Të dy të arrestuar, por jo në Shqipëri! Ku ndodhen sot vëllezërit Çopja që u goditën nga SPAK

TIRANË- Franc dhe Hajdar Çopja janë dy vëllezërit që drejtojnë një nga grupet më të rrezikshme në vend, por që janë goditur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Por ku ndodhen sot ata?
Të dy janë vënë në praga dhe ndodhen pas hekurave. Franc Çopja ndodhet në burg në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja është arrestuar në Dubai. Franc Çopja është kapur në Dubai, por është ekstraduar drejt Belgjikës, vend që e kishte shpallur në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut, ngjarje e ndodhur në 27 nëntor 2020. Ekstradimi i tij u realizua, pasi Franc Çopja që përdorte identitetin Franc Gergely, nuk ka qëndruar në Dubai, por në një nga Emiratet e tjera, ku edhe ligjet ndryshojnë.
Ndërsa Hajdar Bako (Çopja), i njohur ndryshe dhe si Dari i Elbasanit u vu në pranga në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçarin shqiptari Hajdar Bako (i njohur me nofkën "Dari i Dubait"), pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për plagosje. 40-vjeçari, i lindur në Elbasan, në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Bako, së bashku me 4 persona të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona të identifikuar: Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini.
Tashmë dyshja kërkohen për një sërë atentatesh, pas operacionit ‘Plumbi i artë 2’ që u zhvillua dhe u lëshuan 33 urdhërarreste.
Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai. Në total janë lëshuar 33 masa sigurie, por janë ekzekutuar vetëm 15.
Lekët për vrasjet dërgoheshin me Exchange, si i pastruan paratë e krimit vëllezërit Çopja në ndërtime e prona

TIRANË- Paratë për vrasjet e urdhëruara nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja vinin në Shqipëri përmes Exchange. Në njoftimin e SPAK, thuhet se Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, edhe për kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.
Pjesa nga dosja e SPAK:
Evidentohet se, shtetasi Franc Copja në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.
Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.
Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai. Në total janë lëshuar 33 masa sigurie, por janë ekzekutuar vetëm 15.
Punonjësja e Gjykatës dhe dy policë, si vëllezërit Çopja rekrutuan njerëzit e drejtësisë

TIRANË- Vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja kishin rekrutuar në grupin e tyre kriminal dhe punonjës nga institucione të ndryshme të drejtësisë. SPK nuk përmend emra, por kujtojmë këtu faktin që gjyqtre Pajtime Fetahu është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me nisjen e operacionit “Plumbi i artë 2”. Megjithatë nuk dihet saktësisht roli i saj në grupin e Çopjave.
Gjithashtu sipas SPAK, një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u kalonte të dhëna sekrete vëllezërve. Nga ana tjetër, dyshja kishin rekruatuar dhe dy punonjës policie, për të cilët është lëshuar masë arresti. Bëhet fjalë për Agostin Cinarin dhe Martin Musajn.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
25. Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
26. Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.
Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai. Në total janë lëshuar 33 masa sigurie, por janë ekzekutuar vetëm 15.
Goditja e vëllezërve Çopja, sekuestrohen 42 pasuri, mes tyre vila, apartamente e llogari bankare. Iu gjetën 1 mln euro kesh

TIRANË- Gjatë operacionit “Plumbi i artë 2” që goditi klanin e vëllezërve Çopja, Franc dhe Hajdar Çopja, janë saekuestruar dhe para e pasuri të paluajtshme. Në njoftimin zyrtare, SPAK bën me dije se janë vënë në sekuestro mbi 1 milionë euro pas kontrolleve të ushtruara në 8 ambiente të ndryshme. Gjithashtu është vendosur sekuestro preventive në 42 pasuri, 38 prej të cilave të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 katësh dhe 4 llogari bankare.
Pjesë nga njoftimi:
Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm.
Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar 42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare.
Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai.
Operacioni “Plumbi i Artë 2”/ Europol: U godit grupi i një profili të lartë, paratë i pastronin dhe përmes kriptomonedhave

TIRANË- Europol ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar “Plumbi i artë 2” që solli dhe lëshimin e 33 ardhërarresteve dhe goditjen e grupit kriminal të vëllezërve Çopja në Elbasan. Europol bën me dije se janë arrestuar 15 anëtarë të këtij grupi kriminal shqiptar të kryesuar nga dy vëllezërit Çopja, Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas Europol, ky grup i profilit të lartë shqiptar i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Banda përbëhej kryesisht nga familjarë dhe bashkëpunëtorë nga e njëjta zonë në Shqipëri. Anëtarët e grupit janë përgjegjës për vrasje të shumta me pagesë, trafik në shkallë të gjerë droge dhe pastrim të fitimeve të paligjshme nëpërmjet transaksioneve komplekse të kriptomonedhave.
Njoftimi i Europol:
Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Europolin dhe organet ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, kanë përfunduar me sukses një operacion të madh, duke arrestuar 15 anëtarë të dyshuar të një grupi famëkeq të krimit të organizuar shqiptar nën hetim në juridiksione të shumta.
Përpjekja e koordinuar, e quajtur Operacioni GORGON, kulmoi me një seri bastisjesh të kryera në Tiranë, Shqipëri, më 31 korrik kundër figurave kyçe brenda rrjetit kriminal. Për pasojë u sekuestruan pasuri të konsiderueshme, përfshirë pasuri të paluajtshme dhe 1 milion euro cash.
Nga vrasjet me pagesë deri te pastrimi kompleks i parave
Ky grup i profilit të lartë shqiptar i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Banda përbëhej kryesisht nga familjarë dhe bashkëpunëtorë nga e njëjta zonë në Shqipëri. Anëtarët e grupit dyshohet se janë përgjegjës për vrasje të shumta me pagesë, trafik në shkallë të gjerë droge dhe pastrim të fitimeve të paligjshme nëpërmjet transaksioneve komplekse të kriptomonedhave.
Mes të arrestuarve është edhe një pastrues parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik në shkallë të gjerë droge, ndër aktivitete të tjera kriminale.
Hetimi zbuloi gjithashtu sesi kreu i këtij grupi të krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tij urdhëruan vrasjen e disa anëtarëve të grupeve të tjera kriminale shqiptare duke kontraktuar vrasës. Të paktën shtatë vrasje i janë atribuar këtij grupi specifik kriminal midis viteve 2019 dhe 2020, një numër prej të cilave janë kryer jashtë Shqipërisë.
Zhvillimi i inteligjencës nga Europol
Në kuadër të punës analizuese të kryer mbi të dhënat e SKY EÇ, Europol zhvilloi inteligjencë të besueshme mbi aktivitetet e kësaj bande.
Ky informacion i është dhënë Prokurorisë së Posaçme Shqiptare për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), e cila mori masa të menjëhershme dhe hapi hetimet. Që atëherë, Europol ka ofruar zhvillim dhe analizë të vazhdueshme të inteligjencës në mbështetje të hetimit kombëtar, duke shfrytëzuar ekspertizën e tij gjithëpërfshirëse duke mobilizuar qendrat e tij të ndryshme të specializuara.
Gjatë ditës së aksionit, tre ekspertë nga Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar të Rënda të Europolit dhe Qendra Evropiane e Krimit Kibernetik u vendosën në Tiranë për të mbështetur autoritetet shqiptare në veprimet e tyre detyruese.
Autoritetet e mëposhtme morën pjesë në hetim:
Shqipëri: Prokuroria e Posaçme për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion), Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), Policia e Shtetit Shqiptar (Policia e Shtetit)
Belgjikë: Policia Federale (Federale Politie)
Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale)
Holandë: Policia Kombëtare (Politika)
ATENTATET e dështuara! Vëllezërit Çopja tentuan 4 herë të vrasin Erjon Alibejn, shënjestër edhe Nuredin Dumani

TIRANË-Operacioni i SPAK 'Plumbi i Artë 2' ka zbuluar veç vrasjeve të porositura nga banda e vëllezërve Çopja në Elbasan dhe 16 ekzekutime të mbetura në tentativë. Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm, një prej tyre vëllain e tij Erion Alibej. Vëllezërit Franc dhe Hajdar (Bako) Çopja, kanë tentutuar katër herë për të eliminuar, Erion Alibeajn.
Po ashtu, sipas SPAK është tentuar dy herë të vritet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer sagën e vrasjeve në Elbasan. Dumani ndërkohë ka rrëfyer sagën e vrasjeve në Elbasan.
Nuk kanë munguar dhe pagesat për të vrarë dhe Aleksander (Aldo) Brahon, vëllain e Klevi Bahos, i vrarë në korrik të 2019-tës. Po ashtu në listë janë dhe disa tentativa të tjera, por që SPAK nuk u ka zbuluar emrat.
SPAK ka zbardhur edhe atentatin ndaj Irfan Azizit ngjarje e ndodhur e vitit 2020 në Berat para një karburanti.
Kei Piku po ashtu ka qenë një nga shënjestrat e vëllezërve Çopja, ku në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’.
Po ashtu në listë janë dhe disa tentativa të tjera, por që SPAK nuk u ka zbuluar emrat.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:
9) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
10) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
11) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
12) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;
13) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;
14) Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;
15. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
16. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
17. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
18. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
19. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
20. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;
21. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj– gusht të vitit 2020;
22. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
23. Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
24. Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan.
Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai./ZËRI
HISTORIA e vëllezërve ÇOPJA, përplasja me Tarzanin për 50 kg kokainë në Angli dhe grabitja e Rinasit, ngjarjet që sollën atentatet e njëpasnjëshme

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar për operacionin e zhvilluar si vijim i “Plumbit të artë”, duke zbardhur kështu katër atentatet që kanë lënë pas gjashtë viktima dhe 14 atentate të dështuara. Sipas SPAK, hetimi ndaj organizatës kriminale që drejtohej nga dy vëllezërit, Franc Çopja dhe Hajdar (Bako) Çopa ka nisur që në vitin 2022, por përplasjet e tyre me rivalët datojnë shumë më herët.
Veprimtaria kriminale e vëllezërve daton rreth viteve 2006-2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.
Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.
Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.
Humbja e 50 kg kokainë në Angli
Përplasja e parë ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar, pas humbjes së 50 kilogramëve kokainë nga Endrit Alibej që njihej ndryshe dhe si “Tarzani”. Pasi ky i fundit nuk u përgjigj për 50 kilogramët e kokainës, që në treg mund të kapë vlerën e 500 mijë eurove, nisi përgatitja e atentatit ndaj tij.
Masakra e Bradasheshit
Dhe më 29 dhjetor të vitit 2018, në Bradashesh u qëlluan për vdekje tre persona, mes tyre edhe Endrit Alibej. Përveç 34-vjeçarit, në këtë atentat humbën jetën edhe Arben Dylgjeri, daja i ‘Tarzanit’ dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Të tre, sapo ishin kthyer nga Belgjika për të festuar ardhjen e vitit të Ri 2019, por nuk e arritën atë ditë. Vetëm tre ditë para festive të fundvitit, plumbat e kallshnikovit ranë mbi ta dhe në sy të grave e fëmijëve, ndërruan jetë, pa mundur as të shkonin në spital.
Një vit më vonë, po në muajin dhjetor, në vitin 2019, u ekzekutua një tjetër ‘rob’ i ‘Tarzanit’. Këtë herë ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Edhe pse pa preçedentë penalë, Zylyfi u vra në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, teksa ndodhej në makinë me Ardit Uruçin, mikun e tij që fatmirësisht i shpëtoi këtij atentati.
Sapo kaluan shtatë muaj, erdhi një tjetër viktimë. Mesnatën e 1 korrikut, Klevi dhe Aldo Baho, vëllezër u qëlluan me breshëri plumbash dhe njëri prej tyre vdiq. Klevi mbeti i vrarë, ndërsa Aldo u plagos rëndë, por sot jeton.
Një ditë pas këtij atentati, RENEA zbarkoi në Elbasan ku dhe pas një karburanti në emër të biznesmenit Ilir Beko gjeti një arsenal me armë të softistikuara. Pjesa më e madhe e armëve ishin moderne dhe që i përkisnin prodhimit francez dhe belg, armë këto që përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO, 7 kallashnikovë dhe një armë gjahu çifte, snajpera modern dhe 5 pistoleta me silenciator o hëngrën kokën edhe dy efektivëve. Specialisti i Krimeve Edvin Gjyli dhe Inspektori i Krimeve të Rënda Eduart Hasani nxorën informacion në media në lidhje me operacionin e zhvilluar. Dhe u pezulluan.
Pikërisht në këtë karburant, ku u gjet dhe depoja e armëve, qëndronin herë pas here edhe anëtarë të këtij grupi kriminal të Çopjave.
Ngjarjet në Peqin, sikur ranë në qetësi, ndoshta mungesa e armatimit, ndoshta fakti që grupi e kishte marrë tashmë çmimin e kokainës së humbur…
Grabitja e Rinasit
Por, më 9 prill të vitit 2019, dora e tyre erdhi do të vinte sërish në skenë. Këtë here ndodhi grabitja në Aeroportin e e Rinasit, ku u morën plot 10 milion euro dhe në përplasje me autoritetet mbeti i vrarë Admir Murataj.
Në këtë grabitje bashkëpunuan Talo Çela dhe Nuredin Dumani, por këto para përçanë dhe miqtë e ngushtë.
Të dy thurën planin e atentatit për të vrarë dy vëllezërit Haxhia, Viktor dhe Besmir, të cilët u ekzekutuan brenda makinës së tyre, shumë pranë biznesit të tyre në Shën Vlash të Durrësit. Në pranga si ekzekutor është vënë Altin Ndoci dhe Klevis Alla dhe ky i fundit zbërtheu të gjithë vrasjen, madje edhe tregoi vendin ku kishin fshehur armët e krimit.
Lidhja me grupin e Çopjave në këtë vrasje, u bë kur edhe vetë Ndoci pranoi gjithçka.
“Vrasja ka ndodhur për paratë e grabitura në Rinas, Talo Çela dhe Nuredin Dumani kanë organizuar gjithçka. Një pjesë e parave të grabitura në Rinas, u ishin lënë vëllezërve Haxhia. Çela shkoi t’ua kërkonte më pas, por ata u justifikuan dhe thanë se ua kishin grabitur në momentin që iu grabit edhe servisi. Më pas i vranë,”– u shpreh Ndoci kur u ‘zbërthye’.
Altin Ndoci, është një personazh i skeduar për vjedhje dhe dyshohet duke u verifikuar tashmë për një tentativë grabitje në Fier, ku një nga autorët mbeti i vrarë nga policia, ndërsa një tjetër i plagosur.
Edhe rrëfimi i Klevis Allës, një prej autorëve që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia dhe në vrasjen e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë hapi dosjet e pazbardhura, për ngjarjet kriminale dhe atentatet e kryera në Elbasan. Në dosje, shkruhen mjaft qartë emrat e bashkëpunëtorëve të Allës dhe Ndocit, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Talo Çelën, por dhe për urdhërat e Çopjave.
Të tjerët ishin thjesht pjesë e skuadrës së qitësave me pagesë dhe vepronin sapo merrnin urdhërin.
Nuk do të vononte shumë dhe skuadra e ‘Tarzanit’, do të lëvizte gurët e tij. Vërtet Endrit Alibej vdiq, por la pas Erion Alibejn, që tashmë është në pranga për organizimin e tre atentateve. Alibejt akuzohet se ka organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Ramazani, i njohur si ‘Rramami’ ishte i përfshirë në ngjarjet kriminale në zonën e Elbasanit e Peqinit për llogari të Sakatit, por dy të tjerët kishin vetëm një mëkat.
Regis Runaj, ishte mik i Ramazanit dhe kishte rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së tij, ndërsa Bujar Çela ishte vëllai i Talo Çelës. Por edhe pse të shkëputur nga bota e krimit, të dy paguan shtrenjtë njohjet me të përfshirët.
Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj ishin miq me njëri-tjetrin. Emiljano Ramazani u ekzekutua në 20 korrik, teksa ishte duke parkuar mjetin e tij. Mbi të u qëllua me 5 plumba që e lanë të vdekur në vend. Në lidhje me ekzekutimin e Ramazanit janë arrestuar 6 persona, por në qeli janë vetëm Albert e Seit Menehasa. Katër të shoqëruarit e tjerë, Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi u liruan pasi ndaj tyre nuk u gjetën prova. 39-vjeçari i njohur si Rramami ishte një person i skeduar edhe më parë nga Policia e Shtetit. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë. Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale. Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, personin që është ende në kerkim.
Ndërsa 23-vjeçari Regis Runaj, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit. Vrasja e këtij të fundit dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ‘nuhatur’ gjurmët e autorëve të vërtetë. Më 29 korrik, nëntë ditë pas ekzekutimit të Ramazanit u vra Runaj. Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi konsumuan lëndë narkotike me Runajn, e vranë atë me thikë. Halili është bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje ka rënë edhe Erjon Shehu, kunat i Xhuliano Hoxhës. Më tej bëhet me dije se Shehu ka qenë në kërkim, pasi është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Runajt pranë varrezave të qytetit. Halili dhe Hoxha akuzohen gjithashtu se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Ata dyshohet se janë personat që kanë informuar ekzekutorët për lëvizjet e Ramazanit, në mënyrë që ‘puna’ e tyre, të bëhej më e lehtë.
Bujar Çela u ekzekutua para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punënë si taksist në të zezë.
Vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, ishte mënyra e Erion Alibejt për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, Endritit, që ia morën jetën në sy të gruas dhe fëmijëve. Erion Alibej, kishte mësuar se Talo Çela dinte gjithçka rreth ekzekutorëve të Endrit Alibejt, por nuk ia kishte treguar. Kështu, duke vrarë Bujar Çelën, mori hak.
Vrasja e Klevis Kapllanit
SPAK thotë gjithashtu se ka arritur të zbardhë autorët e vrasjes së Kapllanit, duke u mbështetur në komunikimet e aplikacionit "Sky" që kanë përdorur autorët dhe dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ky i fundit ka treguar në rrëfimin e tij se në momentin kur është vrarë Kapllani ai ka qenë në komunikim me të në "Sky". Sipas Dumanit, vrasja është kryer nga njerëzit e Manahasës, pasi njëri prej vëllezërve e ka monitoruar Kapllanin në ambientin e lokalit të Nel Godinit në Sinaballaj. Vrasja e Klevis Kapllanit në muajin Shtator 2020 në Rrogozhinë, është kryer në momentin teksa 33-vjeçari po fliste në aplikacionin “SKY” me të kërkuarin e asaj kohe, Nuredin Dumani. Pikërisht në momentin kur është vrarë, Kapllani po shkonte deri në shtëpi, pasi Dumani e kishte urdhëruar t'i mbante një makinë në banesë, makinë të cilën po e çonin në Sinaballaj të Rrogozhinës, Enver Diva dhe Besian Xhixha.
Makina do përdorej për të goditur në atentat Dine Çamin dhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.
Por me sa duket, teksa Dumani fliste në “Sky” me mikun e tij Klevis Kapllani për ti mbajtur makinën në oborrin e shtëpisë, nga ana tjetër grupi rival po atë ditë kishte vendosur të vriste Klevis Kapllanin.
Në dëshminë e tij të treguar dy vjet pas kësaj ngjarje të rëndë, Nuredin Dumani ka treguar se:
“…gjatë kohës që Klevis Kapllani ishte te lokali i Nel Godinit dhe unë po komunikoja me të nëpërmjet aplikacionit “Sky” ai i shqetësuar më dërgoi foton e vëllait të Seit Manhasës, të cilin e kishte parë disa herë atë ditë të hynte dhe dilte te rrugica pranë lokalit, madje kishte hyre edhe në lokal…”.
Sipas tij prania e vëllait të Seit Manahasës në terrenin ku ndodhej dhe Klevis Kapllani, tregon se 33-vjeçari ka qenë në ndjekje e sipër deri në momentin e vrasjes në orët e vona të natës, vetëm 200 metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj. Dumani tregon se lajmin për vrasjen e Klevis Kapllanit e ka marë nga Enver Diva dhe Besian Xhixha, të cilët po shkonin në banesën e viktimës për të lënë makinën që do përdorej në atentat ndaj Dine Çamit dhe Bujar Çelës.
Pastrimi i parave
Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.
Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu, evidentohet se, Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.
Si vëllezërit Çopja organizuan super-grabitjen e 10 mln eurove në Rinas, ku mbeti i vrarë Admir Murataj

TIRANË-SPAK ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e zhvilluar një ditë më parë, (31 korrik 2024) vijim i operacionit "Plumbi i Artë" ndërmarrë në disa qytete të vendit. Objektivi kanë qenë vëllezërit nga Elbasani, Hajdar dhe Franc Çopja, të cilët përveç porositës të 6 vrasjeve, Prokuroria e Posaçe ka zbuluar se janë edhe autorë të grabitjes me armë të ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë më 9 prill 2019 ku dhe u grabitën 10 milionë euro.
"Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier; Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë,"-thuhet në njoftimin e SPAK.
Si ndodhi grabitja në Rinas
Në 9 prill 2019 u grabitën paratë në barkun e avionit në Aeroportin e Rinasit, ku gjatë ndjekjes u vra nga policia Admir Murataj, që u konsiderua nga Prokuroria si 'koka' e grabitjes. Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj, bashke me të paktën 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me para.
Në dojen e Prokurorisë thihet se në datë 09 rreth orës 15:20, në pistën e aeroportit "Nënë Tereza", Rinas, Tiranë, disa persona të veshur me kamuflazh me maska dhe të armatosur kanë vjedhur sasi të mëdha parash në vlerë Euro, në momentin që do të transportoheshin me avionin e linjës "Austria Airline" në itinerarin Tiranë-Vjene.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton të ketë filluar në avionin e linjës "Austria Airline" që gjendej në terminalin e Aeroportit "Nënë Tereza", ka rezultuar se në afërsi të këtij avioni në vendin ku ngarkohen bagazhet kanë qenë dy transporter të përmasave 2.2 m që shërbejnë për të ngarkuar bagazhet e pasagjerëve.
Në vijim të veprimeve hetimore, ka rezultuar se personat e maskuar të veshur me kamuflash me anë të pincave kanë këputur drynin dhe zinxhirin e emergjencës që mbante këtë dryn ku kanë hapur portat hyrëse të anës perëndimore të emergjencës së rrethimit të aeroportit, konkretisht në afërsi të repartit të zjarrfikësit. Rezulton se personat kanë patur me vete një automjet tip furgon të makrës Volksvagen me targë AA 248KE, dhe me mbishkrimin Hetimi Tatimor. Menjëherë personat e maskuar kanë lëvizur me këtë automjet në avionin e linjës Austria Airline, kanë shkuar tek vendi ku po ngarkoheshin valixhet e pasagjerëve dhe pikërisht tek barku i avionit, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur sasi të mëdha parash në valutë euro.
Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai./ZËRI
Nga 'Masakra e Bradasheshit" në Rrogozhinë/ Cilat janë 4 vrasjet e zbardhura me porosi të vëllezërve Çopja

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka zbardhur katër ngjarje kriminale, vrasje të kryera në kohë të ndryshme dhe që lidhen me perplasjet e grupeve kriminale me bazë qytetin e Elbasanit, specifikisht të kryera me porosi të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Vrasja e parë ka qenë ajo e cila njohet si Masakra e Bradasheshit në vitin 2018, ku të vrarë mbetën tre persona Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, shtetasi turk Erdal Duranay. Ngjarja e dytë kriminale ishte ajo kundët dy vëllezërve Baho, ku viktimë mbeti Klevin Baho dhe u plagos Aldo (Aleksandër) Baho. Nuk do të vononte atentati i tretë, ku viktimë mbeti Andi Zylyfi, i cili kishte lidhje familjare me të ndjerin Endrit Alibej. Ngjarja e katërt kriminale ndodhi një vit më vonë në 2020, ku viktimë mbeti Klevis Kapllani.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
Masakra e Bradasheshit
Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë. Famtmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.
Atentati ndaj vëllezërve Baho, viktimë Klevin Baho
Sipas raportimeve, autori i është afruar dy vëllezërve: Ti je Kevi...?,"-i ka thënë asokohe 22-vjeçarit. Por ky i fundit i është përgjigjur shkurt: Nuk jam unë…! Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij, i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip “Audi” me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.
Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Baho ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë spitalit kirurgjik në Elbasan nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre.
Vrasja e Andi Zylyfit 13 dhjetor 2019
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërriti pa shenja jete në spital. Ndërkohë, nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23- vjeç, banues në fshatin Përparim.
Atentati ndaj dy të rinjve u bë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’, ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua. Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur. 26-vjeçari Andi Zylyfi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në atentatin e Bradasheshit të Elbasanit.
Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra. Të akuzuar për këtë vrasje janë Talo Çela (koka e grupit), Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.
Vrasja e Klevis Kapllanit
Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.
Vrasja e Klevis Kapllanit në muajin Shtator 2020 në Rrogozhinë, është kryer në momentin teksa 33-vjeçari po fliste në aplikacionin “SKY” me të kërkuarin e asaj kohe, Nuredin Dumani. Pikërisht në momentin kur është vrarë, Kapllani po shkonte deri në shtëpi, pasi Dumani e kishte urdhëruar t'i mbante një makinë në banesë, makinë të cilën po e çonin në Sinaballaj të Rrogozhinës, Enver Diva dhe Besian Xhixha. Makina do përdorej për të goditur në atentat Dine Çamin dhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Por me sa duket, teksa Dumani fliste në “Sky” me mikun e tij Klevis Kapllani për ti mbajtur makinën në oborrin e shtëpisë, nga ana tjetër grupi rival po atë ditë kishte vendosur të vriste Klevis Kapllanin./ZËRI
SPAK i bën SKANER! Si nisi "karriera" e vëllezëve Çopja, nisën duket shitur "copa", tani dominojnë tregun. Investimet...dhe eliminimi i kundështarëve

TIRANË- SPAK ka skanuar me detaje, si nisi, si u zhvillua dhe çfarë është arritur, grupin e vëllezërve Çopja në Elbasan. Mesa duket ishin këta të fundit objektivi i tyre në megaoperacionin që u zhvillua dje në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm. Për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtuesit e "organizatës kriminale" janë Franc Çopja dhe Hajdar Bakon, alias Hajdar Çopja. Në njoftimin zyrtar të shpërndarë sot nga SPAK, Prokuroria e Posaçme ka dalë në përfundimin se kjo organizatë kriminale (mesa duket ndryshe nga të tjerat që kanë hetuar deri më tani) duke theksuar se grupi dallohet për: strukturimin, qëndrueshmërinë, kohëzgjatjen dhe fuqinë financiare.
Për SPAK, veprimtaria kriminale e dy vëllezërve Çopja daton që prej viteve 2006-2007. "Karrierën", dy vëllezërit e kanë nisur në Itali, ku shpërndanin doza të vogla kokainë.
"Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë."
Me kalimin e viteve, potenciali i tyre ekonimik është rritur, duke sjellë kështu edhe shtimin e kontateve me eksponentë të tjerë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve. Por bashkë me bashkëpunimin duket se ecin "dorë për dore" edhe mosmarrëveshjet. Kështu që Çopjat në 2018 morën vendimin për të nisur eliminimin e kundërshtarëve të tyre (nëpërmjet vrasjeve me pagesë) për të fituar kështu kontrollin total të tregut. Por edhe duke nisur një sagë të përgjakshme në qytetin e Elbasanit që në vitin 2018 pati nisjen dhe më nuk u ndal për disa vite.
Pasi eliminuan kundërshtërët, fitimet u shtuan por edhe u pastruan për t'u shumëfishuar! Në lidhje me pastrimin e parave, SPAK ka zbuluar se ky grup kriminal ka investuar para në Shqipëri në tregun e pasurive të paluajtshme. Investimet nuk kanë qenë selektive, por në fusha të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante, por edhe sipërfaqe toke. Investimet bëheshin në qytetet kryesore të vendit: Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Por jo vetëm kaq! Paratë "cash" janë pastruar edhe nëpërmjet personave të tretë në sektorin e ndërtimit, ku vëllezërit kanë hedhur para për ndërtimet e pallateve dhe komplekseve të banimit.
"Organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal."
Si vinin paratë në Shqipëri?
Mënyra kryesore ishte ajo me zyrat e këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit. Paratë i dërgoheshin personave që kishin njohje me dy vëllezërit. Të njëjtat para, ose përdoreshin për të paguar vrasës me pagesë, ose për të kryer investime.
Kjo pra ishte një pasqyrë sesi operonte një nga grupet kriminale më famëkeqe në Shqipëri, por edhe pse ka një panoramë më të qartë tani...asnjë prej dy vëllezërve nuk është prangosur. Të dy, raportohet se ndodhen në Dubai, shumë larg kapjes nga drejtësia shqiptare...të paktën derisa të mos ketë një marrëveshje ekstradimi./ZËRI
SPAK "godet" bazën e vëllezërve Çopja! Zbardhen 6 KRIME, si nisi dhe si u zhvillua "perandoria"
TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksionin e zhvilluar në disa qytete ku u prenë 33 urdhër-arreste, ku në shënjestër ishin vëllezërit Çopja (Franc dhe Hajdar Çopja). Gjatë aksionit është ushtruar kontroll në 8 ambiente të ndryshme në përfundim, të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro. SPAK thotë se ndër të tjera janë autorë të 6 vrasjeve, vjedhjes në Rinas të ndodhur në 2019.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga vëllezërit F. G. (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.). Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.
Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj, qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare. Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë. Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.
Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë. Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.
Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.
Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu, evidentohet se, shtetasi F. G. (ndryshe F. Ç.), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e organizatës kriminale, si më poshtë: Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj; Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan; Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin; Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë; Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan; Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat. Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier; Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë. Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht: 9. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
10. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
11. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
12. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;
13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;
14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;
15. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
16. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
17. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
18. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
19. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
20. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;
21. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
22. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
23. Janë evidentuar dhe dokumentuar raste te përkrahjes së autorit të krimit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi.
24. Gjithashtu, është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.
25. Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
26. Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.
Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.86, datë 29.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale për 33 shtetas. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 31.07.2024 masat e sigurimit të caktuara ndaj 13 shtetasve ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë. Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm. Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar 42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare. Falenderojmë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.
Falenderojmë gjithashtu në mënyrë të veçantë edhe Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze dhe belge për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal. Shënim: Cilido prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Në kuadër të këtij operacioni me kërkesë të SPAK më 29 korrik 2024 GJKKO lëshoi 33 urdhërarreste, nga të cilat janë ekzekutuar masat e sigurisë për 13 shtetas ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë./ZËRI
SPAK ende "diskret"/ Zbardhen DETAJE nga operacioni “Plumbi i Artë 2”, sa urdhër-arreste janë ekzekutuar

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për operacionin "Plumbi i artë 2", nga SPAK janë firmosur mbi 33 urdhër-arreste, por janë ekzekutuar vetëm 15 prej tyre, pasi shumë nga të kërkuarit nuk ndodhen në Shqipëri. Dyshimet janë së fshihen në Dubai, që aktualisht është kthyer në "parajsën" e personazhëve të botës së krimit, pasi vendi nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.
Hetuesit e SPAK raportojnë se kanë zbardhur 6 ngjarje të rënda kriminale vrasje e atentate dhe dy vjedhje, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe pastrim parash. Sa i përket ngjarjeve kriminale, ZËRI zbuloi dje se bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, vrasjen e Klevis Kapllanit, vrasjen e Andi Zylyfit dhe atentatin e Irfan Hazizit. Megjithatë, lidhur aksionin e djeshëm, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK./ZËRI