Politikë

'Divorcin se kisha menduar kurrë, krim pasioni po'/ Kryemadhi: Kur isha e re, edhe veten do e kisha vrarë për Ilir Metën

Kryemadhi u shpreh se ajo dikur do të vriste veten për të, por tani ka fëmijët e tyre si prioritet.

k.m.
'Divorcin se kisha menduar kurrë, krim pasioni po'/ Kryemadhi:
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë konferencës për mediat ka folur dhe për ndjenjat e saj personale ndaj ish-bashkëshortit të saj Ilir Metës. Ajo tha se nuk e priste të divorcohej me të dhe se ende vazhdon ta dojë. Por, pavarësisht ndjenjave ajo mohoi një rikthim me të. Kryemadhi u shpreh se ajo dikur do të vriste veten për të, por tani ka fëmijët e tyre si prioritet.

"Çdo gjë e kam menduar, por divorcin jo. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuke kisha menduar. Unë e kam dashur dhe e dua Ilir Metën. është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë të jem kjo që jam; vetëvetja. Edhe pse impulsive dhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron mbaron. Nuk e mban dot me zor. Nuk është tek rikthimi është tek ajo që sesi ndjehesh. Jeni shumë të rinj për ta kuptuar këtë gjë. Prioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët. Në një moshë të re mund ta vrisja veten për Ilir Metën si Romeo për Xhuljetën, tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi. Ilir Meta është politikan serioz dhe patriot", tha ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB