LIVE UPDATES

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet 'online'. (DEBATET në mbledhjen e KK)

➤ Bashkohen deputetët e Partisë Demokratike. ➤ Këtë të hënë nën drejtimin e Gazment Bardhit, grupi parlamentar, (43 deputetë) zhvilluan për herë të parë pas 2 vjetesh mbledhjen në selinë e PD. ➤ Kësaj mbledhjeje i është bashkuar dhe Sali Berisha, por online për shkak se ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. ➤ Gazment Bardhi tha se ky është një hap drejt bashkimit të Partisë Demokratike, ndërsa nuk preferoi t’u përgjigjej gazetarëve kur u pyet nëse e njeh Berishën si kryetar. ➤ Pas mbledhjes së grupit u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar. ➤ Në të dy mbledhjet fokusi i bisedës ka qenë tek protesta e 20 shkurtit, e thirrur në Tiranë. ➤ Gjatë mbledhjes deputetët kanë shprehur mendimet e tyre, ku Luan Baçi dhe Tritan Shehu kanë kërkuar që Berisha të ishte i pranishëm virtualisht në protetsë, ndërsa Bujar Leskaj ka shprehur idenë që Gazment Bardhi të caktohet nënkryetar partie.

8 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Berisha komenton mbledhjen e 43 deputetëve në selinë e PD

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet
Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar nga dritarja e banesës ku mbajti fjalimin e radhës përpara demokratëve, mbledhjen e grupit të PD-së, e cila për herë të parë pas 2 vjetësh u mbajt në selinë blu, nën drejtimin e Gazment Bardhit. Lideri demokrat u shpreh se me këtë akt, deputetët bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj

Sali Berisha: Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj.

Deputetët e grupit 'Bardhi-Berisha' zyrtarizuan bashkimin e tyre sot, duke zhvilluar mbledhjen e parë në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim shënoi herën e parë që Gazment Bardhi dhe të tjerët u rikthyen për herë të parë pas përçarjes së madhe së 2 viteve më parë./ZËRI

1 VITE ME PARE

E njihni Berishën si kryetar? Përgjigjet Bardhi

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet
Gazment Bardhi në mbledhjen e grupit të PD

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili këtë të hënë u rikthye sërish në selinë e demokratëve i është shmangur pyetjes nëse e njeh Sali Berishën si kryetar të PD. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët nëse e njeh Berishën në krye të demokratëve, por nuk dha një përgjigje të saktë. Ai u shpreh vetëm se njeh vullnetin e demokratëve.

“Unë njoh vetëm vullnetin e demokratëve”, tha Bardhi.

Deputetët e grupit 'Bardhi-Berisha' zyrtarizuan bashkimin e tyre sot, duke zhvilluar mbledhjen e parë në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim shënoi herën e parë që Gazment Bardhi dhe të tjerët u rikthyen për herë të parë pas përçarjes së madhe së 2 viteve më parë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar i PD/ 2 deputetë kërkojnë prezencën e Berishës më 20 shkurt! Fokusi tek protesta

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet
Mbledhja e Këshillit Kombëtar

TIRANË- Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, të mbajtur këtë të hënë, sërish në mungesë të Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Mësohet se fokusi ka qenë tek protesta kombëtare e thirrur në Tiranë më 20 shkurt. Flamur Noka, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka kërkuar që të gjithë të jenë aktivë dhe të mobilizojnë bazën e partisë. Kritik në mbledhje ka qenë Myslim Murrizi. Ndërkohë deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë kërkuar që kryedemokrati Sali Berisha të jetë i pranishim virtualisht në protestën e 20 shkurtit. Por kjo është kundërtshtuar nga Dhurata Çupi, e cila u ka kërkuar kolegëve që të mos e rëndojnë më tej pozitën juridike të Sali Berishën. Po ashtu Çupi ka kërkuar që PD të mbajë një qëndrim për vizitën e Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken në Tiranë.

Bujar Leskaj: Kryefjala jonë është protesta e 20 shkurtit. Si nje dite mjaft e rendesishme ku ne duhet te reagojme fort perballe ketij pushteti te korruptuar. Kjo dite e sotme te ben opozimist dhe eshte shkalla e pare per te projektuar fitoren e 2025-es. Deputetet e bashkuar tashme edhe ne parti, do te jene motorri i PD-se drejt zgjedhjeve dhe fitores. Duhet te kemi kthjelltesi mendimi publik, shpejtesi ne aksionin tone opozitar dhe strategji te qarte. Pas dates 22 shkurt, duhet te ulemi seriozisht dhe te analizojme aksionin opozitar. A duhet te vazhdojme me keshtu? Cfare kemi fituar dhe cfare kemi humbur? Na duhet nje program i qarte i partise, t’ua preznatojme qytetareve. Nuk mund te shkojme tek njerezit vetem per te denocuar korrupsionin e Rames, por na duhet edhe t’u themi se cfare do te bejme ne ndryshe. Pra na duhet nje program. Sa i perket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar te partise, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë.

Tritan ShehuUne mendoj se z. Sali Berisha duhet te jete online ne protesten qe do te zhvillohet me 20 shkurt.

Luan BaciEdhe une jam me idene qe te gjendet nje forme qe Sali Berisha, si kreu i Partise Demokratike qe po mbahet padrejtesisht ne arrest shtepie, te kete nje fjale perpara protestuesve me ane te teknologjise.

Dhurata ÇupiLidhur me propozimin qe ne proteste te jete live Sali Berisha. Uroj në mirekuptimin tuaj. Por nese nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, te pakten mos ia rendojme poziten juridike.

Lindita Metaliaj: Protesta e 20 shkurtit nuk duhet te jete paserele, nuk mund te degjojne fjalime qytetaret dhe te shperndahen. Jane te merzitur, te deshperuar, duhet beteje, perballje, qendrese. Perpara kemi diktatorin Rama, pa revolte nuk largohet! Por patjeter ne duhet te jemi alternative qeverisese, te kthejme besimin dhe shpresen tek demokratet.

Gerta Bardeli: Eshte koha qe deputetet dhe struktura qendrore te shtojne maksimalisht aktivizimin ne baze te anetaresia e te qytetaret! Ti degjojme ata dhe te pergatitemi me ta qe tani per zgjedhjet e ardhshme! Vonesat nuk mund te falen me! Sot eshte momenti per te nisur nje rrugetim me demokratet ne te gjithe Shqiperine.

Dhurata ÇupiPersonalisht dua te them qe megjithe sensibilitetet qe ka secili prej nesh, duhet qe me faktorin nderkombetar te ndertojme nje qasje ndryshe, bashkepunuese dhe pozitive. Me daten 15, diten e parlamentit viziton vendin tone Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken. Cili do jete qendrimi sepse do jete ceshtje qe do marrë vemendje! Do e pershendesim viziten e tij? Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka te kene pergjigje per kete.

Flamur NokaMbledhja vetëm në një pikë: aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratet. Kemi vetëm 8 ditë para protesteës. Me të gjithë deputetet takime në qendrat e degeve.

Myslim MurriziPD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitar të 97′. Heshtja na ka penguar. Po me 21 çfarë do bëjmë? Pse u venitëm pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë. Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nisur fushatën. Kush është propozimi për kodin zgjedhor, ende se kam dëgjuar. Me 20 ok është protesta, por me 21 çdo bëjmë??? A do hartojmë programin?? Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet të jemi te besueshem pee qytetaret pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume te renda per njeri tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri.  Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinzarëshe.

Paloka pas MurrizitTë gjithë deputetët pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor./ZËRI

1 VITE ME PARE

Bashkimi i 2 PD-ve, mungojnë aleatët/ Mediu, Duka dhe Dule flasin për ZËRI

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet
Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka

TIRANË- Sot për herë të parë pas më shumë se 2 vitesh, 2 grupimet e Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë zyrtare. Në takimin e sotëm marrin pjesë 43 deputetë, por mungojnë aleatët. Fatmir Mediu, nga Partia Republikane; Agron Duka nga Partia Agrare Ambientaliste; Vangjel Dule, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar mungojnë në mbledhjen e sotme.

Për të mësuar shkakun e mungesës së tyre, ZËRI ka kontaktuar me ta.

Të pyetur se përse nuk po marrin pjesë në takimin e sotëm, ZËRI ka kontaktuar me ta, duke marrë edhe një përgjigje prej disa prej tyre. Në kontaktin me redaksinë e ZËRI-t, Agron Duka tha se: Unë rrallë shkoj në mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ndërsa dy të tjerë kanë munguar për shkak të angazhimeve. Fatmir Mediu tha se lajmërimi ka qenë i minutës së fundit, ndërsa Dule u shpreh se nuk ndodhej në Tiranë.

Fatmir Mediu: Lajmërimi erdhi sot dhe unë kisha disa angazhime të tjera që nuk mund t'i lija. Ndërsa Dule shtoi: Nuk ndodhem në Tiranë. E njëjta pyetje i është drejtuar edhe Dashamir Shehit, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka ende një përgjigje prej tij. 

Deputetët e grupit 'Bardhi-Berisha' zyrtarizuan bashkimin e tyre sot, duke zhvilluar mbledhjen e parë në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim shënoi herën e parë që Gazment Bardhi dhe të tjerët u rikthyen për herë të parë pas përçarjes së madhe së 2 viteve më parë./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Punoni, kemi protestë me 20 shkurt"/ Zbardhen detaje nga mbledhja e 2 PD-ve

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet
Mbledhja e PD

TIRANË- Zbardhen detaje nga diskutimet që po zhvillohen në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike. Deputetët e grupit të Gazment Bardhit dhe ata të kryedemorkati Sali Berisha janë mbledhur sot në selinë blu për t'u organizuar lidhur me aksionin opozitar. Opozita, më datë 20 shkurt, ka paralajmëruar një protestë, ndaj kjo është kryefjalë e takimit të sotëm. Deri më tani zbulohet se i është kërkuar secilit deputet që të punojë nëpër zonat e tyre elektorale, në funksion të protestës./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Pas dy vitesh, 2 PD bashkohen në selinë e Rithemelimit, por...kush mungon?

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është bashkuar për herë të parë pas gati dy vitesh në selinë e qendrore të Partisë Demokratike. Edhe pse ka disa mungesa mes tyre për arsye të ndryshme, i vetmi që nuk e ka humbur takimin edhe pse në masën e sigurisë "arrest shtëpie" është kryedemokrati, Sali Berisha. Përveç tij mungojnë: Ferdinand Xhaferraj, Ilda Dhori, Flamur Hoxha, Emilja Koliqi, Edmond Spaho. Ky i fundit, mungesën e ka të justifikuar pasi së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në sy. Po ashtu, edhe ish-nënkryetarja e Partisë, Jorida Tabaku, nuk është pjesë e takimit me pretendimin se ka arsye shëndetësore, ndërsa për lëvizje në Francë dhe Itali, mungojnë Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula. Pjesë e takimit nuk janë as aleatët, por nuk dihen shkaqet. 

Deputetët që mungojnë

Jorida Tabaku

Ferdinand Xhaferaj

Ilda Dhori

Emilja Koliqi

Fatmir Mediu (PR);

Agron Duka (PAA);

Vangjel Dule (PBDNJ);

Dashamir Shehi (LZHK);

Kastriot Piroli (Për arsye familjare)

Edmond Spaho

Flamur Hoxha

Grupi i Bardhit

Gazment Bardhi
Agron Gjelmarkaj
Xhelal Mziu
Bledjon Nallbati
Qani Xhafa
Ludovik Hasani
Ervin Salianji
Dhurata Cupi
Zheni Gjergji
Lefter Genjeshenja
Ramadan Lika
Helidon Bushati
Petrit Doda

Grupi i Rithemelimit

Flamur Noka
Edi Paloka
Oerd Bylylbashi
Ina Zhupa
Lindita Metaliaj
Greta Bardeli
Isuf Çelaj
Bujar Leskaj
Sorina Koti
Elda Hoti
Kasem Mahmutaj
Asllan Dogjani
Albana Vokshi
Luan Baçi
Tritan Shehu
Tomor Alizoti

1 VITE ME PARE

Në arrest shtëpie, Berisha ndjek online BASHKIMIN e 2 PD

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet

Në arrest shtëpie, Berisha ndjek online BASHKIMIN e 2 PD

1 VITE ME PARE

"Bashkimi është forcë dhe jo dobësi"/ Bardhi në selinë e PD për herë të parë: U rikthyem në shtëpi!

Bashkohen 2 PD-të! Bardhi mbledh grupin në seli, Berisha futet
Gazment Bardhi

TIRANË- Për herë të parë që pas përçarjes, Partia Demokratike është ribashkuar në "bazë". Lajmin e ka dhënë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka mbajtur një deklaratë për mediat në selinë blu. Bardhi njoftoi kështu “rikthimin në shtëpi’, teksa tha se bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Megjithatë u kujdes të shtonte se qëndrimet e gjithsecilit nuk do të ndryshonin, pavarësisht bashkimit mes tyre. Edhe pse pjesët e 2 PD-ve janë bashkuar, jashtë qëndron ende kryedemokrati Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Para 34 vitesh shpresen e një vëndi të terrorizuar, të izoluar e të varfër përtej mjerimit e ktheu lindja e Partisë Demokratike, si shprehja më sublime e një populli që kërkonte liri dhe demokraci. Këto dy vitet e fundit, ne hymë në një rrugë që solli mosbesim, konflikt, përçarje mes demokratëve. Zgjatja e asaj situate vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e partisë. Kjo situatë mes nesh, e paprecedentë në llojin e vet, po ndodhte ndërsa Shqipëria humbte çdo ditë nga një tullë në themelet e brishta të demokracisë dhe pluralizmit. Vendi nuk e kishte dhe nuk e ka luksin të humbasë edhe opozitën, prandaj prej më shumë se 1 viti sëbashku me shumë kolegë brenda grupit parlamentar kemi bërë përpjekje të sinqerta, ndonjëherë edhe me kosto personale, për t’u rikthyer demokratëve shpresën tek partia e vet, tek Partia Demokratike.

Shumë do të donin që gjërat të mos kishin shkuar keq mes ne demokratëve, shumë të tjerë do të donin që bashkimi të kishte ndodhur më shpejt. Megjithatë, jam i bindur se sot, kur grupi parlamentar kthehet i bashkuar në shtëpinë e vet, kjo është një ditë e mirë për demokratët, për opozitën, për Shqipërinë! Të dashur qytetarë shqiptarë! Të dashur demokratë! Ne jemi sot shume më mirë se 1 vit më parë, por akoma nuk jemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve ndaj nesh. Ne vërtetë sot nuk luftojmë per ekzistencë si 1 apo 2 vite më parë, por sërish përballemi me një diversioni antidemokratik, i cili akoma është shumë i strukturuar dhe i shumëllojtë. Kam bindjen dhe besimin absolut se ne do t’ia dalim të kapërcejmë pengesat që na vendosin përpara, duke punuar së bashku ketu në seli, në grupin parlamentar dhe në çdo lagje e familje shqiptare. Bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Bashkimi është rruga e vetme për një mëndje racionale. Partia Demokratike me aktin e bashkimit, pas një udhëtimi në errësirë, i kthen dritën vetes dhe duhet ti kthejë shpresën shqiptarëve. Me këtë motiv, ne do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë shpresë të rinjve, burrave dhe grave që duan të ndërtojnë këtu një të ardhme për vete dhe për familjet e tyre. Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e neserme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet cdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë. Prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qendrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje. 
Një parti e fortë do duhet ti përfshijë të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret. Partia Demokratike është partia më properëndimore se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik. Ne besojmë gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëve sa herë që do të konstatojmë se peshorja e drejtësisë disbalancohet nga ndërhyrjet politike. Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të qytetarëve. Sot demokratët po na shohin dhe po na japin kurajo. Nga sot, ne do jemi me ta dhe me çdo shqiptar që kërko ndryshim. Do të shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi. Do t’i takojmë të gjithë, do t’i ftojmë që ata të bashkohen, ta bëjmë Partinë Demokratike të madhe sërish, një alternativë moderne qeverisëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB