LIVE UPDATES

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan në kopësht. Reagimet: Tregoni emrin e kompanisë

➤ Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik nr.1 në Gramsh ka ardhur për shkak të vezëve që ata kanë konsumuar. ➤Këtë ka bërë sot me dije AKU, thuajse dy javë pas ngjarjes. ➤ Tashmë kopshti është mbyllur, por nuk kanë munguar reagimet e njëpasnjëshme. ➤ E gjitha sepse ende nuk është bërë publik emri i kompanisë që prodhonte vezët dhe që përmes “Nelsa Sh.p.k”, ua dërgonte fëmijëve në kopësht. ➤ Mirëpo, pas publikimit të analizave në media, AKU doli me një njoftim të dytë, përmes të cilit bënte me dije se vezët janë kontaminuar në kopsht, pasi analizat në kompaninë prodhuese kanë dalë negative për bakterin e salmonelës, si tek vezët ashtu edhe tek shpendët. ➤ Qëndresa Qytetare ka kërkuar që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të bëjë transparencë përsa i përket kompanisë që ka furnizuar me vezë kopshtin ku u helmuan fëmijët. ➤Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe Ervin Resuli, Presidenti i Urdhrit të Mjekut të Veterinerit.

8 artikuj për këtë temë.
2 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve, Resuli: AKU kërcënon ata që zbulojnë zullumet, përgjigjuni dhe për qumështin

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka komentuar reagimet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me helmimin e fëmijëve në Gramsh, në një postim në profilin e tij në Facebook, Resuli shkruan se përmes njoftimit të fundit, AKU po kërcënon me procedim penal ata që publikojnë të dhëna rreth kompanisë që furnizonte kopshtin me ushqime. Ndërkohë që shton se vetë pop ret përgjigje që prej muajit mars për të ditur se cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane.

Postimi:

AKU kërcënon me procedim penal ata që i zbulojnë zullumet? Ka të drejtë AKU të flasë për procedime penale, për aq kohë sa asnjë qytetar nuk ka çuar ndonjëherë për ndëshkim penal AKU-në, për dhjetëra skandale me pasoja të rënda për shëndetin publik! Ndërkohë, unë si qytetar pres që prej muajit mars një përgjigje zyrtare: Cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane? Transparenca nuk është krim. Krimi është mosndëshkimi dhe fshehja e atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve çdo ditë!

2 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, Bino u ‘sulet’ gazetarëve: Injoranca nuk ka brirë!

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Silva Bino

TIRANË- Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP ka hedhur poshtë mundësinë që fëmijët në Gramsh të jenë helmuar nga veza. Në një postim në rrjetet sociale, Bino ka ‘sulmuar’ gazetarët për lajmet, teksa i quan injorantë për raportimet në lidhje me këtë rast. Referuar një lajmi për mbylljen e kopshtit, ajo shton se AKU nuk mbyll kopshtet por analizon ushqime.

“Injoranca nuk ka brire. Gazetat shkruajne Helmimi i fëmijëve nga vezet me salmonelë, AKU mbyll kopshtin në Gramsh. E para, AKU nuk mbyll kopshtet por analizon ushqime dhe këto analiza që të kenë vlerë duhet të merren me mend aty ku duhet në bashkëpunim, gjë që AKU nuk e bën kurrë pasi ne nuk ekzistojmë për të, i dinë vetë.

Nga vjen dhe ku është burimi i infeksionit dhe si po shkon ai, nuk e përcakton as AKU as inspektoratet, por e përcaktojnë strukturat e shëndetit publik që duhet të kenë specialistë të trajnuar për këtë. Meqë ra fjala, ka kaq shumë struktura dhe degët e tyre sa nuk dihet me kë të flasësh ne këtë lëmsh.

Se për model për sigurinë ushqimore nuk morëm atë italian me të cilin kishim ngjashmëri (para viteve ’90) dhe na përshtatet, por atë nordik me të cilin nuk kemi asnjë lidhje. Dhe sa për dijeni, fëmijët nuk hanë vezë të gjalla dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit. Kaq për sot,”- shkruan Bino.

2 JAVE ME PARE

Skandali me helmimin e fëmijëve mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Gramsh, një grup fëmijësh u shtruan në spital me simptoma helmimi. Të gjithë kishin një pikë të përbashkët: kishin ngrënë në të njëjtin kopësht. Por në vend të alarmit dhe transparencës, institucionet zgjodhën heshtjen. Çfarë fshihet pas këtij helmimi masiv, që nuk ndodhi në hije, por në dritën e diellit, në tryezën e ushqimit të fëmijëve?

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Një fëmijë i infektuar, me serum në dorë

‘Hermetizmi’ i kësaj çështjeje, sa të rëndë aq edhe të pandëshkueshme, nis që në momentin e raportimit, lajmi për helmimin e fëmijëve pa dritën e publikimit katër ditë pasi fëmijët ishin shtruar në spital. Përse duhej të kalonin katër ditë që një lajm i tillë të merrte vëmendje publike?

Heshtja nga institucionet

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Spitali Gramsh

ZËRI nisi kërkimet e njëpasnjëshme, duke përfshirë këtu edhe spitalin e Gramshit, që mohuan në mënyrë kategorike shtrimin e fëmijëve.

“Kanë ardhur dy fëmijë, vetëm dy fëmijë me simptoma të lehta dhe kanë ikur në banesën e tyre pas mjekimit. Nuk di më shumë,”- tha një nga mjeket që u përgjigj në telefon kur u kontaktua nga redaksia e ZËRI.

Kërkesës për të ditur më shumë të dhëna, nuk iu përgjigj askush.

Nga ana tjetër, vetë drejtoresha e spitalit Greta Lena, në një prononcim për Report TV tha se në total ishin paraqitur tre fëmijë me të vjella, diarre, ethe dhe temperaturë.

“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë. Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele. U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma,”- tha Lena.

Që këtu lind pyetja e parë, ishin dy apo tre fëmijë?

Ushqimi i foshnjave, në dorën e të dënuarve për vjedhje tenderash

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Tenderi

Në orët në vijim, u raportua dhe emri i kompanisë që kishte fituar tenderin dhe kishte marrë përsipër të furnizonte kopshtet dhe çërdhet e Gramshit me ushqim cilësor. Bëhet fjalë për “Nelsa Sh.P.K.”, një kompani e zotërua nga Elsa Kamberi Balla, por që problemet me ligjin i ka të hershme. Në 2016, ‘Nelsa’ u përfshi në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit me ushqimin e të burgosurve. Në 2025, ushqen fëmijët e kopshteve publike. Goxha ngritje në hierarkinë e tenderimeve publike.

Pronari i “Nelsa shpk”, Nexhmi Balla rezulton i dënuar për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.

“Nelsa shpk” rezulton të jetë aktualisht në pronësi të Elsa Kamberi (Balla), por themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 11 Korrik 2016, Policia e Shtetit arrestoi biznesmenët Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Shemsi Sinani, pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte zbuluar një rast korrupsioni në tenderët e ushqimeve për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku ishin përfshirë kompanitë e tyre “Vllaznimi” (sot, “Dajti Park 2007”); “Nelsa” dhe “M.B Kurti” (sot “Sinan Trading”).

Së bashku me biznesmenët, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan në atë kohë edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Administratorët e kompanive "Dogel", "Vllaznia", "M.B.Kurti" dhe "Nelsa", konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime. Asakohe Gjykata dha dënimin me tre vite burg për administratorët. Pas skandalit Balla i kaloi pronësinë dhe drejtimin e kompanisë vajzës së tij, Elsës.

Në lidhje me skandalin e radhës, Elsa Kamberi Balla, administratorja e “Nelsa SHPK”, u shpreh e gatshme për ZËRI-n të vendosë dhe në dispozicion analizat e kontrollit të produkteve që ofron në kopësht, por në ditët në vijim nuk u bë më e gjallë.

Bashkia Gramsh

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Kryebashkiaku Besion Ajazi

Të gjendur në këto rrethana, ZËRI kontaktoi dhe me Bashkinë Gramsh në mënyrë zyrtare, via e-mail. Në përgjigje zyrtare, kryebashkiaku Besion Ajazi, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga vetë prindërit dhe alarmit në media, u mjaftua duke thënë shkurt: Helmimi nuk është vërtetuar ende që ka ardhur nga ushqimi!

Protesta e vakët

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Një nga prindërit në protestë

Deklaratat e prindërve rrëzonin një nga këto të gjithë institucionet. Ata flisnin me radhë dhe tregonin se në spital ishin përballur me shumë fëmijë të sëmurë kur kishin dërguar të vegjlit e tyre për tu mjekuar. Ata gjithashtu publikuan dhe rezultatet e analizave paraprake në media, ku flitej për praninë e bakterit të salmonelës.

Të gjithë ishin të qartë që një grup fëmijësh që jetojnë në Gramsh dhe janë helmuar, i bashkonte vetëm një pikë: ushqimi në kopësht!

Vetëm institucionet përkatëse nuk e kishin kuptuar ende një gjë të tillë.

Por, mes prindërve ndihej dhe presioni. Madje njëri prej tyre, ku u pyet nga gazetarët se përse ishin të paktë në numër, foli për frikëra të largimeve nga puna.

E gjitha kjo për të mos ndëshkuar përgjegjësin që helmoi fëmijët!

Sot, kur ka kaluar thuajse dy javë nga helmimi, nuk ka ende një fajtor të cilit ata prindër që shtruan fëmijët në spital, t’i kërkojnë llogari.

Zyrtarisht, deri më tani, është bërë me dije se shkak për helmimin janë bërë vezët e konsumuara në kopësht, por as këto nuk ka qenë të kontaminuara. ‘Helmimi’ i tyre ka ndodhur në kopshtin që frekuentohej nga fëmijët, në mënyrë të pashpjegueshme.

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Analizat

Në raportimet e sotme u fol për një kompani me seli në Shkodër, që furnizonte me vezë kopshtin në fjalë përmes “Nelsa sh.p.k” por emri i ka mbetur mister.

Madje në njoftimin më të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, e shfajëson totalisht duke dalë në përfundimin se vezët e konsumuara nga fëmijët në kopshtin publik nr.1 në Gramsh, janë kontaminuar në ambientet e vetë kopshtit.

Në një njoftim zyrtar, AKU bën me dije se mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

Ndërsa mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp. Për rrjedhojë, sipas AKU, nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

Në fund AKU shton dhe se kushdo që bën deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Në fakt, i gjithë ky rrugëtim, të vetmit njerëz që ka bërë ‘me faj’ për këtë helmim masiv, janë ose kuzhinierja e kopshtit në Gramsh, nëse ka, dhe nëse jo, edukatorët që kanë gatuar vezët.

Si mund të kontaminohen vezët?

Vezët mund të kontaminohen me salmonelë në disa mënyra:

1.      Kontaminimi nga brenda (transovarial). Kjo ndodh kur pulat janë të infektuara me bakterin Salmonella enteritidis. Bakteri mund të kalojë nga vezorja ose traktin riprodhues i pulës direkt në të verdhën ose të bardhën e vezës para se të formohet guaska. Pra, veza lind e kontaminuar, edhe nëse guaska është e pastër dhe nuk ka dëmtime.

2.      Kontaminimi nga jashtë (përmes guaskës)

            Veza mund të kontaminohet pas daljes nga trupi i pulës, kur guaska e saj prek: feçet e infektuara të pulës (zakonisht në ambiente me higjienë të ulët), sipërfaqe të ndotura si kuti vezësh ose duar të papastra. Guaska e vezës ka mikropore, dhe nëse veza lahet gabimisht ose ruhet në kushte të lagështa dhe të nxehta, bakteret mund të penetrojnë përmes poreve në brendësi.

Rreziqe të rritura për kontaminim:

            •          Pula të rritura në kushte industriale të dendura dhe pa kontroll veterinar.

            •          Mungesë higjiene gjatë grumbullimit dhe paketimit të vezëve.

            •          Thyerje e guaskës ose çarje që lejon bakteret të futen brenda.

            •          Mosruajtja në frigorifer, sidomos pas larjes së vezëve.

Cila nga këto ka ndodhur me vezët që kanë konsumuar fëmijët në Gramsh?

Prindërit meritojnë ta dinë shkaktarin që u shtroi fëmijët në spital për ditë me radhë dhe në rast se emri i kësaj kompanie furnizuese, siguria e të cilës mund të ketë çaluar në një nga hapat e mësipërm, duke përjashtuar infektimin e pulave bazuar në njoftimin e AKU-së, është kaq i 'shenjtë', hetimet duhet të nisin dhe në media duhet të ketë një njoftim zyrtar për këtë çështje, qoftë edhe me inicialet e shoqërisë.

Mbrojtja e emrit të një kompanie, i takon vetëm asaj, institucioneve u takon transparenca!

Sepse kjo çështje nuk ka më të bëjë thjesht me salmonelën dhe një rast të izoluar. Ka të bëjë me fëmijët tanë, me mbrojtjen që po i bëhet përgjegjësve dhe jo viktimës. Dhe nëse për një drekë kopështi askush nuk mban përgjegjësi, atëherë çfarë garancie kemi për të nesërmen që troket?/ZËRI/

2 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, QQ: AKU të tregojë cila është kompania që prodhoi vezët

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Foto Ilustruese

TIRANË- Qëndresa Qytetare ka kërkuar që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të bëjë transparencë përsa i përket kompanisë që ka furnizuar me vezë kopshtin ku u helmuan fëmijët. Në një postim në faqen zyrtare, QQ shkruan se AKU ka vendosur të marrë në mbrojtje kompaninë që ka prodhuar vezët, duke i fshehur emrin e kompanisë dhe duke konfirmuar nga analizat e kryera në këtë kompani, nuk ka rezultuar prani salmonele në produktet e saj.

Reagimi: AKU të ndalë kercenimet dhe shantazhet ndaj qytetareve e prinderve qe reaguan!
Në një kohë që qytetarët shqiptarë presin transparence nga AKU për rastin e helmimit masiv të 70 fëmijëve në kopshtin numër 1 në Gramsh, AKU ka vendosur të marrë në mbrojtje kompaninë që ka prodhuar vezët, duke i fshehur emrin e kompanisë dhe duke konfirmuar nga analizat e kryera në këtë kompani, nuk ka rezultuar prani salmonele në produktet e saj.
AKU ka marrë në mbrojtje edhe kompaninë që ka furnizuar kopshtin me ushqim, duke dalë në përfundimin se kontamimi ka ndodhur në ambientet e kopshtit, që ndër të tjera kishte dhe frigorifer BEKO. Qëndresa Qytetare vlerëson se AKU nuk po bën transparencë, për rastin konkret por po abuzon me të dhënat, në kurriz të shëndetit të fëmijëve të mitur që mbetën të helmuar nga ushqimi me salmonelë. Ky përbën një precedent të rrezikshëm, sa kohë AKU vendos të bëhet mburojë e kompanive që prodhojnë dhe shesin produkte të pasigurta që konsumohen nga fëmijët tanë.

 

2 JAVE ME PARE

Furnizoi me vezë kopshtin? “Xhenis-SH” sh.p.k. përgënjeshtron lajmet: Merremi me ndërtim, s'kemi lidhje me ushqimet

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Foto Ilustruese

TIRANË- “Xhenis-SH” sh.p.k., kompania që u raportua se ka qenë furnizuesja me vezë e kopshtit në qytetin e Gramshit, ku është raportuar për helmim të fëmijëve, ka bërë një përgënjeshtrim publik. Përfaqësuesit e kompanisë në fjalë shprehen se nuk ka asnjë lidhje tregtare apo kontraktuale me institucionin në fjalë dhe se nuk kanë furnizuar me produkte ushqimore asnjë institucion, pasi Objekti i Veprimtarisë së tyre është në sektorë të tjerë si: Turizëm, Ndërtim etj. Gjithashtu, kjo kompani u bën thirrje mediave që kanë shpërndarë këtë informacion të rremë të përgënjeshtrojnë publikisht lajmin.

Përgënjeshtrimi:

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Përgënjeshtrimi
2 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit, tek biznesi dolën negative për salmonelë

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
AKU

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë në përfundimin se vezët e konsumuara nga fëmijët në kopshtin publik nr.1 në Gramsh, janë kontaminuar në ambientet e vetë kopshtit. Në një njoftim zyrtar, AKU bën me dije se mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

Ndërsa mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp. Për rrjedhojë, sipas AKU, nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

Helmimi i fëmijëve u raportua katër ditë me vonesë. Fëmijët ishin paraqitur me të vjella, diarre, temperaturë dhe ethe në spitalin e Gramshit, por vetëm katër ditë më vonë, ky lajm pa dritën e publikimit.

Më pas, 72 fëmijë iu nënshtruan analizave dhe 17 prej tyre rezultuan të infektuar. Tashmë kopshti është mbyllur edhe fëmijët po mjekohen nën monitorimin e prindërve të tyre në banesa. AKU mori mostra të ushqimeve të ndryshme që u gjetën në kopësht, mes tyre edhe vezëve.

Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve kanë zhvilluar dhe një protestë, përmes të cilës kërkuan të vendoset drejtësi për fëmijët e tyre dhe që shkaktari të marrë ndëshkimin e merituar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë./ZËRI/

Njoftimi i AKU

Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:

Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.
Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.

Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik

Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.

Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.

Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.

Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.

Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.

2 JAVE ME PARE

Helmuan fëmijët në kopësht, zbulohet kompania që dërgoi vezët me salmonelë (ANALIZAT)

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Foto Ilustruese

TIRANË- Kompania “Xhenis” Sh.p.k është vendi nga ku kanë dalë vezët me salmonelë dhe kanë përfunduar në pjatat e fëmijëve që frekuentonin kopshtin publik nr.1 në Gramsh, e për pasojë u helmuan.

Megjithatë, origjina e këtyre vezëve nuk dihet, por analizat e kryera e ISUV tregojnë se kanë prezencë të bakterit Salmonella spp.

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
Analiza

ZËRI ka raportuar më herët se kompania që furnizon kopshtin në fjalë me ushqime është “Nelsa Sh.p.k.”, e zotëruar nga Elsa Kamberi Balla, kompani që siç duket ka dështuar në hallkën më të rëndësishme të punës së saj, sigurinë.

Si përfunduan këto vezë në një kopësht fëmijësh?

A u janë nënshtruar ndonjë analize përpara se të dërgoheshin në kopësht?

Nëse po, kush vendosi që gjithsesi këto vezë duheshin konsumuar nga fëmijët?

Helmimi i fëmijëve u raportua katër ditë me vonesë. Fëmijët ishin paraqitur me të vjella, diarre, temperaturë dhe ethe në spitalin e Gramshit, por vetëm katër ditë më vonë, ky lajm pa dritën e publikimit.

Më pas, 72 fëmijë iu nënshtruan analizave dhe 17 prej tyre rezultuan të infektuar. Tashmë kopshti është mbyllur edhe fëmijët po mjekohen nën monitorimin e prindërve të tyre në banesa. AKU mori mostra të ushqimeve të ndryshme që u gjetën në kopësht, mes tyre edhe vezëve.

Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve kanë zhvilluar dhe një protestë, përmes të cilës kërkuan të vendoset drejtësi për fëmijët e tyre dhe që shkaktari të marrë ndëshkimin e merituar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë./ZËRI/

2 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh! Shkak veza me salmonelë, AKU mbyll kopshtin

Helmimi i fëmijëve, AKU: Konsumuan vezë që u kontaminuan
FOTO ILUSTRUESE

GRAMSH-Helmimi nga ushqimi në kopështin publik Nr. 1 në Gramsh vijon të jetë nën hetim. Pas analizave që iu janë bërë mishit të pulës, qumështit dhe vezëve, këto të fundit kanë dalë pozitive. Infektimi i fëmijëve në Gramsh ka ardhur si shkak i konsumimit të vezës me salmonelë. 

Salmonela përveç mishit të pulës apo derrit, mund të gjendet edhe tek veza, perimet dhe uji, në rastet se është kontaminuar. Vezët e përdorura në kopshtin nr.1 në Gramsh kanë qenë të kontaminuara. Më herët, nga analizat e AKU-së, mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ. AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të kopshtit nr.1 në Gramsh deri në përfundimit e të gjithë analizave dhe dezinfektimeve të mëtejshme.

Çfarë ka ndodhur në Gramsh?

Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme. Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’. Për 6 fëmijë të tjerë pritet të dalin përgjigjet por edhe ata kanë rezultuar me rritje të ngarkesës bakteriale.

Helmimi masiv u raportua më 24 maj, por prindërit kanë rrëfyer se që ditën e martë të javës së kaluar, fëmijët kanë pasur simptoma si diarre, ethe, temperaturë e të vjella. Shkak dyshohet se është bërë ushqimi që fëmijët konsumonin në kopësht, i cili dërgohej nga kompania "Nelsa SHPK", një kompani që ka fituar tenderin për furnizimin me ushqim të kopshteve dhe çerdheve në Gramsh. Për rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB