Politikë

'E kam thënë atë punën e birit të k***, Rama: Jam këtu për historinë, s'më dridhet qerpiku

Rama u shpreh se vetëm ai dhe PS do të ngrenë flamurin shqiptar në Bashkimin Evropian.

F.I
'E kam thënë atë punën e birit të k***, Rama: Jam
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se është në krye të qeverisë për të bërë historinë. Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se vetëm ai dhe PS do të ngrenë flamurin shqiptar në Bashkimin Evropian.

Edi Rama: Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po  e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katërt anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu. Në BE futesh duke luftuar korrupsionin, SPAK do ketë mbështetje të padiskutueshme, por për të luftuar korrupsionin ama. Jo për të marrë peng kryebashkiakun e Tropojës për ta mbyllur brenda, pse preu pyllin, çfarë është kjo? Po ajo tjetra që ka marrë formë të prerë, kryebashkiaku Fushë-Arrëzit, që preu pyllin për të bërë rrugë për qytetarët, bëri burg ai.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB