LIVE UPDATES

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi të Vunoit, arrestohen dy punonjës të hotelit. FLET BABAI i viktimës

➤Është gjetur trupi i pajetë i recepsionistit Eraldo Nevruzi, i cili u vra dy netë më parë në Dhërmi. Trupi është gjetur pranë një guroreje në afërsi të fshatit Vuno. ➤Policia e Himarës ka arrestuar dy persona të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi. ➤Në pranga kanë rënë dy punonjësit e hotelit Greccia në Dhërmi, Daniel Qose e David Larti, të cilët ndihmuan në fshehjen e trupit të viktimës. ➤Me rëndësi për hetimet, pritet dëshmia e autorit kryesor të vrasjes, shtetasit Gerald Shehu, i cili u arrestua pasditen e djeshme në Korfuz të Greqisë, në tentativë për t’u arratisur drejt Britanisë së Madhe, ku jetonte prej vitesh. ➤Në kasafortën e dhomës së tij të gjumit, policia ka gjetur një gëzhojë, e cila është dërguar për ekspertim. ➤ Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

11 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Djali akuzohet se bashkëpunoi me vrasësin e Nevruzit/ Nëna: Geraldi e ka kërcënuar me armë

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Kostaqe Qose

KORÇË- Kostaqe Qose, nëna e Daniel Qoses, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Gerald Shehun për të larguar trupin e Eraldo Nevruzit nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së këtij të fundit nga Shehu ka folur këtë të prmete për mediat. Ajo shprehet se i biri kishte punuar prej 5 vjetesh në hotelin ku ndodhi ngjarje dhe se nuk ka pasur ansjëherë sherre me pronarin, Gerald Shehu gjatë kësaj periudhe. Ndër të tjera ajo tregon se e ka marrë vesh ngjarjen nga lajmet ndërsa shton se më pas ka tentuar të telefonojë të birin, por ai nuk i përgjigjej. Në rrëfimin e saj, nëna e Daniel Qoses, thotë se i biri nuk kishte kontakte me viktimën, për shkak se Nevruzi kishte 5 ditë që kishte filluar punë, ndërsa thotë ndër të tjera se vikrtima dhe autori kishte njohje nga Britania e Madhe. 

Kostaqe Qose: Dëgjova nga Tv në mëngjes që ishte bërë një vrasje, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punon djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija, por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se ‘Grecca’ më tha. Marrim dhe pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bie dhe nuk më përgjigjet, por mos ki merak se do shkoj unë. Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar, po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka pasur probleme më herët. Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale, ndërsa atje ka punuar banakier, e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën, por pronari i tha hajde se zihet vëndi. Deri në shtator punonte aty.

Si ndodhi vrasja

Vijon të jetë e rrethuar me mister vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ndërkohë që mesditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në afërsi të përroit që lidh Gjipenë me Vunoin. Burime nga grupi hetimor zbulojnë detaje të reja nga krimi makabër, që ndodhi brenda hotelit në Dhërmi, në orët e para të ditës së enjte.

Mësohet se krimi ka qenë i planifikuar nga ana e Shehut, pasi përgjatë mbrëmjes, kur Nevruzi sapo kishte marrë turnin e punës, ai e ka thirrur në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, ka bërë të mundur zhveshjen e trupit të viktimës, duke i marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit, të cilat ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas Shehu është ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, duke e kanë mbështjellë trupin e viktimës me plastmas, dhe e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ duke u larguar më pas nga hoteli./ZËRI

1 VITE ME PARE

Qëndroi 5 orë në vendngjarje, trupi i recepsionistit të vrarë Eraldo Nevruzi dërgohet në morgun e Vlorës

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Eraldo Nevruzi

HIMARË- Trupi i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në hotel “Greccia”, në Dhërmi ku punonte si recepsionist nga pronari i hotelit Gerald Shehu është dërguar pak minuta më parë në morgun e Vlorës. Trupi u gjet mesditën e kësaj të premteje në afërsi të fshatit Vuno, ndërsa për më shumë se 5 orë qëndroi në vendin e ngjarjes pasi ekspertët po mblidhnin provat dhe po vëzhgonin vendin e ngjarjes. Pritet që trupi i të riut t’i nënshtroihet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen. Autori është vënë në pranga një natë më parë në tentativë për tu arratisur në Angli ku jetonte prej kohësh. Ai u prangos në Korfuz.

Si ndodhi vrasja

Vijon të jetë e rrethuar me mister vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ndërkohë që mesditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në afërsi të përroit që lidh Gjipenë me Vunoin. Burime nga grupi hetimor zbulojnë detaje të reja nga krimi makabër, që ndodhi brenda hotelit në Dhërmi, në orët e para të ditës së enjte.

Mësohet se krimi ka qenë i planifikuar nga ana e Shehut, pasi përgjatë mbrëmjes, kur Nevruzi sapo kishte marrë turnin e punës, ai e ka thirrur në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, ka bërë të mundur zhveshjen e trupit të viktimës, duke i marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit, të cilat ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas Shehu është ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, duke e kanë mbështjellë trupin e viktimës me plastmas, dhe e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ duke u larguar më pas nga hoteli./ZËRI

1 VITE ME PARE

Djali iu vra në vendin e punës në Dhërmi/ FLET BABAI: Lajmin e mora vesh nga mediat! (DYSHIMET e familjes)

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Gerald Shehu dhe Eraldo Nevruzi

HIMARË- Shyqyri Nevruzi, babai i 31-vjeçarit, Eraldo Nevruzi i vrarë një ditë më parë nga Gerald Shehu në hotel "Greccia", në Dhërmi, ku viktima punonte si recepsionist ka folur këtë të premte në lidhje me ngjarjen. Ai shprehet se djali i tij nuk ishte njëri i sherreve ndërsa dyshon se ngjarja të ketë ardhur pas një konflikti të çastit mes të dyve. Sipas babait, vjehrra e Gerald Shehut, që ishte një nga bashkëpronaret e hotelit i është lutur të riut që ta merrte në punë pasi kishte eksperiencë dhe dinte disa gjuhë të huaja. Ndër të tjera shton se lajmin e kobshëm e ka marrë vesh përmes mediave. Intervistën, babai i viktimës e dha për "Euronews Albania". 

Pyetje: Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

Babai: Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Pyetje: Kush e sugjeroi këtë hotel?

Babai: Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë, si barist, sepse përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Pyetje: Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

Babai: Nga televizori, aty e morëm vesh.

Pyetje: Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

Babai: Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shokë që kishte ishin nga Tirana, me ata dilte kur mbaronte punën.

Pyetje: Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

Babai: Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pyetje: Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

Babai: Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë, do jetë konfliktuar. 99% këtë mendoj

Pyetje: Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

Babai: Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm, s’ka patur probleme me njerëzit. Ishte i komunikueshëm

Pyetje: Me parë çfarë punonte djali?

Babai: Kamarier, bankier ka qenë.

Pyetje: Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

Babai: Jo jo, ka ikur djali i madh andej, nipi, kunati andej. Unë vet nuk jam mirë.

Si ndodhi vrasja 

Vijon të jetë e rrethuar me mister vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ndërkohë që mesditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në afërsi të përroit që lidh Gjipenë me Vunoin. Burime nga grupi hetimor zbulojnë detaje të reja nga krimi makabër, që ndodhi brenda hotelit në Dhërmi, në orët e para të ditës së enjte.

Mësohet se krimi ka qenë i planifikuar nga ana e Shehut, pasi përgjatë mbrëmjes, kur Nevruzi sapo kishte marrë turnin e punës, ai e ka thirrur në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, ka bërë të mundur zhveshjen e trupit të viktimës, duke i marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit, të cilat ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas Shehu është ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, duke e kanë mbështjellë trupin e viktimës me plastmas, dhe e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ duke u larguar më pas nga hoteli./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Ishte nervoz, si u kap në aeroportin e Korfuzit Gerald Shehu! Nuk gjeti biletë për në Angli, tentoi arratisjen në Spanjë

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Gerald Shehu

GREQI- Gerald Shehu, i cili u arrestua pasditen e djeshme në Korfuz të Greqisë, është paraqitur në aeroport, si shtetas anglez. Gazëtari Artur Bibe, raporton se Shehu nuk ka gjetur bileta për të fluturuar drejt Anglisë, dhe më pas ka tentuar që të arratiset drejt Spanjës, por është bllokuar në aeroport, për t’iu verifikuar pasaporta. Pas verifikimeve dhe me palën shqiptar, është bërë e mundur ndalimi i tij.

“Ai u ndoq. Donte të shkonte drejt Manchesterit, nuk kishte bileta, ai ka shtetësi angleze, ai është me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë. Shehu është identifikuar dhe survejuar.

Nuk mundet të mbahej sepse është i huaj dhe nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit. Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e kanë kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, procedurat. Procedura ekstradimit, për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Mund ta kërkojë dhe Anglia”, tha Bibe.

Si ndodhi vrasja 

Vijon të jetë e rrethuar me mister vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ndërkohë që mesditën e sotme policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në afërsi të përroit që lidh Gjipenë me Vunoin. Burime nga grupi hetimor zbulojnë detaje të reja nga krimi makabër, që ndodhi brenda hotelit në Dhërmi, në orët e para të ditës së enjte.

Mësohet se krimi ka qenë i planifikuar nga ana e Shehut, pasi përgjatë mbrëmjes, kur Nevruzi sapo kishte marrë turnin e punës, ai e ka thirrur në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, ka bërë të mundur zhveshjen e trupit të viktimës, duke i marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit, të cilat ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas Shehu është ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, duke e kanë mbështjellë trupin e viktimës me plastmas, dhe e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ duke u larguar më pas nga hoteli./ZËRI 

1 VITE ME PARE

VIDEO- Policia bllokon hyrjet, PAMJET nga vendi ku u gjet trupin i pajetë i recepsionistit në Dhërmi

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

HIMARË- Janë publikuar pamjet nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, i cili u vra në orët e para të ditës së djeshme në hotelin në Dhërmi ku punonte si recepsionist. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje, duke shkuar në fshatin Vuno. Në videon e siguruar shihet se policia ka bllokuar hyrjet për tek vendi ku u gjend trupi në afërsi të urës së fshatit Iljaz.

Policia prej ditësh së djeshme nisi intesivisht kërkimet për gjetjen e trupit të tij, pasi nga kamerat filmike rezultonte se ai ishte vrarë brenda hotelit, nga njëri prej pronarëve, shtetasi Gerald Shehu. Ky i fundit, pas vrasjes e ka hedhur trupin në afërsi të Vunoit, dhe më pas u arratis drejt Greqisë, ku u vu në pranga në aeroportin e Korfuzit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gjendet trupi i pajetë i recepsionistit Eraldo Nevruzi

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Gerald Shehu dhe Eraldo Nevruzi

HIMARË- Është gjetur trupi i pajetë i recepsionistit Eraldo Nevruzi. Burime bëjnë me dije për ZËRI-N se trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje, duke shkuar në fshatin Vuno.

Policia prej ditësh së djeshme nisi intesivisht kërkimet për gjetjen e trupit të tij, pasi nga kamerat filmike rezultonte se ai ishte vrarë brenda hotelit, nga njëri prej pronarëve, shtetasi Gerald Shehu. Ky i fundit, pas vrasjes e ka hedhur trupin në afërsi të Vunoit, dhe më pas u arratis drejt Greqisë, ku u vu në pranga në aeroportin e Korfuzit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhur në Dhërmi, pas zbardhjes së rrethanave, ndalimit në Greqi të autorit të dyshuar dhe arrestimit të 2 shtetasve që ndihmuan autorin për të fshehur kufomën, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për gjetjen e trupit të shtetasit E. N.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

Ngjarja e cila ka ndodhur mbrëmjen e vonë të datës 5 qershor, është ende e mbuluar me mister mbi motivet e saj. Eraldo Novruzi i cili kishte filluar punë si recepsionist pranë hotel “Greccia”, është parë për herë të fundit rreth orës 22:30 të mbrëmjes së 5 qershorit, teksa i ndërronte turnin koleges së tij.

Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin ndërsa Geraldo Shehu e ka qëlluar dy herë me armë zjarri tek shkallët e hotelit.

Më pas sipas informacioneve rreth orës 04.00 autori është parë pranë banesës së tij ndërsa ka marrë rrobat dhe është larguar.

Mësohet se ai ka ndjekur itinerarin nga Himara-kuç-Tepelenë – Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin./ZËRI

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Dëshmia e dy punonjësve të hotelit Greccia: Geraldi na bërtiti, e ndihmuam të fuste trupin në bagazh

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Daniel Qose dhe David Larti

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari, Eraldo Nevruzi, trupi i të cilit nuk është gjetur ende nga policia. Pas hetimeve, dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia arrestoi dhe dy punonjësit e hotelit Greccia në Dhërmi, Daniel Qose dhe David Larti.

Në dëshminë e tyre në polici, dy punonjësit janë shprehur se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e trupit të Nevruzi, ndërsa vrasjen kanë treguar se Geraldi e ka kryer tek shkallët pas një konflikti me njëri tjetrin.

“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë”, janë shprehur dy punonjësit.

Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin ndërsa Geraldo Shehu e ka qëlluar dy herë me armë zjarri tek shkallët e hotelit.

Më pas sipas informacioneve rreth orës 04.00 autori është parë pranë banesës së tij ndërsa ka marrë rrobat dhe është larguar.

Mësohet se ai ka ndjekur itinerarin nga Himara-kuç-Tepelenë – Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ekzekutoi 31-vjeçarin në Dhërmi/ Çfarë u gjet në kasafortën e Gerald Shehut

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Eraldo Nevruzi dhe Gerald Shehu

HIMARË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi. Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes Policia ka kontrolluar banesën e autorit Gerald Shehu. Blutë njoftojnë se nga këqyrja e banesës ku qëndronte autori Geraldo Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur.

"Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim,"-thuhet në njoftimin e Policisë.

Si ndodhi ngjarja?

Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e të mërkurës, në Dhërmi, rreth orës 00:30. Ai ishte vetëm një javë që kishte nisur punën në Hotelin Greccia në Dhërmi, ku Gerald Shehu ishte një prej bashkëpronarëve, së bashku me vjehrrin e tij. Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin. Autori së bashku me dy punonjësit e hotelit "Greccia" Daniel Qose e David Larti, të cilët ndihmuan në fshehjen e trupit të viktimës janë arrestuar. Kërkimet për trupin e pajetë të 31-vjeçarit vijojnë. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Eraldo Nevruzit, arrestohen dy punonjës të hotelit Greccia, roli në krim

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Gerald Shehu dhe Eraldo Nevruzi

HIMARË- Policia e Himarës ka vënë në pranga dy persona të tjerë, që dyshohet se kanë ndihmuar Gerald Shehun në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Në pranga kanë rënë dy punonjësit e hotelit "Greccia" Daniel Qose e David Larti, të cilët ndihmuan në fshehjen e trupit të viktimës, i cili ende nuk është gjetur.

Ndërkohë që në një kasafortë në dhomën e gjumit ku qëndronte Gerald Shehu, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.  

Policia njofton se në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit E. N. 

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.       

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.  

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, policia kontrolle nga toka dhe ajri për trupin. Dy persona dyshohet se ndihmuan autorin

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Gerald Shehu dhe Eraldo Nevruzi

TIRANË- Dy ditë nga vrasja e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, policia po vijon kontrollet nga toka dhe nga ajri për gjetjen e trupit të tij, ndërsa kërkimet janë përqëndruar në zonën e Gjipes. I riu nga Tirana, u vra me armë zjarri nga bashkëpronari i hotelit në Dhërmi ku punonte, shtetasi Gerald Shehu. Ky i fundit u vu në pranga pasditen e djeshme në Korfuz, Greqi, teksa po tentonte që të largohej drejt Britanisë së Madhe ku jetonte prej vitesh.

Dëshmia e tij pritet që të jetë deçizive në zbulimin e trupit të Nevruzit, që sipas policisë është qëlluar brenda hotelit, në dhomat e ngritura për stafin që shpërngulet në Jug gjatë sezonit të verës. Policia vijon që të qëndrojë brenda hotelit, për shkak se ka dyshime se dy persona të tjerë e kanë ndihmuar Shehun në fshehjen e trupit të të riut. Policia shqiptare do të tentojë që Shehu të sillet nga Greqia pa pritur procedurat e ekstradimit, në mënyrë që hetimet të përparojnë më shpejt.

Gjatë ditës së djeshme, policia mori në pyetje rreth 30 persona, që ishin punonjës të hotelit dhe jo vetëm, për të mbledhur sa më shumë informacion në lidhje me rrethanat e vrasjes.

Si ndodhi ngjarja?

Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e të mërkurës, në Dhërmi, rreth orës 00:30. Ai ishte vetëm një javë që kishte nisur punën në Hotelin Greccia në Dhërmi, ku Gerald Shehu ishte një prej bashkëpronarëve, së bashku me vjehrrin e tij. Autori rezulton që të jetë një person me precedent të mëparshëm penal.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Ai dyshohet se doli nga hoteli rreth orës 01:00.

Autori dyshohet se u arratis me një makinë tip “Audi”, e cila u gjet afër portit në Sarandë dhe më pas udhëtoi drejt Qafë Botës, i ndihmuar nga persona të tjerë.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin./ZËRI

1 VITE ME PARE

"E qëlloi në kokë dhe e mbështolli me çarçafë!" Artan Hoxha për vrasjen në Dhërmi: Viktima dhe autori do të bënin biznes

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi në afërsi
Artan Hoxha

TIRANË-Gazeatri Artan Hoxha ka zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku recepsionisti 31-vjeçar Eraldo Nevruzi u vra nga bashkëpronari i hotelit ku punonte Gerald Shehu. Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se viktima dhe autori i dyshuar kishin biseduar për të bërë biznes bashkë, ndaj ngjarja nuk duket të jetë një konflikt i çastit. Gazetari raportoi se autoi e ka qëlluar me armë zjarri në kokë dhe më pas e ka mbështjellë me çarçaf. Sa i përket zhdukjes së trupit të pajetë, gazetari deklaron se autori në bashkëpunim me dy persona të tjerë, e kanë vendosur kufomën në bagazhin e makinës dhe më pas janë larguar drejt Sarandës.

"Kufoma e të ndjerit nuk është gjetur ende. Kërkimet janë bërë me dron nga ajri. Kufoma mendohet të jetë mes fshatrave Vuno, Gjipe, në dalje të pjesës së Dhërmiut, por janë ende dyshime. Një nga hotelet, që binte në sy edhe për shkak të pozicionit, hotel Greccia, autori është bashkëpronar i hotelit bashkë me vjehrrën e vet. Është emigrant në Angli, Gerald Shehu, me origjinë nga Tepelena. Viktima, po ashtu është i njohur, jo thjesht një recepsionit. Eraldo Nevruzi, dyshohet se ka njohje me Shehun dhe është një nga pistat e hetimit, që pjesën e beach bar dhe shezlloneve ta menaxhonin bashkë.

Pas mesnate, rreth orës 00:30, autori e ka thirrur Eraldo Nevruzin dhe e ka takuar në dhomën ku fle personeli i hotelit. Duket se ka diçka, jo debat i çastit. Eraldo Nevruzi ka vajtur në punë rreth orës 22:30 dhe në orën 00:30, autori Gerald Shehu, është ngjitur në dhomën ku fle stafi dhe pas një debati e ka qëlluar me armë. Dyshohet se ka qëlluar me plumb në kokë. E ka mbështjellë me çarçafë dhe e ka futur në bagazh. Dyshohet se e kanë ndihmuar dy persona. Pastaj është larguar drejt Sarandës. Nuk dihet ku e ka hedhur kufomën, por jo larg nga Dhërmiu. Automjetin tip Audi me targa angleze, e ka parkuar afër portit të Sarandës. Rreth orës 09:00 ka kaluar në Qafë Botë, në pikën kufitare, sepse ende nuk ishte njoftimi në polici që ka vrasje.

Më mbrapa Gerald Shehu, ka marrë tragetin në portin e Igumenicës drejt Korfuzit, për të ikuë në Angli. Por, bileta që ka prerë ishte për në Barcelonë. Është kapur në momentin që ka vajtur te porta dalëse, sepse në atë moment ka vajtur njoftimi nga Shqipëria. U njoftuan autoritetet greke dhe i kërkuan aeroporteve të verifikohet nëse do të largohet nga territori. Pritet të ekstradohet në Shqipëri. Zona e Dhërmiut është nga zonat kryesore të turizmit elitar, ku janë restortet më të shtrenjta, ka nivelin më të lartë të sigurisë. Ndodhin sherre të rinjsh por nuk ka ngjarje të tilla. Kjo ngjarje është e rëndë por nuk ka banorë të zonës, që të marrë konotacion tjetër. Policia kur ka vajtur në hotel ka marrë të gjithë personat që ka gjetur aty, nuk janë gjetur gëzhoja por mbetje gjaku. Aty është krijuar dyshimi se viktima është ekzekutuar.  Janë gjetur personat që e kanë ndihmuar. Ata kanë bashkëpunuar me hetimin. Policia dhe prokuroria po punon në drejtimin që të gjendet kufoma dhe së dyti të gjendet motivi. Pse ka shkuar në këtë situatë. Policia thotë se nuk i kemi të skeduar. Autori dhe viktima kanë biseduar të bëjnë biznes bashkë", tha Hoxha. 

Poll

MOS HUMB