
TIRANË-Në videon më poshtë shihet momenti kur deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka marrë benzinën nga çanta e koleges Elda Hoti dhe ka spërkatur karriget që ishin nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit, për t’u vënë zjarrin më pas.
Flamur Noka u rikthye sërish në sallë ku u përplas fizikisht me deputetin e PS Petro Koçi, e më pas u njoftua për përjashtimin nga seanca. Gjithçka nisi me bllokimin e Foltores, ndërsa depuetët e PD hodhën sende të forta në drejtim te kryetares. Pasi thyen karriget, një copë druri, Gazment Bardhi e hedh në drejtim të Elisa Spiropalit.
Mes kaosit, flakës e tymit, Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e seancës, ndërsa nga ana tjetër deputetët e PD kanë paralajmëruar se ky i sotmi, do të jetë dhe aksioni që do të bëjnë në çdo mbledhje të seancës plenare./ZËRI