
TIRANË-Kjo javë ka pasur në qendër debatin mes Gracianos dhe Heidit, ku balerini i ka kujtuar të shkuarën Heidit. Ai i ka kujtuar disa ish-banorë, me të cilët Heidi ka flirtuar sipas tij. Një klip përmbledhës u trasmetua mbrëmjen e sotme në "prime", i cili acaroi Romeon, pasi Graciano në dhomën e rrëfimit shprehu se Heidi i ka shkelur syrin, gjë të cilën pak më parë ia kishte mohuar.
Romeo: A je normal, a të ka shkelur syrin ty?
Graciano: Po por jo në drejtimin që mendon ti, por që kam Romeon për mbrojtje
Heidi: Nuk ka ndodhur kurrë
Graciano: Më vjen keq që je në siklet prej Heidi Bacit.
Prezantuesi i spektaklit, Ledjon Liço, shprehu habi për reagimin e Romeos duke thënë se Heidi i ka treguar gjithë fjalët që i ka thënë Graciano dhe nuk ka reaguar. Gjithashtu ai shtoi se Romeo më tepër ka reaguar për situatën e Erjolës se sa për Heidin.
Ledjoni: Po ashtu më bën habi që Romeo kishte gjithë mundësinë e tij, përn sa kohë i ka treguar Heidi se është lënduar gjatë këtyre ditëve dhe nuk e di pse gjithë ky zelli për të bërtitur të vjen në 'prime'. Dhoma e rrëfimit kishte vetëm një fjali më shumë. Ajo që është më e çuditshme është që ti më shumë reagove për situatën e Erjolës sesa për Heidin.