TIRANË- Debati për projektligjin për gjininë në Shqipëri, është zhvendosur nga studiot e televizioneve në rrjetet sociale, ndërsa protagonist më i fundit është Arjan Konomi. Ai ka sulmuar moderatoren Albana Osmani, pas qëndrimeve që ajo pati në studion e emisionet Opinion përballë aktivistes së komunitetit LBGBTIQ+ Xheni Karaj. Konomi në një video në rrjetet sociale e quan Osmanin, torollake, dhe sipas tij mendimet e saj nuk i kupton askush.
“Moj Albana Osmani, sa u ‘gëzova’ që të pashë në ekran sërish, se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po pse të kanë mbajtur si më torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj, siç të kemi menduar”, shkruan Konomi, ndërsa akuzat e tij nuk ndalen.
“Pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla.”
View this post on Instagram
Ky qëndrim i Konomit ka shkaktuar polemika të reja në rrjet, ku komentet janë ndarë mes atyre që e mbështesin për mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit dhe të tjerëve që e shohin si një reagim fyes ndaj Osmanit.
Çfarë ndodhi në studion e Opinion dy netë më parë
Gjatë debatit në emisionin “Opinion”, moderatorja Albana Osmani shprehu kundërshtimin e saj të plotë ndaj projektligjit të propozuar nga qeveria, i cili synon të përfshijë identitetin dhe shprehjen gjinore përtej ndarjes tradicionale burrë dhe grua.
Ajo kundërshtoi edhe deklaratat e aktivistes së komunitetit LGBT, Xheni Karaj, në lidhje me përkufizimet e familjes dhe përdorimin e termave si “burrnesha”.
Xheni Karaj deklaroi se çdo vit në Shqipëri lindin rreth 2 mijë foshnje interseks dhe se këta persona nuk kanë asnjë mbrojtje ligjore. Sipas saj, këta individë nuk përputhen me ndarjen tradicionale të gjinive mashkull-femër, dhe projektligji synon të njohë dhe mbrojë këtë realitet.
“Të flasim se çfarë parashikon ligji. Ka një ndryshim mes seksit biologjik dhe gjinisë. Seksi mashkull dhe seksi femër, por njohim edhe personat interseks që janë persona që lindin me karakteristikat personale të të dy sekseve. Ka rreth 2 mijë foshnje në Shqipëri që janë interseks. Këto të dhëna mund t’i merrni edhe në maternitet. 2 mijë foshnje në vit në Shqipëri,” – u shpreh Karaj.
Ky pretendim u kundërshtua menjëherë nga moderatorja Osmani, e cila e quajti të pasaktë dhe tha se 99% e foshnjeve në Shqipëri janë natyralisht të shëndetshëm.
Debati mori një kthesë edhe më të ashpër kur Xheni Karaj deklaroi se vajzat që ndërrojnë gjini mund të konsiderohen si “burrnesha”. Kjo shkaktoi reagimin e fortë të Albanës Osmani, e cila e quajti të papranueshme dhe fyese përdorimin e kësaj fjale nga një aktiviste e komunitetit LGBT.
Ajo tha se ky është një tentativë për të baltosur figurën historike të burrneshave në zonat e veriut të Shqipërisë./ZËRI