DURRËS- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht për 8 orë qelinë e burgut. Burime për mediat bëjnë me dije për ish-ministrin është miratuar një leje e kufizuar nga ora 11:00 e ditës së sotme deri në orën 17.00. Leja është firmosur nga Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit. Mësohet se kjo leje për Kokën është dhënë për arsye familjare, pasi nëna e ish-ministrit është sëmurë. Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me tre vite burg për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, por ka përfituar ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për rrjedhojë dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura, izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur. Por, Kokës nuk i lejohet që të mbajë funksione publike për pesë vite. Megjithatë, pavarësisht shuarjes së masës për dosjen e inceneratorit të Tiranës, Koka do të vijojë që të qëndrojë në burg pasi është dënuar edhe për dosjen e inceneratorit të Fierit e Elbasanit./ZËRI