Politikë

"Anuloni koncertin e Kanye West!" Gonxhja-Bardhit: T'i merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës të anulonte koncertin e artistit Kanye West, në korrik, duke e cilësuar atë si simbol të antisemitizmit

zh.ll
"Anuloni koncertin e Kanye West!" Gonxhja-Bardhit: T'i merrni
gonxhja-bardhi

TIRANË- Seanca e sotme plenare po zhvillohet mes tensioneve, ku deputetët e opozitës drejtojnë akuza ndaj mazhorancës, kryesisht pas rrëzimit të disa interpelancave.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës të anulonte koncertin e artistit Kanye West, në korrik, duke e cilësuar atë si simbol të antisemitizmit. Sipas Bardhit është e parpranueshme që mazhoranca “të japë leksione antisemitizmi për pjesëmarrësit në protestë”.

“Na flisni ju për antisemitizëm? Po anuloni koncertin e Kanye ëest. A i është anuluar koncerti këtij në çdo vend për shkak të qëndrimeve që ai mban? Ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për antisemitizëm!”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, iu përgjigj Bardhit duke i thënë 't'i marrësh të keqen Kany West". Ai i sqaroi duke theksuar sipas tij se, koncerti është event që ndryshon në imazhin e Shqipërisë.

i cili sqaroi se eventi i planifikuar për datën 11 është organizuar që në muajin janar dhe nuk ka lidhje me situatën aktuale apo me zhvillimet politike.

 “T’i marrin të keqen Kanye West! Është super artist që ka performuar në Holandë dy net, një vend lider i BE që ka koncert në Spanjë, Portugali, ka bërë koncert në Turqi, Gjeorgji, SHBA e së shpejti në Shqipëri. Ata që kanë ndonjë gjë me koncertin, na vjen keq, do të jetë një nga eventet që na fut në ligën e ndërkombëtarëve sa i përket destinacionit e brand-it”, u shpreh Gonxhja./ZËRI

Poll

MOS HUMB