
TIRANË-Deputeti Dashnor Sula është tërhiqur nga lista e 'Nismës Shqipëria Bëhet' për kandidatët për deputet. Deputeti Dashnor Sula u largua nga Partia Demokratike, duke kaluar në krah të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që drejtohet nga Adriatik Lapaj.
Sula ishte vendosur i 19-i në listën e hpaur të Elbasanit, por si duket deputeti nuk ka gjetur dakortësi as në këtë parti. Ai nuk ka marrë garanci se nëse merr votat e mjaftueshme për të dalë deputet, pesë kandidatët e listës së mbyllur do ta linin mandatin e deputetit.
Përmes një postimi në Facebook, Sula u shpreh se arsyeja e largimit të tij nga Partia Demokratike është për shkak se mbështet Prokurorinë e Posaçme, Gjykatën e Posaçme dhe Reformën në Drejtësi. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike apo koalicionet zgjedhore, edhe pse janë regjistruar në KQZ ne daten 12 mars, kanë të drejtë të ndërrojnë emra edhe për 4 ditët në vazhdim./ZËRI