Politikë

Rama vizitë në Pashaliman, finalizohet marrëveshja me gjigandin italian, inspektim edhe te Porti i Ri

Ndalesën e parë në qytetin bregdetar, kreu i qeverisë e ka zhvilluar në Orikum, ku në bazën e Pashalimanit është finalizuar marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake.

zh.ll
Rama vizitë në Pashaliman, finalizohet marrëveshja me gjigandin
edi rama ne vlore

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të martë në Vlorë, ku do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kuadër të vizitës së tij në qytetin bregdetar.

Ndalesën e parë në qytetin bregdetar, kreu i qeverisë e ka zhvilluar në Orikum, ku në bazën e Pashalimanit është finalizuar marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake. Marrëveshje kjo mes qeverisë shqiptare dhe një firme italiane, që do të prodhojë në Pashaliman anije ushtarake.

Marrëveshja e bashkëpunimit është ndërmjet shoqërisë shqiptare KAYO sh.a. dhe gjigantit italian të ndërtimit të anijeve Fincantieri, në bazë të së cilës Shqipëria do të prodhojë në Pashaliman mjete lundruese, fillimisht për nevojat e Forcave të Armatosura dhe më pas për eksport në tregjet ndërkombëtare, duke e pozicionuar vendin si një qendër të re prodhuese në rajon.

Ndalesa e dytë e Ramës do të jetë në zonën e Triportit, ku ka nisur investimi për ndërtimin e Portit të Ri të Vlorës. Vizita pritet të fokusohet në ecurinë e punimeve dhe rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e infrastrukturës portuale dhe ekonomike të rajonit./ZËRI

Poll

MOS HUMB