkë me fëmijën në bregun e lumit të Tapizës.
Ende nuk dihet se kush e ka denencuar nënën monstër, por aktualisht ajo është në prangat e Policisë së Shtetit. Hetuesit ndodhen pranë saj dhe po e marrin në pyetje për të mësuar shkakun e kryerjes së krimit. Aktualisht mbi të rëndon vepra penale "vrasja e foshnjes", e cila, sipas Kodit Penal, dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Deri më tani, nuk dihet asnjë detaj lidhur me jetën e 42-vjeçares.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale "Vrasja e foshnjes". Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI