Dumani i vrau njerëzit Kamamit se s’pranoi të eliminonte Talo Çelën

TIRANË- Nuredin Dumani ishte i vendosur që ta eliminonte Talo Çelën, pasi ky i fundit, në një intervistë televizive i ka dhënë policisë indikacione se ku duhet të kërkojnë për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, zbardhen pazaret e Dumanit me Mikael Qosjen alias Kel Kamami për kokën e Talo Çelës. Kamami i ka kërkuar Dumanit eliminimin e Erion Alibejt, të njohur ndryshe si ‘krymi’, ndërsa Dumani në këmbim ka dashur kokën e Talo Çelës dhe shumën prej 1.5 milion eurosh. Por, këtu ka nisur dhe krisja mes Dumanit dhe Qosjas, pasi ky i fundit nuk ka rënë dakord për marrëveshjen që të vriste Talo Çelën. Madje i ka kërkuar që të pajtoheshin e të ribëheshin miq. Por, Dumani, pas debatit me Kamamin i ka vrarë djalin e hallës dhe shokun me të ngushtë. Bëhet fjalë për Emiliano Ramazanin dhe Regis Runajn.
'Çfarë fati pati...30 gjujtje, 3 e kapën'/ Si ndodhi atentati ndaj vëllezërve Baho, Mikael Qosja flet me "të panjohurin": O lale...

TIRANË- Atentati ndaj vëllezërve Klevin dhe Aldo Baho nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. ZËRI ka zbardhur biseda të reja nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku Mikael Qosja (Kamami) fillimisht flet me Franc Çopjan dhe më pas me një person të paidentifikuar për atentatin ku mbeti i vrarë një nga vëllezërit. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, theksohet se në mënyrën sesi flet Kamami lë të kuptohet se ka qenë edhe vetë pjesë e atentatit.
Madje në një moment hedh poshtë edhe raportimet në media se viktimën e kishin pyetur më parë për emrin dhe më pas e kishin qëlluar. Por nga atentati kishte vetëm Aldo Baho, ndërsa Klevin (i vëllai) ndërroi jetë në vend nga plumbat e marrë.
PJESË NGA DOSJA:
Mikael Qosja (Kamami) i shpjegon Franc Çopjas se Eljo Bitri ka biseduar me të për ngjarjen e "Sakatit" (Aldo Bahos), për të cilin Eljo i ka thënë Mikaelit se përse nuk ka shkuar tek xhami për t'u siguruar. Gjatë bisedës, evidentohet se Franc Çopja jep të dhëna lidhur me atentatin ndaj vëllezërve Baho (Klevis dhe Aldo Baho) ku shkruan: Për 5 minuta m'ka ngel gjall ky ***** mu; ka zbrit nga makina, 4 vjet rresht i kam prit; sa hapja sytë veç ato menoja; kismet i vetë shpëtoi!
Franc Çopja i ka treguar përdoruesëve se Klevin dhe Aldon nuk i ka njohur më parë. Sipas tij, ata kanë dalë në skenë pasi ka ndodhur "problemi i parë", ekzekutimi i Endrit Alibejt. Ndërsa në bisedat e Kamamit, Aldo ka pasur shumë fat dhe se nga 30 gjuajtje vetëm 3 e kanë kapur dhe nuk ishte asnjë rrezik jete gjatë atentatit. Nga biseda evidentohet se vëllai i Aldo Bahos, i ndjeri Klevin Baho ka dalë nga makina dhe i është kundërpërgjigjur me armë. Gjatë goditjes, Klevin Baho ka goditur dhe thyer fenerin e makinës së autorëve (kjo e dhënë përputhet me deklarimet e Dumanit dhe Alibejt).
Por si ka ndodhur vrasja?
Mikael Qosja tregon se gjatë goditjes makina ka qenë në ecje e sipër dhe një nga personat në makinën e autorëve është afruar tek makina e vëllezërve Baho dhe i ka thënë ulni pak xhamin dhe e ka pyetur nëse ka qenë "filani". Deri në momentin e vrasjes, grupi i atentatorëve e kishin ndjekur edhe ditë më parë, por Aldo Baho u kishte ikur shumë shpejt. Gjatë komunikimit Mikaelit, kur bisedon për ekzekutorët i referohet në shumës, çka tregon se ka qenë edhe vetë me tanë momentin e vrasjes.
Kamami-9NASI4: Po çfarë fati ka motër****. 30 e ca cop
I paidentifikuar-IQT389: Eeeee qr
Kamami-9NASI4: Vetëm 3 e kapën
I paidentifikuar-IQT389: 3 pluma? Po e pa asnjë problem as rrezik për jetën qr
Kamami-9NASI4: Po u kundërpërgjigj i vëllai. Po ai vëllai ka pas armë. Me hekër. E kishte gati, të mbushme.
I paidentifikuar-IQT389: Aaaa, shtiu?
Kamami-9NASI4: Shtiu direkt plera
I paidentifikuar-IQT389: Po me vërtetë e kanë pyt atë që ti je filani në fillim?
Kamami-9NASI4: *qesh! Po jo e lale. Ça thu? Ne ishim në ecje./ZËRI
Atentati ndaj vëllezërve Baho, Dumani: Pati shkëmbim zjarri. Alibej: I kisha shokë, mesazhi që i sollën motrës sime në FB

ELBASAN- Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI zbardhet edhe atentati i vëllezërve, Sandër Baho (Sakatit) dhe Klevin Baho, i cili mbeti i vrarë. Për ngjarjen ka dëshmuar para hetuesve edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tregon se objektiv i atentatit ishte Sandër Baho, shoku i Erion Alibej por autorët nuk kanë mundur ta vrasin dot. Në takimet e tij me Talo Çelën, Dumani tregon se grupi krenohej me atentatin, madje mes tyre ka patur dhe një shkëmbim zjarri.
Dëshmia e Nuredin Dumanit: Per ngjarjen që ndodhi ndaj vëllezërve Sandër Baho dhe vëllait të tij, ku njëri është vrarë dhe tjetri është plagosur, atë e tregonin shumë shpesh si ngjarje Talo Çela dhe Altin Ndoci, pasi kanë patur kundërpërgjigje të fortë me armë edhe nga pala tjetër aq sa ishte dëmtuar edhe makina e tyre. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë Tali, Altin Ndoci, Miri Haxhia dhe Dorjan Shkoza. Kur kam qenë duke shkuar në Elbasan me Altin Ndocin, nuk e mbaj mend se për çfarë por rrugës Altini më ka treguar vendin që është realizuar atentati, ndaj vëllezërve Baho si dhe vendin ku po prisnin, dhe lokalin ku vëllezërit Baho po pinin kafe. Në këtë ngjarje Dorjan Shkoza ishte pozicionuar në këmbë tek varrezat e fshatit për një pritë të dytë. Benzin që bënë atentatin e dërguan në Durrës, pasi u dëmtua nga plumbat.
Sandri asakohe po mundohej të mblidhte informacione në lidhje me atentatin ndaj Endrit Alibej dhe ka qenë vazhdimisht nëpër rrugë, duke takuar njerëz për t’i pyetur, Kështu deklaron edhe shoku i tij Erion Alibej. Ndër të tjera ai sqaron se po natën e atentatit ndaj vëllezërve Baho ku mbeti i vrarë edhe Klevin Baho, një mesazh në rrjetin social Facebook, i është dërguar edhe motrës së tij, ku i thuhet se ekzekutimin e vëllait, Endrit Alibej e keni nga Sandri dhe daja i Sandrit.
Dëshmia e Erion Alibej: Sandri bashkë me Klevin dhe disa shokë të tyre kanë qenë tek lokali në një karburant, afër shpisë së tyre, ka qenë në orët ëe para të natës. Sandrit me gjithë Klevin i bën përshtypje një makinë, benz gri, që futet tek rruga e këtyre është një urë aty dhe kush hyn e del aty janë të identifikueshëm se kush është i lagjes dhe kush nuk është i zonës. Në ato momente janë përshëndet me shokët që kanë qenë në tavolinë dhe jan çuar për të ikur në shtëpi. Sapo futen kto për shtëpi i vihet mbrapa benzi dhe tre personat në mjet hapin zjarr, ndërkohë që vëllai i Sandrit ka pas armën e vet dhe në momentin që kanë gjujt edhe ky iu ka gjujt. Në atë moment ndalon makina dhe ky është hedh, ku ka marrë dhe një plumb në krah, nuk jam i sigurtë por plumba në trup ska pas. Autorët kanë patur automatik, ndërsa Klevi një armë pistoletë që mbante 15 fishekë. Klevi ishte hedhur nga ura dhe gjys ore me vonë e kanë gjet me shenja jete, e ka gjet daja i vet. Sandri më shkruajti dhe më tha ‘na gjujtën na bën atentat, spo gjejmë Klevin, më duket mkanë vra Klevin’. Kaq ishte bisede. Në momentin që Klevi e çojnë në spital motrës sime i vjen një mesazh në Facebook “Ne jemi shokë e miq, na vjen keq për vëllezërit e tu dhe Endritin por do t'ju ndihmoj që e keni nga Sandri dhe nga daja i Sandrit”. Mesazh ika ardhur sapo kishte ndodhur ngjarja.
Atentati ndodhi mesnatën e 1 korrikut 2019, vetëm 1 muaj pasi Klevi Baho kishte dalë nga një burg në Belgjikë. Në vendngjarje u gjetën 23 gëzhoja nga dy armë të ndryshme. Baho u gjet me shenja jete, por pas dërgimit në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. /ZËRI
Pazari për kokën e Talo Çelës, Mikael Qosja nuk pranoi kushtet e Dumanit, ai i vrau dy njerëzit më të afërt: Pushka top t’u bëftë!

ELBASAN- Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të vëllezërve Çopja në Elbasan, që ZËRI ka siguruar, personazhet e botës së krimit i druhen arrestimeve, por edhe dekonspirimeve nga njëri-tjetri, aq sa bëjnë plane për të vrarë njerëz me të cilët kanë bashkëpunuar në ngjarje të rënda kriminale.
I tillë është dhe rasti i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, bashkëpunëtorë në disa ngjarje kriminale, të cilët më pas kanë bërë plane dhe për eleminimin e njëri tjetrit. Në një bisedë që ka pasur në SKY me shtetasin Kristal alias Elton Basha, Nuredin Dumani, shprehet se Talo Çela, gjatë një interviste televizive, i ka dhënë policisë indikacione se ku duhet të kërkojnë për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Në një moment gjatë bisedës me Bashën, Nuredin Dumani ka treguar për një pazar me shtetasin Mikael Qosja, i cili i kishte kërkuar që të vriste një person (i identifikuar më vonë si Erion Alibej) kundrejt shumës së 2 mln eurove. Mirëpo në këmbim Dumani i kishte kërkuar kokën e Talo Çelës, si dhe shumën prej 1.5 mln eurosh. Këtu ka nisur dhe krisja mes Dumanit dhe Qosjas, për shkak se ky i fundit nuk ka rënë dakord për marrëveshjen, që të vriste Talo Çelën, përkundrejt krimit që do të kryente i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
“Më datë 04.08.2020, poseduesi/përdoruesi i Kodit Pin Sky EÇ YR2N3M Nuredin Dumani, komunikon me përdoruesin/poseduesin e Kodit Pin Sky EÇ UTBPPE Elton Basha, të cilit i tregon se, Talo Çela nëpërmjet intervistës i ka dërguar mesazh policisë se ku duhet të kërkojnë. Më pas Nuredini shprehet se ka 4 muaj që po e kërkon Talo Çelën për ta vrarë, për këtë ka biseduar edhe me marokeninin (ku i referohet shtetasit Mikael Qosja, alias Kel Kamami), të cilit i ka treguar se vrasjen e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia i ka kryer Nuredini sepse Miri (Besmir Haxhia), Altin Ndoci bashkë me Talon do të vrisnin Nuredinin dhe vëllain e tij Dashin.
Mikael Qosja i ka thënë Nuredinit të lumtë dora por na prishe punë se ato i kishim gjuajtës të mirë. Më pas, Nuredin Dumani i tregon Elton Bashës se, Mikael Qosja, i ka kërkuar një nder për një x person kundrejt shumës prej 2.000.000 Euro, ndërsa Nuredini i ka kërkuar 1.500.000 Euro dhe Talo Çelën të gjallë ose të vdekur. Mikaeli nuk ka pranuar dhe i ka thënë Nuredinit se do ia jepte Talon pasi Nuredini të kishte mbaruar punë me personin x. Nuredini shpjegon se nuk ka rënë dakord me Kelin të cilit i ka kërkuar Talo Çelën dhe 500.000 Euro kapar. Keli nuk ka pranuar dhe i është lutur Nuredinit që ta falë Talon dhe të bëhen sërish miq”, thuhet në dosje.
Si pasojë e krisjes, mes tyre, Dumani është hakmarrë ndaj Qoses, duke i vrarë dy nga njerëzit e tij më të afërt, Emiliano Ramazanin dhe Regis Runajn.
“Nuredini ka debatuar me marokenin (Mikael Qosen), të cilit në fund i ka thënë: "o Kel unë jam burrë dhe do ta mbaj fjalën meqë do luftë me mua do të vras njerëzit e tu më të afërt". Keli i ka thënë "pushka top tu bëjtë". Më pas Nuredini i tregon Eltonit se pas një muaji nga diskutimi me marokenin (Mikael Qosen), i ka vrarë djalin e hallës dhe shokun me të ngushtë, në Elbasan, për të cilët sqaron se njëri është ekzekutuar me pistoletë ndërsa tjetri me thikë, ku i referohet shtetasve të ndjerë (Emiliano Ramazani dhe Regis Runaj")”, vijon dosja e siguruar nga ZËRI.
Planet e Nuredin Dumanit, për të vrarë Talo Çelën, shpalosen dhe një një bisedë që ai ka pasur në SKY me të vëllanë e tij, Dashnorin. Nuredin Dumani paralajmëron të vëllanë, se mund të arrestohet nga policia, për shkak të deklaratave që Talo Çela ka dhënë në media. Nuredin Dumani i tregon të vëllait për pazarin e prishur me Qosen, që çoi më pas në hakmarrjen e tij.
“Nuredin Dumani, i shprehet vëllait të tij Dashnor Dumani, të cilit i thotë se duhet ti kishin shfarosur Kelin, Talon dhe të tjerët pasi ata mund të kishin vrarë Nuredinin dhe Dashin nëse ky i fundit do kishte qenë në Shqipëri. Nuredini i kërkon Dashit ta ndihmojë për të kapur Talo Çelën, për të cilin shprehet se është bukë shkelur dhe do ja marrë shpirtin.
Nuredini i shpjegoni Dashit se, policia mund ta arrestoj Dashin pas deklaratave që Talo Çela ka bërë në media. Nuredini, i tregon Dashit se nuk ka qen me Talon dhe Altinin në vrasjet që ka kryer në Durrës, por mekaniku (ku i referohet Klevis Allës), ka përfshirë Talon dhe Altin Ndocin. Nuredini i tregon vëllait të tij Dashit se ka biseduar me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, të cilët kanë akuzuar Nuredinin dhe Dashin për vrasjet.
Në vijim Nuredini i shpjegon i shpjegon vëllait të tij se pas vrasjes së Besmir Haxhisë, Nuredin Dumani ka biseduar me Kelin (Mikael Qosen), të cilit i ka kërkuar ti japë Talo Çelën, ndërsa Keli-i-ka-ofruar-2-milion-Buro-dhe-Talon-në këmbim-të vrasjes së krymit (Erion Alibej) nga Nuredini. Nuredini ka pranuar duke i kërkuar 1 milion Euro dhe pasi të jepte prova që mund ta kapte krymin (Erion Alibej) Keli duhet ti jepet Talo Çelën në të kundërt nuk bëhej.
Nuk kanë rënë dakord dhe më pas Keli e ka pyetur Nuredinin se përse i ka vrarë njerëzit e tij. Nuredini i tregon vëllait të tij se Kelit (Mikael Qoses) i ka vrarë dy njerëz, djalin e hallës me 25 thika dhe shokun më të ngushtë Ilin që ka patur servis. Në vijim Nuredini e pyet vëllain e tij Dashnor Dumani nëse është i përfshirë në atentate në Elbasan. E pyet nëse është përfshirë te turku (vrasja e trefishtë e Bradasheshit). Nuredini shprehet se, për këtë ngjarje thonë se kanë gjuajtur dy veta dhe Talo ka qenë shofer. Nga natyra e bisedës që Nuredin Dumani zhvillon me vëllain e tij Dashnor Dumani, kuptohet se në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit ku është vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, kanë marrë pjesë Talo Çela, shofer i automjetit të përdorur në atentat, Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia të cilët kanë qëlluar si dhe Dashnor Dumani, i cili në këtë bisedë del që ka marrë pjesë por nuk ka qëlluar”, thuhet më tej në dosje./ZËRI
Plani i grupit 'Çopja'! Erion Alibej do vritej me vaj të djegur në asfalt, Talo Çela: Ta nxjerrim nga rruga, ta godasim me automatik

TIRANË- Pak kohë nga vrasja e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay, grupi i vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, ku bënin pjesë Mikael Qosja, Talo Çela dhe persona të tjerë, planifikuan eleminimin e Erion Alibej. Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI, në bisedat mes vëllezërve Dumani, zbardhet edhe plani i eleminimit të 'krymit', (pseudonimi i Erion Alibej).
Në një nga mesazhet që Nuredi Dumani i dërgon vëllait të tij Dashnor Dumani shprehet për një diskutim që kanë patur për ‘krymin’ (Erion Alibej) për të cilin është planifikuar të derdhet vaj i djegur në rrugë me qëllim eleminimin e tij gjatë ecjes me makinë. Nuredini i shkruan Dashit: e di që bom muhabet për krymin e mbaj mend që diskutum me derdh vaj djeg.
Kjo e dhënë përputhet me deklarimin e Nuredin Dumanit dhënë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë më datë 17.11. 2022, ku ndër të tjera ka shpjeguar se grupi i vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, ku bënin pjesë Mikael Qosja, Talo Çela dhe persona të tjerë, kanë planifikuar eleminimin e Erion Alibej gjatë ecjes me makinë dhe ndalimi i makinës së tij do të realizohej me hedhjen e vajti të djegur në rrugë me qëllim që makina të dilte nga rruga.
“Në vitin 2019, kohë kur unë kisha dalë nga burg unë Francë dhe ndohesha në Shqipëri, takohesha shpesh me Talo Çelën edhe pse ai ishte në kërkim. Gjatë diskutimeve, Talo më tha: kemi një punë që duhet ta bëjmë, porn a duhet të marrim vaj makinash të djegurqë ta hedhim në rrugë, pasi personi që ne do vrasim ecën shumë shpejta me makinë të blinduar. Është shumë e vështirë ta eleminosh prandaj duhet fillimisht ta nxjerrim nga rruga duke hedhur në rrugë vaj dhe më pas kur ai ti afrohet zonës ku ne do hedhim vajin do e godasim me kamoin për ta nxjerrë nga rruga dhe më pas do ta godasim me automatik deri kur plumbat të futeshin brenda në xham. Unë nuk e doja se kush ishte ky person. Kjo nuk u realizua pasi në atë kohë personit që i referoheshin me pseudonimin ‘krymi’ sapo i ishte vrarë vëllai i tij dhe sipas Talos nuk ndodhej në Shqipëri por ishte në Holandë."-deklaron Dumani.
Por plani nuk u vu në zbatim, pasi Alibej nuk ndodhej në Shqipëri, dhe ekzekutimi i tij u mendua të bëhej në një berberhane në Holandë, ku ai shkonte të qethej. Nuredin Dumanit për të kryer vrasjen iu ofruan 300 mijë euro.
"Talo më kërkoi të shikoje në Holandë për të vrarë krymin. Vrasja do të kryhej te një berberhane, vend ku ai shkonte të qethej. Shuma që paguhej ishte 300 mijë euro. Në këtë ngjarje do merrja pjesë unë dhe një person tjetër që do të ngiste motorrin për të cilin Talo nuk më dha detaje se kush është. Organizimi i vrasjes së krimit në Holandë do të bëhej nga Kel Kamani, I cili e kishte marrë këtë punë Franc Çopja dhe Hajdar Çopja. Unë nuk e pranova këtë pasi në atë kohë kisha ekspuls nga Europa për tre vite. Unë e kam marrë vesh kohë më pas se kush ishte krymi që bëhej fjalë për Erion Alibej.”- tregon Dumani./ZËRI