LIVE UPDATES

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori arrestohet në Greqi, trupi i viktimës ende s'është gjetur

➤ Eraldo Nevruzi, 31-vjeç, nga Tirana, është marrë peng, dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. ➤ Ngjarja ka ndodhur 30 minuta pas mesnate në një nga dhomat e hotelit "Greccia" në Dhërmi. ➤ Autori, Gerald Shehu, nga Tepelena, por banues në Angli e ka vrarë pasi viktima i kishte marrë xhiron e ditës. ➤ Më pas, e ka nxjerrë trupin dhe e ka zhdukur. ➤ Deri më tani, trupi i kufomës nuk është gjendur, ndërsa autori u largua drejt Greqisë, atje ku edhe u kap. ➤ Aktualisht, Policia ka shoqëruar dhjetra persona për t'i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Disa prej dëshmitarëve kanë treguar se pas mesnatës kanë dëgjuar dy të shtëna armësh dhe janë alarmuar. ➤ Teksa hetimet për gjetjen e kufomës vazhdojnë, Policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për kapjen e autorit.

15 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

PAMJET brenda dhomës së hotelit në Dhërmi ku u vra recepsionisti, gjurmët e gjakut ende në koridor

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Pamje nga vendi i ngjarjes

HIMARË- Pamjet që shihni tregojnë ambientet brenda dhomës së hotelit "Greccia" në Dhërmi ku mbeti i vrarë, 31-vjeçari Eraldo Nevruzi. Viktima u qëllua nga Gerald Shehu, nga Tepelena, por banues në Angli. Ky i fundit pas ngjarjes ka zhdukur trupin dhe më pas ka tentuar që të arratiset. Shehu u vu në pranga disa orë pasi Policia bëri publike ngjarjen. Siç mund të shihet dhe nga pamjet në dyshime ka gjurmë gjaku, që tregojnë dhe lëvizjen që ka pasur kufoma nëpër koridor. Ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit. Policia vijon punën për gjetjen e trupit të të riut. Mësohet e Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin ku dhe mbeti i vrarë./ZËRI

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Pamje nga vendi i ngjarjes
Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Pamje nga vendi i ngjarjes
1 VITE ME PARE

DETAJE/ Vetëm një javë që kishte filluar punë, recepsionisti u ekzekutua pasi mori turnin

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
dhoma ku u vra Eraldo Nevruzi

HIMARË-Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Eraldo Nevruzi u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëpronari i hotelit ku punonte. 31-vjeçari kishte vetë një javë që kishte filluar punë në hotelin "Greccia" ne pozicionin e recepsionistit. Ai e kishte marre turnin në orën 23 të mbrëmjes se djeshme ndërsa rreth 90 minuta me pas ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Ai u vra në një ambient në hotel, që ishte përshtatur edhe si dhomë gjumi ku jetonte 31-vjeçari nga Tirana, i cili punonte në Dhërmi. Aty flinin edhe punëtorë të tjerë të hotelit.

Për këtë ngjarje është arrestuar Gerlad Shehu, si autor i dyshuar. Arrestimi i autorit është bërë në aeroportin e Korfuzit. Shehu, do të udhëtonte drejt Anglisë. Deri më tani, dy janë pistat paraprake të hetimit, njëri është konflikt i çastit dhe tjetri për prishje të pazareve të drogës pasi të dy jetonin dhe punonin së bashku në Angli./ZËRI

1 VITE ME PARE

U ekzekutua me armë zjarri, ja ku po e kërkon policia trupin e pajetë të recepsionistit

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
pamje nga vendngjarja

HIMARË-Trupi i Eraldo Nevruzit, i cili dyshohet se është vrarë nga i njohur i tij Geraldo Shehu, bashkëpronar i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, po kërkohet nga policia. Blutë po vijojnë kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë. Konkretisht po kërkohet në zonën e Vunoit, në Dhërmi dhe Gjipe, ku mund të jetë hedhur. Kërkimet po kryhen edhe nëpërmjet dronit.

Vrasja e 31-vjeçarit ka ndodhur në hotelin ku ai punonte si recepsionist dhe më pas, autori Gerald Shehu dyshohet se e ka fshehur diku në zonë.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku sipas Policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin e viktimës, më pas, është arratisur. Deri më tani, dy janë pistat paraprake të hetimit, njëri është konflikt i çastit dhe tjetri për prishje të pazareve të drogës pasi të dy jetonin dhe punonin së bashku në Angli./ZËRI

1 VITE ME PARE

"Guri i fundit"...Korfuzi! Tentoi të arratisej në Angli, si u arrestua me biletë në dorë vrasësi i recepsionistit në Dhërmi

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Makina e autorit

SARANDË- Zbardhet itinerari i autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit, i cili punonte si recepsionist në hotelin "Greccia" në Sarandë. Autori, Gerald Shehu, pasi ka kryer vrasjen 30 minuta pas mesnatë është nisur me mjet për në Sarandë. Makina e tij me targa angleze është gjetur sot e braktisur në një nga lagjet e qytetit.

Nga Saranda ka shkuar në ishullin e Korfuzit, ku kishte vendosur që të largohet për në Britaninë e Madhe. Ai u kap teksa po priste një biletë tranzit nga Korfuzi, në Barcelonë e më pas në Londër dhe u arrestua. Tanimë pritet që të kthehet në Shqipëri, për t'u përballur me drejtësinë dhe për të treguar se përse e qëlloi me armë zjarri 31-vjeçarin. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Dhërmi dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ju informojmë se:

Falë një sërë informacionesh kyçe të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e autorit të dyshuar, dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me Policinë greke, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. Sh., i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje kriminale.

Po si rezultat i veprimeve hetimore, në lagjen nr.4, Sarandë, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit tip “Audi”, i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje. Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e shtetasit E. N. dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku sipas Policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin e viktimës. Më pas, është arratisur. Deri më tani, dy janë pistat paraprake të hetimit, njëri është konflikt i çastit dhe tjetri për prishje të pazareve të drogës pasi të dy jetonin dhe punonin së bashku në Angli./ZËRI

1 VITE ME PARE

FOTO/ U ekzekutua me armë zjarri, ky është recepsionisti Eraldo Nevruzi

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Eraldo Nevruzi

HIMARË-Personi që shihni në foto është Eraldo Nevruzi, recepsionisti i hotel "Greccia" në Dhërmi, i cili u vra nga Gerald Shehu. 31-vjeçari u qëllua me armë zjarri në një nga dhomat e hotelit ku punonte dhe më pas, Shehu ka zhdukur trupin e viktimës. Deri më tani, dy janë pistat paraprake të hetimit, njëri është konflikt i çastit dhe tjetri për prishje të pazareve të drogës pasi të dy jetonin dhe punonin së bashku në Angli.

43-vjeçari është kapur vetëm pak orë pas bërjes publike të ngjarjes nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve të para, Shehu u kap në një aeroport të Greqisë, në tentativë për t’u arratisur drejt një vendi tjetër./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ishte në aeroport, po tentonte të ikte sërish/ Vrau Eraldo Nevruzin, arrestohet në Greqi autori

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Gerald Shehu

GREQI- Ekzekutoi me armë zjarri 31-vjeçarin Erald Novruzi dhe zhduku trupin, arrestohet në Greqi, Gerald Shehu. 43-vjeçari është kapur vetëm pak orë pas bërjes publike të ngjarjes nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve të para, Shehu u kap në një aeroport të Greqisë, në tentativë për t’u arratisur drejt një vendi tjetër. Por deri më tani, për arrestimin e tij, Policia e Shtetit nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. Por detajet nga aksioni i ka dhënë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

"Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë. Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar,"-shkruan Balla. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Do hapnin biznes bashkë, por e vrau! Si ndodhi krimi në hotel "Greccia"

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Gerald Shehu

DHËRMI- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Dhërmi, ku Gerald Shehu ka vrarë me armë zjarri, Eraldo Nevruzin, recepsionistin e hotelit "Greccia". Recepsionisti nga Tirana, 31-vjeçari Eraldo Nevruzi kishte shkuar për të punuar në Dhërmi për sezon, pikërisht në hotelin ku Shehu ishte bashkëpronar bashkë me vjehrën e tij. Shehu kishte në pronësi të tij restorantin dhe zonën e plazhit para hotelit. 

Ndaj për të punuar në biznes, si "njeri të besuar" kishte marrë 31-vjeçarin, me të cilin kishte planifikuar edhe hapjen e një biznesi tjetër, por duket se diçka ka shkuar keq. Aq sa 43-vjeçari e ka rrëmbyer, dhunuar dhe më pas vrarë me armë zjarri. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit, pasi Shehu e kishte thirrur për "sqarim" viktimën. Nga dëshmitë, janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur gjurmë gjaku. Por autori, nuk e ka lënë në hotel trupin e viktimës, por e ka nxjerrë vetë jashtë dhe më pas e ka fshehur. Ndaj, kufoma ende nuk është gjetur. 

Po ashtu, edhe autori është shpallur në kërkim, pasi menjëherë pas ngjarjes është larguar drejt Greqisë, përmes pikës kufitare të Qafë Botës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pronari vret recepsionistin e hotel "Greccia" në Dhërmi

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Gerald Shehu

VLORË- Gerald Shehu, 43 vjeç, dhëndri i një prej bashkëpronarëve të hotelit “Greccia” në Dhërmi dhe administratori i restorantit në këtë hotel ka vrarë me armë zjarri recepsionistin Eraldo Nevruzi. Dyshja ishin shokë dhe po mendonin të bashkëpunonin në ngritjen e një biznesi, por janë konfliktuar. Fillimisht sherri ka nisur në një nga dhomat e hotelit. Më pas, Shehu e ka marrë peng Nevruzin, e ka torturuar dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur. 43-vjeçari mendohet se është larguar drejt Greqisë. Nga ajo që raportohet deri më tani, janë marrë në pyetje 29 persona, dëshmitë e të cilëve mund të zbardhin detaje për ngjarjen. Kamerat e sigurisë së hotelit janë sekuestruar gjithashtu nga autoritetet.

1 VITE ME PARE

Autori dhe viktima jetonin në Angli/ Dy PISTAT hetimore: Prishja e pazareve të drogës dhe një konflikt i çastit

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Gerald Shehu

HIMARË-Detaje të reja janë mësuar lidhur me viktimën dhe autorin e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e shkuar në Dhërmi. Viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu raportohet se jetonin të dy në Angli. Shehu është autori i dyshuar i vrasjes së recepsionistit në Dhërmi. Policia dyshon se 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, recepsionistin. 

Trupi i Eraldo Nevruzit ende nuk është gjetur, ndërsa Polica i ka shtrirë hetimet në dy pista kryesore. Konkretisht së pari vrasja mund të ketë ndodhur si rjedhojë e një konflikti të çastit. Së dyti dyshohet për njohje të mëparëshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, dhe i zhdukuri dhe autori jetonin.

/ZËRI

 

1 VITE ME PARE

'Autori është ky...nëse e shihni njoftoni'/ Policia shpërndan FOTON e autorit të vrasjes në Dhërmi

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Geraldo Shehu

TIRANË- Personi në foto është Geraldo Shehu, autori i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzit, i cili punonte si recepsionist në një hotel në Dhërimi. Deri më tani, trupi i viktimës ende nuk është gjetur, por Policia raporton se ai është vrarë në mesnatë, ndërsa fill pas ngjarjes autori është larguar drejt Greqisë. Ndaj dhe Policia njofton se i ka vënë në dispozicion autoriteteve greke një foto të 43-vjeçarit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Geraldo Shehu

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N. Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrau recepsionistin dhe i zhduku trupin, ky është Gerald Shehu

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Gerald Shehu

HIMARË- Personi që shihni në foto është Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes së recepsionistit të hotel "Greccia" në Dhërmi. Pas ngjarjes dyshohet se ai është arratisur drejt Greqisë. Ndërkohë Policia bën me dije se trupi i Eraldo Nevruzi, 31 vjeç nuk është gjetur ende. 

Sipas dëshmirarëve në hotel janë dëgjuar dy të shtëna. Raportohet se autori i dyshuar, Gerald Shehu, është dhëndri i një prej bashkëpronarëve të hotelit "Greccia", ku punonte si recepsionist 31-vjeçari që mbeti i vdekur./ZËRI

1 VITE ME PARE

DETAJE nga vrasja në Dhërmi/ Autori bashkëpronari i hotelit, ku punonte recepsionisti

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Hotel Greccia

HIMARË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi, 31 vjeç është marrë peng dhe më pas është vrarë. Raportohet se autori i dyshuar, Gerald Shehu, është një prej bashkëpronarëve të hotelit "Greccia", ku punonte si recepsionist 31-vjeçari që mbeti i vdekur.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit. Policia pretendon se autori është larguar drejt Greqisë. Ndërsa për ngjarjen deri më tani janë marrë në pyetje 29 persona, por nuk dihet se cila është lidhja e tyre me ngjarjen./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zhdukja dhe vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Të dy me precedentë, kush janë autori dhe viktima

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Policia Himarë

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me viktimën dhe autorin e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e shkuar në Dhërmi. Viktima, recepsionist i një hoteli, por edhe autori janë të dy me precedentë penalë. Në vitin 2012, viktima, Eraldo Nevruzi është arrestuar pasi është kapur me kanabis tek sheshi "Nënë Teresa" në Tiranë.

Ndërsa autori Gerald Shehu, më 21 qershor 2022, u shpall në kërkim si pronari i një lokali në Dhërmi. Kjo pasi kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit pa marrë lejen përkatëse për këtë punime.

Edhe asokohe, ai ishte shpallur në kërkim. Veçse 2 vite më parë ishte në kërkim për ndërtim pa leje, e tani për vrasje. Dyshimet e Policisë janë se 43-vjeçari është larguar drejt Greqisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja në Dhërmi/ Zbardhen emrat e autorit dhe viktimës

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Foto ilustruese

HIMARË- Gerald Shehu është autori i dyshuar i vrasjes së recepsionistit në Dhërmi. Policia e dyshon se Shehu ka qëlluar me armë zjarri, recepsionistin e një hoteli, i cili është identifikuar si Eraldo Nevruzin. Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur 30 minuta pas mesnate, por deri më tani ende nuk është gjetur kufoma. Ndërsa Shehu, pasi ka kryer vrasjen është larguar në drejtim të Greqisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ç'ka ndodhur në Dhërmi? Policia: Recepsionisti i një hoteli u vra...autori iku drejt Greqisë. Trupin s'e kemi gjetur

Vritet recepsionisti i hotel “Greccia” në Dhërmi/ Autori
Foto ilustruese

HIMARË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhërmi, ku është marrë peng dhe më pas është vrarë recepsionisti i një hoteli. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe alarmi u dha pasi pronarët nuk po kontaktonin dot me punonjësin e tyre. Me të marrë denoncimin, Policia e Shtetit ka kryer hetimet dhe kanë dalë në përfundimin se punonjësi 31-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Identiteti i tij ende nuk dihet, por është identifikuar si Eraldo Nevruzi. Edhe pse nuk dihet se në cilat rrethana e ka mësuar këtë detaj, por për Policinë, vrasja ka ndodhur rreth orës 00:30 nga 43-vjeçari Gerald Shehu, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. 

Po ashtu, Policia pretendon se autori është larguar drejt Greqisë. Ndërsa për ngjarjen deri më tani janë marrë në pyetje 29 persona, por nuk dihet se cila është lidhja e tyre me ngjarjen.

NJOFTIMI I PLOTË:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë. Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t'u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor./ZËRI

Poll

MOS HUMB