LIVE UPDATES

Skandali me kreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, piu fostoksinë, më pas u hodh nga pallati në ndërtim! ZËRI siguron pamjet nga vendngjarja

➤ Vetëvritet Olsi Ibro, një nga të akuzuarit për skandalin e kredive. ➤ Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë. Ndërsa ZËRI ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. ➤ Raportohet se para se të vetëhidhej nga pallati në ndërtim e sipër, Ibro kishte konsumuar fostoksinë. ➤ Vetëvrasja e Ibros vjen një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final” nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore "ADCA", e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit. Pjesë e grupit ishte dhe bashkëshortja e Olsit, Elda, e cila mbante rolin e administratores së “Micro Credit Albania”. Për aktivitetin e saj në këtë skemë mashtrimi, ajo ishte lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa i ndjeri ishte shpallur në kërkim. Deri më sot, mendohej se ai nuk ndodhej në Shqipëri, ndaj edhe nuk kishte dalë para drejtësisë, por duket se vërteta ka qenë ndryshe.

4 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Vetëvrasja e Ibros/ Para se të vetëhidhej nga pallati, qëndroi gjatë në makinë ku piu dhe fostoksinën

Skandali me kreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, piu fostoksinë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije nga vetëvrasja e Olsi Ibros këtë të shtunë në Tiranë. Raportohet se referuar kamerave të sigurisë në zonë, Ibro para se të vetëhidhej nga pallati në ndërtim e sipër ka qëndruar për një kohë të gjatë në makinë. Aty ku dyshohet se ka konsumuar dhe fostoksinën. Pas kësaj, ai ka dalë nga makina dhe në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do vërtetojë nëse 45-vjeçari është vetëhelmuar para se të hidhej nga pallati në ndërtim./ZࣿËRI

10 MUAJ ME PARE

Skandali me kreditë/ Olsi Ibro para se të hidhej nga pallati në ndërtim, konsumoi fostoksinë

Skandali me kreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, piu fostoksinë,
Olsi Ibro

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije më lidhje me vetëvrasjen e Olsi Ibros, një prej të akuzuarve si pjesë e skemës së mashtrimit me kreditë. TCH raporton se ai para se të vetëhidhej nga një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”, në Tiranë ka konsumuar fostoksinë.

Vetëvrasja e Ibros vjen një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final” nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore "ADCA", e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit. Pjesë e grupit ishte dhe bashkëshortja e Olsit, Elda, e cila mbante rolin e administratores së “Micro Credit Albania”. Për aktivitetin e saj në këtë skemë mashtrimi, ajo ishte lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa i ndjeri ishte shpallur në kërkim. Deri më sot, mendohej se ai nuk ndodhej në Shqipëri, ndaj edhe nuk kishte dalë para drejtësisë, por duket se vërteta ka qenë ndryshe./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

ZËRI siguron pamjet nga pallati ku u vetëhodh, Olsi Ibro, një prej të akuzuarve në skandalin e kredive

Skandali me kreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, piu fostoksinë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- ZËRI siguron pamjet nga pallati në ndërtim e sipër, ku mëngjesin e kësaj të shtune u vetëhodh, Olsi Ibro, një prej të akuzuarve në skandalin e kredive. Ibro ka ndërruar jetë për shkak të dëmtime të marra si pasojë e rënies. Siç raporton gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, asnjë nga kamerat në zonë nuk e kap vendin e ngjarjes.

Anash ka një pallat të përfunduar që nuk ka asnjë kamerë, përballë ka një pallat tjetër, ndërsa katet e para janë biznese të vogla dhe nuk kanë kamara jashtë.

Kopshti ka një kamerë por nuk dihet nëse e kap pjesën ku ka ndodhur ngjarja. Kantieri, siç shihet dhe nga pamjet është i rrethuar. Më poshtë pamjet nga vendi ku është hedhur Ibro.

Vetëvrasja e Ibros vjen një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final” nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore "ADCA", e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit. Pjesë e grupit ishte dhe bashkëshortja e Olsit, Elda, e cila mbante rolin e administratores së “Micro Credit Albania”. Për aktivitetin e saj në këtë skemë mashtrimi, ajo ishte lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa i ndjeri ishte shpallur në kërkim. Deri më sot, mendohej se ai nuk ndodhej në Shqipëri, ndaj edhe nuk kishte dalë para drejtësisë, por duket se vërteta ka qenë ndryshe./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Skandali me kreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro

Skandali me kreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, piu fostoksinë,
Olsi Ibro

TIRANË- Policia e Shtetit e kërkonte kudo, por Olsi Ibro ishte në Tiranë. Sot, nuk dihet ende se kur, ai vendosi që të vetëflijohej duke u hedhur nga një pallat në ndërtim. Sipas të dhënave që bën me dije paraprakisht Policia e Shtetit, Ibro është vetëhedhur nga pallati dhe ka ndërruar jetë në vend si pasojë e dëmtimeve të marra. Po ashtu, Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Skandali me kreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, piu fostoksinë,

Skandali me kreditë/ Vetëvritet Olsi Ibro, piu fostoksinë,

Ndërkohë, ZËRI ka siguruar fotot e pallatit në ndërtim e sipër në rrugën "Ramazan Shijaku", nga ku u vetëhodh Olsi Ibro, i përfshirë në skandalin e mikrokredive.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB