Politikë

Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, ankimim në Kolegj Zgjedhor: Të njihen dorëheqjet

Në ankimim, Lapaj pretendon se e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 11 majit dhe kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve në qarkun e Tiranës.

zh.ll
Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, ankimim në Kolegj Zgjedhor:
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i nismës "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka depozituar një tjetër ankimim, duke kundërshtuar vendimin e KAS që i dha mandatin e deputetes në qarkun Tiranë kandidates së parë në listën e mbyllur, Ana Dajko. Në ankimim, Lapaj pretendon se e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 11 majit dhe kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve në qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit dhe nga Kleana Xhuveli. 

Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, ankimim në Kolegj Zgjedhor:
Dokumenti-Ankimi i Lapajt

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), venosi më 30 korrik që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun e Tiranës, t'i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko. Me vendim të KAS, çdo dorëheqje në bllok nga kandidimi apo mandati i kandidatëve në zgjedhje është nul dhe nuk mund të pranohet. Kështu, deputete nuk është më kushërira e Lapajt, Kleana Xhuveli, por Ana Dajko, e renditur e para në listën e Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB