Politikë

Çfarë po ndodh në selinë blu? Shpëtim Idrizi shkon me urgjencë në PD

Pak pas orës 23.00, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.

k.m.
Çfarë po ndodh në selinë blu? Shpëtim Idrizi shkon me
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Një takim i minutave të fundit është zhvilluar në selinë blu. Pak pas orës 23.00, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Për shkak se kryedemokrati Sali Berisha nuk është më në seli, takimin po e zhvillon me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Por nuk dihet tema e diskutimit mes tyre, edhe pse sot "kryefjala" është lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB