
TIRANË- Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ende nuk ka përfunduar, por kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kryeministri. Kreu i qeverisë ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social Facebook pamjet e përgatitjeve që po bëhen për takimin e gjashtë i Komunitetit Politik Evropian. Ky takim do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Tiranë, nën temën “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
"Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…”,-shkruan Rama, bashkëngjitur me videon ku duket duke bërë punime.
PAMJET NGA PUNIMET:
Kryeministri shihet teksa inspekton punimet e “shtëpisë” që do të mikpresë liderët evropianë, e mbuluar me pikturat e tij, të cilat kanë veshur të gjitha muret, madje dhe njësitë e kondicionerëve./ZËRI