Politikë

Flamur Noka quajti ministrin e drejtësisë “idiot”, Peleshi ndërpret për disa minuta seancën

Kryetari i seancës Niko Peleshi vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta pas kërkesës së Taulant Ballës, pasi Flamur Noka iu drejtua disa herë me fjalën “idiot” ministrit të Drejtësise, Besfort Lamallari

E.K
Flamur Noka quajti ministrin e drejtësisë “idiot”, Peleshi
seanca plenare

TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend, e cila nisi me debate të forta mes PD dhe PS-së pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, u ndërpre për disa minuta, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Shkak për këtë u bë ndërhyrja e vazhdueshme e deputetëve të opozitës, gjatë fjalës së ministrit të drejtësisë Besfort Lamallari. Flamur Noka nga vendi e quajti ministrin në mënyrë të përsëritur me fjalën “idiot”.

Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju duhet t’ju vijë turp”, tha ai. Ndërsa kreu i grupit të PD, Gazement Bardhi iu përgjigj ashpër Lamallarit, duke e quajtur atë “i pafytyrë”.

“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse do të kishte dhembur shpirtin seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do të kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që do raportojnë.

Nuk mund të kryej më debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim, që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeri këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit ‘o idiot’. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, tha Taulant Balla./ZËRI 

Poll

MOS HUMB