
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për aksionin opozitar të paralajmëruar në shtator, teksa u shpreh se është i gatshëm ta udhëheqë deri në fitore. Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë që opozita të futet në grevë urie në shtator kur nis sesioni i ri parlamentar.
Sali Berisha: Apsolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal, tu rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant. Rëndësi për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe ajo që paraqet propaganda e qeverisë.
Kryedemokrati i ka shpallur qëndrimin zyrtar të forcës që ai drejton lidhur me zgjedhjet e 11 majit, duke deklaruar se ato nuk do të njihen dhe se PD do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre. Berisha i cilësoi zgjedhjet si një farsë të shëmtuar që përbën, sipas tij, një shkelje universale të ligjit, normave dhe standardeve zgjedhore./ZËRI