Qytetërim

Pushoi agjentin për pikëpamje pro-Izraelit? Dua Lipa sqaron situatën: E gënjeshtërt, lajm i krijuar për klikime!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dua i ka cilësuar këto lajme "të gënjeshtërta” dhe “qëllimisht të dëmshme”, e krijuar vetëm për klikime. 

zh.ll
Pushoi agjentin për pikëpamje pro-Izraelit? Dua Lipa sqaron
dua lipa

BRITANI- Dua Lipa ka sqaruar situatën lidhur me lajmet se ajo pushoi nga puna agjentin e saj për qëndrimin lidhur me Palestinën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dua i ka cilësuar këto lajme "të gënjeshtërta” dhe “qëllimisht të dëmshme”, e krijuar vetëm për klikime. 

“Unë nuk i mbështes veprimet e David Levy apo menaxherëve të tjerë muzikorë drejt një artisti që flet të vërtetën e tij. Gjithashtu nuk mund ta injoroj mënyrën sesi kjo është trajtuar në shtyp. Jo vetëm që artikulli ishte plotësisht i gënjeshtërt, por gjuha e përdorur nga Daily Mail ka qenë qëllimisht e dëmshme, e krijuar qartazi për klikime dhe për të nxitur ndarjen online. Jam gjithnjë për Palestinën e Lirë por shfrytëzimi i një tragjedie botërore për të shitur gazeta është diçka që më shqetëson shumë.”, shkruan Dua në reagimin e saj. 

Daily Mail raportoi këtë fundjavë se këngëtarja, e cila aktualisht është në pjesën e Amerikës së Veriut të turneut të saj botëror 'Radical Optimism', u nda nga agjenti i saj David Levy, te ëilliam Morris Endeavour (WME).

Një burim pohoi se këngëtarja “u sigurua nëpërmjet njerëzve të saj që David Levy të mos punonte më në muzikën e saj”, duke shtuar se “ajo e sheh atë si mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të tmerrshëm të palestinezëve dhe kjo u bë shumë e qartë përmes letrës që ai nënshkroi dhe i dërgoi Michael Eavi”.

Dua Lipa ka qenë prej kohësh kritike ndaj Izraelit dhe në maj ishte një nga më shumë se 300 personazhet e famshëm që nënshkruan një letër drejtuar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, duke i kërkuar atij t'i jepte fund "bashkëpunimit" të vendit në luftën e vazhdueshme të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, e cila u nxit nga masakra dhe marrja e pengjeve nga grupi terrorist më 7 tetor 2023.

Ndarja e këngëtares nga agjenti i saj vjen në një kohë kur disa artistë të tjerë britanikë, përfshirë grupin trip hop Massive Attack, Bjork dhe Kneecap, i janë bashkuar një iniciative për të bllokuar transmetimin e muzikës së tyre në Izrael./ZËRI

Poll

MOS HUMB